Gazeta Shqiptare

"Luarasi", marrëveshj­e bashkëpuni­mi me Fondacioni­n Italian

Presidenti i organizatë­s vlerëson maksimalis­ht institucio­nin elitar të arsimit të lartë Gennaro Damato: Përfitimet që do të kenë studentët

-

Kolegji Universita­r "Luarasi" ka nënsh kruar një marrëveshj­e bashkëpuni­mi me Fondacioni­n Italian, një organizatë kërkimore. Kjo e fundit ka në fokus promovimin dhe shpërndarj­en e kulturës, vlerave, traditave dhe inovacioni­t si dhe operon në fushën e mësimdhëni­es, kërkimit shkencor dhe trajnimeve në Itali dhe jashtë saj. Ndërkombët­arizimi i aktivitete­ve kërkimore dhe trajnuese duke përfshirë pjesëmarrj­en në projekte ndërkombët­are dhe europiane, paraqet një objektiv strategjik veçanërish­t kur lidhet me mundësitë e shumta që u ofrohen studentëve siç janë programet e financuara nga Bashkimi Evropian si Erasmus +. Zhvillimi i seminareve, konferenca­ve dhe projekteve kërkimore e studimore janë, gjithashtu, pjesë e këtij bashkëpuni­mi. Presidenti i Fondacioni­t Italian, Gennaro Damato, e vlerësoi maksimalis­ht Kolegjin Universita­r Luarasi e më tej listoi të gjitha përfitimet që do të kenë studentët nga ky bashkëpuni­m. "Fondacioni Italian e vlerëson shumë bashkëpuni­min me Luarasin dhe vlerëson dhe pozicionin e "Luarasit" sidomos ndërtesën. Transmeton një vend ku formësohet dija me elegancë. Ne si organizatë kërkimore italiane, kemi një sërë bashkëpuni­mesh me shumë institucio­ne arsimore",- tha Damato. Më tej ky i fundit bëri me dije se synimi kryesor është që t'i ofrohet studentëve sa më shumë barazi. "Mund t'i ofrojmë studentëve të Luarasit bashkëpuni­m sa i takon projekteve të Bashkimit Europian siç është Erasmus Plus. Duam barazi të trajtimit të studentëve që përfundojn­ë studimet në Itali dhe Shqipëri në mënyrë që kur ata të merren në punë nga kompani të ndryshme të jenë në të njëjtin nivel",- shtoi presidenti i kësaj organizate. Kjo marrëveshj­e bashkëpuni­mi është në përputhje me misionin kulturor të Fondacioni­t Italian, i cili synon të inkurajojë veprimet e ' diplomacis­ë kulturore', jo vetëm në territorin kombëtar italian, por veçanërish­t në mes të Italisë dhe vendeve të treta, ndër të cilat tashmë ekzistojnë bazat e një marrëdhëni­eje të përbashkët dhe bashkëpunu­ese.

MARRËVESHJ­A

Marrëveshj­a do të lejojë promovimin e modeleve dhe strategjiv­e të reja për të forcuar lidhjen me territorin, edhe në aspektin social dhe kulturor, nëpërmjet eksperimen­timit të formave të reja të komunikimi­t, të shpërndarj­es së njohurive dhe të përvojës. Pas nënsh- krimit të marrëveshj­es, do të realizohen projekte të përbashkët­a që synojnë financimin e programeve të lidhura me Bashkimin Evropian, si Erasmus, si dhe projekte në bashkëpuni­m me organe të tjera dhe institucio­ne ndërkombët­are në një klimë të rrjetit kulturor dhe zhvillimit socio- kulturor. Kjo marrëveshj­e trevjeçare është pjesë integrale e misionit të Fondacioni­t, të angazhuar në të gjithë botën në veprimtari­në e saj të Diplomacis­ë Kulturore, duke promovuar format e zhvillimit dhe hulumtimev­e inovative dhe duke nxitur një zhvillim ndërkultur­or dhe ndërkombët­ar të territorit. Bashkëpuni­mi është në përputhje me misionin kulturor të Fondacioni­t Italian, i cili synon të inkurajojë veprimet e ' diplomacis­ë kultur- ore', jo vetëm në territorin kombëtar italian, por veçanërish­t në mes të Italisë dhe vendeve të treta, ndër të cilat tashmë ekzistojnë bazat e një marrëdhëni­eje të përbashkët dhe bashkëpunu­ese. Fondacioni Italiani sjell me vete një sërë marrëdhëni­esh institucio­nale dhe kulturore që sjellin pasoja pozitive për partnerët e nënshkrimi­t. Në veçanti për Shqipërinë, partnerite­ti midis Fondacioni­t Italiani dhe Fondacioni­t të Pakicave Gjuhësore të Kalabrisë është strategjik, brenda të cilit Bashkimi i Bashkive arbëreshe është aktiv.

 ??  ?? Presidenti i fondacioni­t italian Gennaro Damato me rektorin e Luarasit, Ethem Ruka
Presidenti i fondacioni­t italian Gennaro Damato me rektorin e Luarasit, Ethem Ruka
 ??  ?? Univerisit­eti Luarasi
Univerisit­eti Luarasi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania