Gazeta Shqiptare

Koment për rastin Babtshenko: Manovër mashtruese në Kiev

“Deutsche Welle”

- Nga Bernd Johann

( vijon nga faqja 1)

... Vetëm zbardhja e plotë e shpëton tani Ukrainën, mendon Bernd Johann.

Rrallë përzihet në gëzimin për faktin që dikush jeton edhe kaq shumë habi dhe madje tronditje. Në një mënyrë spektakola­re opinioni u gënjye, duke bërë që tani, pas lajmit se vdekja ishte e sajuar, jo vetëm shumë ukrainas, por edhe mjaft vetë në botë të tundin kokën. Vrasja e supozuar ndaj gazetarit rus kritik ndaj Kremlinit, Arkadi Babtshenko në Kiev ishte një inskenim, pas të cilit fshihej edhe shërbimi sekret ukrainas.

Me gjasë u pengua me këtë një komplot vrasjeje i gazetarit dhe personave të tjerë, që kryhej me porosi të Rusisë,- u tha në Kiev. Por provat që shërbimi sekret dhe prokuroria ofruan janë të vakëta. Për shembull një video, se si një organizato­r i vrasjes arrestohet në rrugë, apo se si shkëmbehen para fshehurazi. Fytyra nuk duken në këto video. Vetëm fjalët dëgjohen.

FAKE- STORY EDHE PËR PRESIDENTI­N FEDERAL

E qartë është që gazetari Babtshenko me vetëdije luajti rolin e statistit në një aksion të shërbimit sekret. Ai lejoi të fotografoh­ej në pellg gjaku. Fotoja pushtoi botën, për të dokumentua­r një vrasje, të cilën jo vetëm autoritete­t, por edhe politikanë qeveritarë në Kiev për 20 orë me radhë ia paraqitën botës. Qëllimi i aksionit për të arritur vëmendjen maksimale ishte i dukshëm. Në të njëjtën kohë edhe një histori e gënjeshtër­t, një fake story, që iu servir edhe presidenti­t federal gjerman, Steinmeier në ditën e vizitës në Kiev nga mikpritësi­t.

Lajmi i keq, që nuk ishte lajmi i vërtetë hodhi hije jo vetëm mbi vizitën në Ukrainë të Frank- Walter Steinmeier­it. Besueshmër­ia e politikës ukrainase si brenda dhe jashtë vendit është vënë tani në provë si asnjëherë tjetër më parë. Sigurisht për të zbardhur vrasje apo penguar ato, janë të nevojshme hetimet dhe ruajtja e sekretit. Kjo vlen edhe më shumë, kur Ukraina prej katër vjetësh ndodhet e ekspozuar ndaj agresionit ushtarak rus, të cilin Kremlini e zhvillon me metoda të rafinuara, kryesisht në Donbas, por edhe me mashtrime politike dhe lajme të rreme.

VETËM SQARIMI I PLOTË MUND TË NDIHMOJË

A duhet që Ukraina të kundërpërg­jigjet me të njëjtat metoda? Duhet tani të mashtrosh opinionin duke inskenuar edhe vdekjen? Ishte e nevojshme t’i fusje këtë tmerr zie familjes, miqve dhe të njohurve të Babtshenko­s? Çfarë provash të tjera kundër autorëve të dyshuar dhe porositësv­e në rastin e gazetarit kanë prokuroria dhe shërbimi sekret që e justifikoj­në këtë mashtrim? Ukraina duhet të zbardhë këtë rast në mënyrë urgjente, edhe kundrejt vendeve partnere të saj, edhe Gjermanisë. Pas Steinmeier­it, shkon për vizitë në Ukrainë, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas. Kievi duhet ta përdorë këtë rast.

Nëse kjo nuk bëhet, atëherë imazhi i Ukrainës do të dëmtohet edhe më shumë se tani, kur vendi vuan nga mungesa e reformave dhe ku lufta kundër korrupsion­it ka ngecur. Të shpresojmë që politika ukrainase e ka të qartë, se sa po vihet në lojë besueshmër­ia e saj. Rasti Babtshenko­ka shkaktuar irritime jo vetëm në Ukrainë, por në masë të madhe edhe në botë. Këtu mund të ndihmojë vetëm zbardhja e plotë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania