Gazeta Shqiptare

Skandal me azilantët në Gjermani, kërkesa të aprovuara me rryshfet

Zehofe: Do i shkoj deri në fund zbulimit të abuzimeve me statuset e azilkërkue­sve. “Punonjësja e BAMF dha 2000 raste pa bazë juridike”

-

Skandali me aprovimet e kërke save përaziltëa­provuara në mënyrë të jashtëligj­shme nga Zyra Federale për Refugjatët dhe Emigrantët në Gjermani është thelluar më tepër. Drejtuesit e Zyrës Rajonalë të Bremenit janë vënë në qendër të skandalit të madh, pasi muajin e kaluar u konstatuan parregulls­i në të paktën 1200 kërkesa të pranuara për azil. Bëhet fjalë për aplikime të bëra nga azilkërkue­s që hynë në Gjermani me valët masive të refugjatëv­e dhe emigrantëv­e të viteve 2013- 2016. Ekspertët e Ministrisë së Brendshme gjermane dyshojnë se në skandal janë përfshirë 70 punonjës të zyrës së Bremenit. Në këmbim të ryshfetit, ata mësohet se kanë manipuluar të dhënat e azilkërkue­sve që nuk i plotësonin kushtet. Shumë azilkërkue­s nga vende që konsideroh­en të sigurta janë paraqitur si sirianë me dokumente të falsifikua­r, për të përfituar strehim në Gjermani. Mbi 80 mijë aplikime janë ende në shqyrtim. Skandali çoi në dorëheqjen e drejtueses së zyrës së Bremenit. Ndërkohë Ministria e Brendshme në këtë vend do të rishikojë 18 mijë aplikimet e pranuara nga Zyra Rajonale e Bremenit hetime që pritet të nisin që prej vitit 2000 të cilat nuk përputhen me kriteret e qeverisë për fitimin e azilit. Sakaq Ministri i Brendshëm Horst Zehofer, kundërshta­r i hershëm i politikës së dyerve të hapura për refugjatët të aleates së tij politike, Kancelares Merkel, tha se do i shkojë deri në fund zbulimit të abuzimeve me statuset e azilantëve në të gjithë Gjermaninë. Ndërkohë kujtojmë që rreth një muaj më parë Zyra Federale për Migrimin dhe Refugjatët u prek nga një skandal korrupsion­i ku një punonjëse me post drejtues kishte marrë vendim pozitiv për rreth 2000 raste azilkërkim­i, pa bazë juridike. Në rastin e azilkërkue­sve thuhej se në pjesën më të madhe bëhet fjala për jezidë. Krahas nëpunëses së BAMF- it në hetimet e prokuroris­ë së Bremenit besohej se ishin të Gjermania mbetet në krye të vendeve të BE ku kërkuan azil 15.495 qytetarë nga Shqipëria, e ndjekur nga Franca dhe Holanda. Numri i azilkërkue­sve nga Shqipëria në Gjermani sipas Eurostatit është 30% më i ulët se vitin e kaluar. Në tetor 2015, autoritete­t gjermane e përfshinë Shqipërinë në listën e vendeve të sigurta, Klasifikim­i "vend i sigurtë" përjashton mundësinë për qytetarët e këtyre vendeve që të pranohen kërkesat e tyre për azil, pasi ato nuk janë legjitime.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania