Gazeta Shqiptare

Artan Lame tërhiqet nga "lista e zezë" e ndërtuesve

E prezantoi me bujë të madhe

-

Kreu

i ALUIZNI- t Ar tan Lame doli dy ditë më parë para mediave për një problem të mprehtë të qindra qytetarëve që ka të bëjë me pallatet e braktisura. Lame tha se qeveria i ka dhënë zgjidhje një problemi të një çerek shekulli. Sipas tij, ALUIZNI ka hartuar një ' listë të zezë' të ndërtuesve që nuk kanë shlyer detyrimet dhe kanë mashtruar qytetarët. Por dje Drejtoria e Përgjithsh­me e këtij institucio­ni bën me dije në një njoftim shpërndarë në faqen zyrtare në Facebook se e kanë tërhequr për ta riparë këtë listë me 328 subjekte pasi sipas tyre, "jemi përballur me ankesa dhe vëretjtje nga subjekte të cilat kanë pretendime rreth përfshirje­s në listë". "Të nderuar ndërtues dhe qytetarë, Siç jeni në dijeni, pas disa paralajmër­imesh, dje ALUIZNI publikoi nismën e rradhës për të ndihmuar procesin e legalizimi­t të pallateve me shkelje në lejen e ndërtimit apo të braktisur nga ndërtuesit. Lista paraprake e subjek- teve ndërtuese me probleme, përmante 328 subjekte. Gjatë pasdites së djeshme dhe ditës së sotme, Aluizni është përballur me dy efekte. Nga njëra anë me përgëzimin e një shumice qytetarësh për këtë masë që ndihmon në zgjidhjen e problemit të tyre dhe, nga ana tjetër, jemi përballur me ankesa dhe vëretjtje nga subjekte të cilat kanë pretendime rreth përfshirje­s në listë. Lista paraprake e publikuar dje, rezulton të ketë disa pasaktësi për shkak të disa subjekteve të cilave nuk ju ka mbërritur njoftimi ynë për të vijuar procedurat e legalizimi­t, të tjerë që në vite kanë ndërruar emrat e subjekteve, të rasteve kur kanë bërë vetëdeklar­imin pranë nesh banorët pa njoftuar subjektin ndërtues, të subjekteve të ndryshme por me emra të njëjtë apo të përafërt, të mungesës së adresave të sakta apo të ndryshimit të tyre, të komplikaci­oneve midis ndërtuesit - investitor­it - subjektit etj, subjekte nënkontrak- tues që kanë paraqitur emra të subjekteve ndërtues, apo edhe për shkaqe subjektive të llojit që "s'janë paraqitur deri më sot se nuk i kanë marrë seriozisht thirrjet tona të deritanish­me". Në këto kushte, ALUIZNI përpara se të përcjellë zyrtarisht listën përfundimt­are, po ndërmer një kërkim të detajuar në bashkëpuni­m me të gjitha ato subjekte që po paraqesin vërejtjet e tyre. Në fund të këtij procesi do të kemi një listë përfundimt­are të kolauduar, në të cilën do jenë reflektuar të gjitha ankesat që do të rezultojnë të drejta, si edhe do të shtohen ato subjekte që do të dalin të reja si problemati­ke. Bashkëlidh­ur do të listojmë edhe ato subjekte që do të rezultojnë të pastra, duke e shoqëruar këtë me ndjesën tonë për shqetësimi­n e krijuar. Ftojmë të gjithë ato subjekte që kanë vërejtje apo sugjerime, të paraqesin përfaqësue­s të tyre pranë drejtorisë së Përgjithsh­me të ALUIZNI- t në ditët në vijim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania