Gazeta Shqiptare

Shqiptarja u masakrua nga ish- burri maroken, djali: E pashë, e vrau babi

Me vendim gjykate, fëmija i jepet nën kujdestari tezes së tij 5- vjeçari ndodhet në gjendje shoku në spital

-

Bouchaib Frihi, i cili dy ditë më parë masakroi me thikë ish- bashkëshor­ten shqiptare Fjoralba Nonaj është arrestuar për vrasje në rrethana të rënduara dhe është dërguar në burgun e Monzas. Pas ngjarjes së rëndë, mësohet se 34vjeçarja që punonte prej kohësh në Itali ishte në proces divorci prej disa muajsh. Ajo u vra me thikë në prani të djalit 5- vjeçar, brenda makinës së saj në Seregno ( Monza) nga 35vjeçari maroken. Nga kryerja e hetimeve paraprake ka rezultuar se gruaja është qëlluar disa herë me thikë në qafë, në gjoks dhe në bark. Autopsia, të cilës do t'i nënshtrohe­t trupi i pajetë i gruas do të qartësojë numrin e saktë të goditjeve me thikën e kuzhinës nga burri i saj maroken. Arma e krimit është sekuestrua­r menjëherë pasi marokeni u dorëzua në polici dhe rrëfeu krimin. Fëmija 5- vjeçar i çiftit ka qenë i pranishëm kur babai i tij ka qëlluar mbi nënën disa herë me thikë. Madje, 35- vjeçari maroken, pasi ka vrarë gruan nuk e ka kthyer kokën pas, duke e lënë të birin teksa shikonte nënën e tij të mbuluar nga gjaku dhe jepte shpirt. "Po, ishte babi, unë e pashë!". Kjo është fraza që përsërit në mënyrë të vazhdueshm­e djali i viktimës Fjoralba Nonaj. Mediat italiane kanë raportuar se 5- vjeçari është në gjendje shoku dhe po kurohet në spitalin në Desio. Ai është tmerruar, ndërsa ka parë me sy gjithçka ka ndodhur.

VRASJA

Fjoralba Nonaj u masakrua pasditen e së mërkurës me thikë nga ish- burri maroken, me të cilin ishte ndarë prej disa muajsh. Ajo u gjet e mbuluar në gjak në makinën e saj. Pavarësish­t mbërritjes së shpejtë të ambulancës dhe dërgimit në spitalin e Monzas, shqiptarja nuk ia doli t'u mbijetojë plagëve të marra. Gjithçka ndodhi rreth orës 16: 00 brenda automjetit "Chevrolet" ngjyrë të zezë, ku ndodheshin të tre gruaja, burri dhe fëmija. Pas debateve të shumta, Bouchaib Frihi ka

nxjerrë thikën dhe ka goditur qëlluar për vdekje Fjoralbën. Pas krimit, 35- vjeçari u largua në këmbë dhe u vetëdorëzu­a në stacionin e policisë me duart e përgjakura, ku rrëfeu për vrasjen që kishte kryer.

Mjekët u përpoqën ta rikthenin në jetë 34- vjeçaren, në sy të djalit të vogël, i cili mbahej në krahë nga fqinja 49vjeçare. Më pas mbërriti edhe tezja, të cilës i është besuar fëmija me vendim të gjykatës

për të mitur dhe shërbimi social. Fëmija u qetësua disi pa ditur që nëna e tij kishte vdekur. Fjoralba Nonaj, e cila punonte si pastruese ishte martuar me një djalë maroken. Një martesë që pesë vjet

më parë kishte sjellë edhe një fëmijë. Sipas disa të njohurve, marokeni në të kaluarën e kishte kërcënuar disa herë gruan e tij derisa Fjoralba vendosi disa muaj më parë që të ndahet.

 ??  ?? Policia në vendin e ngjarjes
Policia në vendin e ngjarjes
 ??  ?? Viktima Fjoralba Nonaj
Viktima Fjoralba Nonaj
 ??  ?? Dy shqiptarët e dënuar në Itali
Dy shqiptarët e dënuar në Itali

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania