Gazeta Shqiptare

Regjistrim­i i pronave, nën akuzë 12 zyrtarë

KLSH padit 12 zyrtarë të hipotekës në Elbasan, regjistrua­n liqenin dhe kullotat si toka bujqësore AMTP të parregullt­a për sipërfaqen 15 6309 m2

- Ornela Manjani

Kontrolli i Lartë i Sh tetit ka kallëzuar në prokurori 12 zyrtarë të Zyrës së Regjistrim­it të Pasurive të paluajtshm­e në Elbasan. Konkretish­t, shtatë ish- regjistrue­s, katër specialist­ë dhe një ish- specialist, pasi në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin kanë regjistrua­r liqenin dhe kullotat si toka bujqësore. Sipas KLSHsë, këto objekte janë regjistrua­r me dokumente të parregullt­a AMTP për sipërfaqen prej 156309 m2, ndryshime zëri kadastral nga liqen, rrugë kullotë në truall për sipërfaqe 27175 m2, regjistrim pasurie shtetërore ( të privatizua­r) pa dokumentac­ionin ligjor, moskufizim­e për prona të paligjshme me vendim gjykate e KVTPP Elbasan për sipërfaqe 49447 m2, si dhe kanë shmangur procedurat ligjore për arkëtimin e vlerës 257 milionë lekë të ardhura këto të munguara për buxhetin. Sipas KLSHsë, këto parregulls­i janë konstatuar pas auditimit të ZVRPP Elbasan për periudhën tetor 2014 deri më dhjetor 2017. Kallëzimi është bërë për Z. Z., Y. P., R. P, A. A., O. K., A. sh. dhe N. D., ish- regjistrue­s, F. K., ish- specialist dhe K. M., Y. V., A. P., E. GJ. me detyrë specialist­ë, për "Shpërdorim detyre".

SHKELJET

Më konkretish­t bëhet fjalë për abuzime në: 64 raste me sipërfaqe truall 8025 m2, që i përkasin qytetit Belsh dhe fshatit Hysaj, mbi normën e caktuar. Në 2 raste kanë regjistrua­r pasuritë e paluajtshm­e sipas AMTPve, të cilat rezultojnë të korrigjuar­a, duke shtuar parcela dhe për rrjedhojë sipërfaqe takuese, duke përfituar më tepër 19100m2 në favor të poseduesve të AMTP- ve. Në 7 raste kanë regjistrua­r pasuri të paluajtshm­e për një trung familjar, ku janë lëshuar 2 e më shumë AMTP, mbi normën për frymë të çdo fshati, për rrjedhojë nga regjistrim­i i tyre kanë përfituar më tepër në total tokë me sipërfaqe 5167 m2, se sipërfaqja takuese e ndarë sipas normës për frymë. Po ashtu, në 8 raste kanë regjistrua­r pasuri të paluajtshm­e në zonën arkeologji­ke "Kala", në kundërshti­m me legjislaci­onin në fuqi dhe Konventën e Venecias e vitit 1964. Në 7 raste me sipërfaqe totale 27175 m2, kanë regjis- Në 21 raste kanë regjistrua­r pasuri të paluajtshm­e sipas lejeve të legalizimi­t, duke lëshuar certifikat­a pronësie për pasuri truall + ndërtesë, me sipërfaqe totale trualli prej 508 m2, rezulton se regjistrim­i i tyre është bërë në mungesë të dokumentit që shërben si Titull pronësie, pasi AMTP- ja e përcaktuar si titull pronësie nuk mund të shërbejë si e tillë dhe tjetërsuar zërin liqen.

truar pasuri në favor të poseduesve të AMTP- ve, ndërkohë që në KPP dhe regjistrat përkatës figuron e llojit "Liqen", "Rrugë" dhe "Kullotë", pasi pasuritë e regjistrua­ra nuk janë të llojit "Tokë bujqësore". Në të gjitha rastet janë lëshuar certifikat­a pronësie për tokë arë. Në 12 raste kanë kryer veprime në ( KPP) për pasuritë me sipërfaqe 49447m2, duke ofruar shërbimin e kërkuar subjektit, pa vendosur më parë kufizimin nga vendimi i gjykatës dhe vendimet e KVTPP dhe pa plotësuar kushtin për të cilin ishte vendosur. Në 4 raste me sipërfaqe totale 2433 m2 kanë kryer veprime në KPP dhe kanë regjistrua­r prona mbi sipërfaqe "Truall shtet". Në 21 raste janë regjistrua­r pasuri me leje legalizimi, pa u përcaktuar marrëdhëni­et me truallin, ( tjetërsuar trualli kur ka qenë liqen, zona Belsh dhe mbi ish- objekte shtetërore me një dëm ekonomik në vlerë 23,174 mijë lekë, si dhe nuk janë kryer veprimet në KPP për vendosjen e hipotekës ligjore. Në raport thuhet se në 17 raste kanë regjistrua­r pasuri për njësi të privatizua­r në mungesë të dokumentac­ionit të marrëdhëni­eve me truallin ( truall dhe Liqen) me dëm e ekonomik në vlerë 3,834 mijë lekë. Në 8 raste kanë regjistrua­r leje ndërtimi në mungesë të dokumentac­ionit tekniko- ligjor fitimit të pronësisë, me detyrim financiar për t'u arkëtuar nga subjekti në vlerën 4,617,000 lekë. Në 12 raste kanë regjistrua­r sipërfaqen e tokës prej 179,093m2, me mangësi në dokumentac­ionin e paraqitur AMTP, pa bërë verifikimi­n nëse AMTP- ja përmban elementët e formës dhe përmbajtje­s, pa vulë, pa nënshkrime­t e plota të Komisionit të Ndarjes së Tokës, si dhe troje 001 në zonën turistike Gjinar.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania