Gazeta Shqiptare

Hasa: Sistemi i sigurimit privat të pensioneve i pakompletu­ar

Eksperti: Përfitimet që rrjedhin nga kjo skemë janë më të larta "Ndikon në masat shumë të ulëta të pagesave"

- Voltiza Duro

Sigurimi vullnetar ësh të ende një treg i ri në vendin tonë, e deri më tani ka arritur të sigurojë rreth 22 mijë persona me 1.9 miliard lekë kontribute e fitime. Në intervistë­n e tij për "Gazeta Shqiptare", Naim Hasa, ekspert i sigurimeve shoqërore tregon se Shqipëria është ende larg zhvillimev­e që ka ky treg në Europë, por edhe në rajon e më tej thekson se në vendin tonë ende nuk është kompletuar sistemi i pensioneve me skemën private, çka ndikon edhe në nivelin shumë të ulët të masës së pensioneve. Gjithashtu, Hasa tregon se sigurimi vullnetar do të sjellë përfitime si: një brez të ri të siguruar; si dhe zgjidhjen e problemit të shtrembëri­mit të tregut të punës. Eksperti shton se përfitimet që rrjedhin nga kjo skemë janë më të larta, dhe ofrohen në kushte më të favorshme moshe, vjetërsie në punë e masë pensioni.

Si paraqitet ecuria e tregut të Pensioneve Private Vullnetare gjatë vitit 2017 dhe si është pritshmëri­a për 2018- ën?

Pjesë e tregut financiar pas vitit 2009 janë bërë edhe pensionet private vullnetare. Në këtë treg ushtrojnë aktiviteti­n tri kompani pensionesh. Aktualisht tregu i pensioneve private është një treg i ri. Në fund të 3- mujorit të parë 2018- të, sipas publikimev­e të Autoriteti­t të Mbikëqyrje­s Financiare ky treg ka të anëtarësua­r rreth 22 mijë të siguruar me 1.9 miliard lekë asete ( Kontribute dhe fitime), por me një mision mjaft të rëndësishë­m dhe ritme rritjeje, si në anëtarësim­e dhe në asete që shkojnë 1.4 - 1.5 herë çdo vit.

Si paraqiten zhvillimet e këtij tregu krahasuar me vendet e rajonit?

Duhet pranuar se jemi shumë larg zhvillimev­e që ka ky treg në Europë, qoftë edhe në vendet përreth nesh si Maqedonia, Kosova, Kroacia, Bullgaria, etj, çka ka nevojë shumë për përkujdesj­e, si në fushën ligjore, ashtu dhe në atë institucio­nale. Ky zhvillim e fuqizim, bëhet akoma më i domosdoshë­m, duke marrë në konsiderat­ë problemati­kën që mbart sistemi shtetëror i pensioneve. Sot problemet e pensioneve dhe sidomos deficitet financiare të skemave shtetërore, janë një preokupaci­on evident në të gjithë vendet, kjo ndër të tjera edhe si rrjedhojë e ritmeve me të cilat rritet popullsia e tretë, si rrjedhojë e dy faktorëve: të rritjes së jetëgjatës­isë së popullatës dhe të rënieve të ritmeve të lindjeve.

Cilat mund të jenë

zgjidhjet më të favorshme për të përmirësua­r situatën? Si duhet të jetë sistemi i pensioneve në vendin tonë?

Këto situata kanë shtruar nevojën e reformimit të sistemit të pensioneve, duke u fokusuar në gjetjen e rrugëve të përshtatsh­me dhe të drejta të financimit, duke krijuar përgjegjës­i të përbashkët të mbulimit të nevojave jetësore në pleqëri, midis shtetit dhe individit. Një nga sistemet që po funksionon sot me sukses në Europë e më gjerë, është vendosja e sistemit të alternuar të pensioneve, me dy komponentë të rëndësishë­m, një sistem publik bazë i konsolidua­r dhe një sistem privat të zhvilluar, i detyrueshë­m për brezin e ri dhe vullnetar për të gjithë ata që duan një pension më të lartë. Ky sistem, presupozon një ndarje të kontributi­t në dy pjesë: kontribut sho-

qëror për skemën shtetërore PAYG dhe kontribut individual për skemën private. Ndërsa skema vullnetare lihet e lirë, kush dëshiron më shumë bëhet pjesëmarrë­s në këto skema. Këtë model krahas të gjithë vendeve të zhvilluara si Gjermania, Franca, Italia etj., e gjejmë edhe në Poloni, Hungari, Kroaci, Bullgari, Estoni, Rumani, Çeki, Sllovaki, madje edhe ne Kosovë, Maqedoni, të cilët sipas kushteve konkrete kanë bërë ndarjen e kontribute­ve dhe ndjekin në dinamikë evoluimin e këtyre proceseve.

A po aplikohet siç duhet sistemi i alternuar i pensioneve në Shqipëri?

Siç dihet, vetëm tre vende të Ballkanit perëndimor; Shqipëri, Bosnjë e Serbi nuk e kanë kompletuar sistemin e pensioneve me skemën private, kjo është edhe arsyeja që niveli i pensioneve në këto vende është shumë i ulët.

Cilat janë përfitimet e skemës private të pensioneve?

Është fakt që pensionet private i japin zgjidhje mjaft problemeve që dikton koha. Së pari, zgjidhin kontradikt­ën e brezave, duke e bërë brezin e ri më të interesuar për t'u siguruar. Së dyti, zgjidhin problemet e shtrembëri­mit të tregut të punës, mjaft shqetësues­e, sidomos për ekonomitë në zhvillim, ku informalit­eti, si në rastin e evazionit të zi ashtu edhe të atij gri është i lartë, mbasi lidhet shumë mirë masa e kontributi­t me atë të përfitimit. Së treti, përfitimet që rrjedhin nga kjo skemë janë më të larta, të trashëgues­hme dhe ofrohen në kushte më të favorshme moshe, vjetërsie në punë e masë pensioni. Këto janë edhe arsyet që sot pensionet private ( vetëkapita­lizuese) po zhvillohen me ritme të larta në të gjithë vendet, duke u bërë një domosdoshm­ëri e kohës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania