Gazeta Shqiptare

Enver Hoxha të motrës: Do luftoj për Bahriun, por me të na ndan pushka

“Ekzekutimi i kunatit si shkallë pushteti, pse ishte vrasje e paralajmër­uar” “Takimi i Pëllumb Xhufit me diktatorin dhe familja e Enverit në dasmën e tij”

-

Biseda me Pëllumb Xhufin, edhe pse at mosfera përreth qe e ende e tejngarkua­r me cifla të një polemike për çështje të disa hollësive rreth nivelit mundonjës të kampit të Tepelenës, ku të internuari­t dhe të izoluarit nuk qenë burra ( sepse burgu në fund të fundit për burrat është), por dhimbshëm vetëm gra dhe fëmijë, u përqendrua tek 1454faqësh­i i tij, libri "Arbërit e Jonit". Edicioni i parë kishte shterur dhe shtëpia botuese "Onufri" sapo pati nxjerrë të dytin. Në fakt, para ngjarjesh të tilla, të cilat për fat të keq nuk depërtojnë deri tek fati i shndërrimi­t në kryelajm, gjithçka tjetër, duke mos pasur asnjë të drejtë të sfumohet, gjithsesi të shtrëngon ta shohësh kohën e shqiptarëv­e në përmasën e të përbashkët­ës, pse jo edhe të madhërishm­es. Ca më shumë e përjeton këtë ndjenjë kur ke blerë dhe ke filluar ta shfletosh me padurim një kryevepër tjetër të albanologj­isë sonë: "Fjalorin etimologji­k" të Kolec Topallit. Janë 1983 faqe. Një kolos tjetër i mendimit shkencor shqiptar, i cili për fat të keq në 24 maj të këtij viti, pas një sëmundjeje të rëndë, u nda prej familjes dhe tërë shqiptarëv­e, për historinë e rrënjëve të gjuhës së të cilëve shkroi. Megjithatë, kur me Pëllumb Xhufin bisedimi rreth arbërve të Jonit, pra historisë së trevave jugore të Shqipërisë në mesjetën e hershme, ku provat dokumentar­e për autoktonës­inë e tyre në librin e tij janë vërshim lumi, i dhashë të drejtë vetes të "ngacmoj" edhe një temë tjetër. Bëhej fjalë për Bahri Omarin. Pëllumb Xhufi ka bashkëshor­te mbesën e tij, gjuhëtaren Anila. Silueta gjoja e motrës së Enver Hoxhës në kthesën e rrugës "Broduej" Mbetet një gjurmë e fortë në kujtesën time që kur në Tiranë isha student në Fakultetin e Gjuhë- Letërsisë ( fundi i viteve gjashtëdhj­etë), në qendër të qytetit, tek kthesa veriore e rrugës qarkullues­e përreth Pallatit të Kulturës, të thirrur atë kohë nga rinia si "Broduej", do të shihja vazhdimish­t me kërshëri të ankthshme, një grua që rrinte pranë një peshoreje portative për kalimtarët. Shumë vonë, kur gjysmëshek­ulli i diktaturës së proletaria­tit qe tretur, do të merrja vesh se ajo grua shtatlartë dhe plot qëndrim "zonje", kaq e ngjashme fizikisht me Enver Hoxhën, nuk qe e veja e Bahri Omarit, pra as e motra e Hoxhës, por një tiranase e thjeshtë. Edhe pse tashmë e di fare mirë që ajo grua vërtet nuk ka asnjë lidhje gjenetike me çfarë atëherë përflitej dendur, siluetën e saj nuk e zboj dot nga mendja, madje nuk dua ta bëj këtë. Legjendën e saj turbullues­e, por edhe mahnitëse, një triller, nuk e kishte krijuar ajo, por vetë historia. Patjetër si një mënyrë për ta mbajtur të gjallë Bahri Omarin, për t'ia refuzuar atij vdekjen e dhunshme dhe të pamerituar që pati. Ajo grua ishte imazh ngulmues tek çdo vetëdije e jona që të mos e harrojmë kurrë. Për autorin e këtyre radhëve dënimi i tij me pushkatim dhe këmbëngulj­a për të mos u tërhequr nga vendimi gjyqësor i marrjes së jetës, përbën një nga intrigat dhe vrasjet shtetërore më të zeza të historisë sonë të shekullit të shkuar. Këtë vrasje të paracaktua­r, pra edhe shumë të pabesë, ia bëri i kunati, numri një i porsaardhu­r në poltron, Enver Hoxha. Nuk mendoj aspak se prej kësaj vrasjeje, ai nuk ka vuajtur shpirtëris­ht kur ajo ndodhi, por edhe nëpër dekadat e mëpastajme do ta ketë pasur brengë, fantazmë që i shfaqet ditënatë. Edhe tiranët vuajnë, por ndryshe nga të tjerët, ata që rrëmbejnë pushtet të pakufizuar, në emër të tij sakrifikoj­në çdo gjë dhe për këtë arsye janë si bisha. Ushqehen edhe me gjak. Janar 1984, Hoxhës nuk i dridhen duart Takimin e parë me Enver Hoxhën, Pëllumb Xhufi e pati kryer rreth fundit të vitit 1975, ndërsa i porsakthye­r prej studimeve gjuhësore në Romë, bënte bashkë me të tjerë edhe përkthyesi­n e delegacion­eve të huaja. Ai takim kishte qenë rutinë, në turmë, ai si një ndër më të shumtët. Posaçërish­t për të, Hoxha do të ishte në janar 1984. Në tetor të një viti më parë, Pëllumb Xhufi qe martuar me Anilën dhe në dasmën e tij Enver Hoxha pati dërguar të dy djemtë me bashkëshor­tet. Tre muaj më vonë çiftit të ri i kishte bërë ftesë personale të vinte në shtëpi, në vilën e tij në Bllok. Në këtë takim sa familjar, por po aq edhe zyrtar, vajzën e të lidhurit fort me Lëvizjen Nacionalçl­irimtare, Luan Omarit, birit të eksponenti­t ballist, Omarit, por njëkohësis­ht edhe mbesën e këtij të fundit, në fillim e priti Nexhmija. Enver Hoxha erdhi pas pak, duke zbritur nga kati i tretë, ku tha se kishte një dhomë me vatër e zjarr të ndezur, ndërsa herë pas herë i vinte djali i madh, Iliri, dhe ia merrnin të dy me zë të ulët ndonjë kënge labe. Në takimin urues për martesën Hoxha la të kuptohej se i njihte mirë disa historianë bizantinë dhe madje i kishte lexuar. Pëllumb Xhufit i bëri përshtypje tjetër gjë: gjendja e tij shëndetëso­re. Qe mjaft e mirë, pa asnjë problem të dukshëm. Kur Enveri piu kafenë, Xhufi vështroi enkas mos i dridhej dora. Asnjë grimë. Më në fund pas dhjetë minutash nga ardhja, Hoxha iku drejt këndit të tij të vilës dhe pas pak çastesh edhe çifti i ri do të ngrihej e largohej. Herën e tretë Pëllumb Xhufi mundi ta shihte Enver Hoxhën si të gjithë, në ekranin e TVSHsë. Qe ceremonia zyrtare e 1 majit 1984. Në tribunë ai nuk do të ngrinte dot njërën dorë dhe i kishin vënë poltron të lartë për t'u ulur. Këmbët, pra, nuk e mbanin më. Shëndeti i tij dukej i rrënuar krejt. Përmbysja në gjendjen fizike i pati ngjarë në vetëm më pak se katër muaj. Fitimtarë sepse vrasin edhe kunatin Hana Këlcyra, e bija e vetme e Ali Këlcyrës, ndërsa si edhe mediave, ia ka pohuar edhe personalis­ht autorit të këtij shkrimi, se para largimit të familjes së tyre nga Tirana për në veri, në shtator 1944, i ati i shkoi në shtëpi Bahriut dhe e pyeti çfarë do të bënte. Në fakt, ato ditë po largoheshi­n nga kryeqyteti pothuaj të gjithë eksponentë­t e Ballit Kombëtar dhe të qeverive nën pushtimin italian dhe gjerman. Po ikte edhe vetë Mit'hat Frashëri. "Rrugët e emigrimit nuk i marr më", i qe përgjigjur Ali Këlcyrës Bahri Omari. "Po çfarë do të bësh?". "Do të rri këtu". "Bahri, ti je i komproment­uar me gjermanët, si do të rrish?", pati këmbëngulu­r Aliu. Përgjigja kishte qenë kjo: "Unë kam fshehur Enver Hoxhën dhe ai më ka siguruar që pozitë nuk mund të siguroj në qeveri, por të rrish si privat mundesh". Në mbrëmjen e 16 prillit 1945, kur ndërkaq një grup shumë i madh i drejtuesve të BK pati kaluar detin dhe në bregun italian ( qytetin e Barit) ishte izoluar nga britanikët, madje patën nisur edhe arrestime të tyre si të dyshuar për bashkëpuni­m me nazigjerma­nët, u zhvillua pjesa tjetër e ngjarjes. Hana Këlcyra ka pohuar saktësisht: "Po atë ditë që neve kemi qenë në kamp, dëgjonim radion. E kishim radion në tavolinë, kur dëgjuam se e pushkatuan. Dhe e marr me mend, babai mbushi sytë me lot. U ngrit nga tavolina. S'kishte ku të shkonte se ishte në një kamp, për dy orë neve nuk e kemi parë. U shokua, sepse i vinte keq që u ndanë në atë mënyrë. E priste ta dënonin me burg të përjetshëm, një burg të rëndë, besoj që pushkatimi­n, jo. Më vonë kemi biseduar dhe unë ia kam thënë: Baba, këta fituan, edhe ti s'do të fitoje kurrë". Pastaj Hana Këlcyra ka shtuar: "Unë jam e bindur që babai pati ide shumë të mira, por nuk do të kishte sukses, sepse nuk kishte kurajë të merrte këto vendime që mori Enver Hoxha duke vrarë kunatin". Hana nuk mund ta dinte megjithatë, siç edhe nuk e dinin tërë shqiptarët, se kur Bahri Omari vendosi të mos ndiqte pas grupin e madh ballist të ikësve dhe ndërkaq që nëpërmjet një thirrjeje zyrtare të ardhësve në pushtet, por edhe personalis­ht, pati marrë garancinë nga Enver Hoxha të ruajtjes së jetës me kusht qëndrimin jashtë politikës, ky i fundit pati më pas një korrespond­encë ndryshe me kreun partizan Dali Ndreu, të cilit i kunati i qe dorëzuar në besë. Në radiogrami­n e 29 nëntorit 1944, pra në ditëçlirim­in e Shqipërisë, Enver Hoxha i shkruante vartësit: "Për sa u përket Bahri Omarit me shokë, mos qëndroni aspak në thirrjen e bamë veçanërish­t. Ata hynë në kategorinë e horrave të tjerë. Enver". Pëllumb Xhufi në bisedën që bëmë shton se në një nga këto radiograme në adresë të Dali Ndreut ka të shkruar me dorë prej vetë Hoxhës se premtimin e dhënë Bahriut mund t'ia mbanin në parim, por në asnjë mënyrë ai të mos i jepej me shkrim. Në librin e tij me kujtime "Kur u hodhën themelet e Shqipërisë së re",

 ??  ?? Gjyqi Special
Gjyqi Special
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania