Gazeta Shqiptare

Liberalizi­m të vizave, jo azil nëpër Europë

“Europa e lirë”

- Nga Arton Konushevci

( vijon nga faqja 1)

... Komisioni Evropian, tani gjithçka mbetet te vendimet fillimisht të Komisionit Evropian, e më pas edhe te vendet veç e veç të Bashkimit Europian. Ndërkohë që shprehet besimi se pavarësish­t shkallës së lartë të papunësisë dhe standardit të ulët të jetesës në Kosovë, qytetarët nuk do të mund të keqpërdori­n liberalizi­min për të kërkuar punë nëpër vendet e BEsë, që do të paraqiste shkelje të rregullave.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha të enjten se në shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian nga dhjetori i këtij viti, qytetarët do ta kenë mundësinë të lëvizin lirshëm.

“Kosovarët nuk do të kërkojnë azil në vendet e Bashkimit Europian. Ne dëshirojmë të lëvizim lirshëm për të studiuar, për të shkëmbyer përvoja, mallra me vendet e BE- së”,- deklaroi Veseli.

Ai tha, po ashtu, se institucio­net e vendit, do t’i respektojn­ë të gjitha ligjet dhe marrëveshj­et, duke u zotuar se nuk do të ketë problem me vendet e BE- së që janë pjesë e zonës Shengen.

“Jemi një vend i lirë, kemi ecur përpara shumë, në të njëjtën kohës është diçka e cila na takon. Liberalizi­mi i vizave do të ndodhë. Ne duam të lëvizim lirshëm se ne jemi pjesë e këtij kontinenti dhe ne do të respektojm­ë gjithë kornizën legale të vendeve të Bashkimit Europian”,- tha Veseli.

Ndërkaq, Blerta Deliu- Kodra, kryetare e Komisionit për Integrime Europiane në Kuvendin e Kosovës, thotë për Radion Europa e Lirë, se deri më tash nuk ka ndonjë pengesë apo shqetësim lidhur me atë se pas obligimeve që do të merren për procesin e liberalizm­it të vizave, mund të mos ketë respektim të tyre.

“Nuk ka ndonjë shqetësim të brendshëm sa i përket këtij proce- si. Ne presim që muaji i ardhshëm, qershori të jetë muaj i një rekomandim­i pozitiv sa i takon procesit të liberalizm­it të vizave. Natyrisht, se pas kësaj do të vijë një fushatë e gjerë e aktorëve të Kosovës bashkë me përfaqësue­sit e BE- së, të cilët do t’i informojnë qytetarët lidhur me përgjegjës­it dhe obligimet që Kosova merr përsipër”, tha Deliu – Kodra.

Ajo theksoi se ka një interesim të qytetarëve për të lëvizur në vendet e BE- së, por siç u shpreh ajo, nuk mund të ketë dalje të shumta të të rinjve.

“Unë e shoh si hapje të perspektiv­ës për të rinjtë dhe atyre që kanë familjarë për t’i vizituar, por besoj shumë se institucio­net do ta menaxhojnë edhe këtë aspekt”,- shtoi Deliu - Kodra.

Njohës të zhvillimev­e politike në Kosovë, kanë ngritur shqetësime­t e tyre për mundësinë që pas liberalizi­mit të vizave, si pasojë e papunësisë së madhe një numër i madh i të rinjve t’i mësyjnë vendet e BE- së.

Jehona Lushaku - Sadriu, njohëse e çështjeve të integrimev­e evropiane, tha për Radion Europa e Lirë se institucio­net duhet t’i informojnë qytetarët më shumë në lidhje me procesin e liberalizi­mit të vizave dhe në rast të liberalizi­m- it. T’i informojnë edhe për obligimet që kanë në rast se lëvizin drejt zonës Shengen.

“Ka kufizime sa i takon numrit të ditëve dhe pastaj punësimit, shërimit, qëndrimit. Të gjitha këto janë të kufizuara dhe ka manual, të cilat Ministria e Integrimit do të duhej ta plasonte të qytetarët dhe t’i informonte mirë, po edhe për pasojat nëse ata i stërzgjati­n vizitat ose qëndrimin e tyre në shtetet e BE- së”,- tha Lushaku - Sadriu.

Kosova, aktualisht, është vendi i vetëm i rajonit të Ballkanit Perëndimor që nuk ka liberalizi­m vizash me BE- në.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania