Gazeta Shqiptare

Kombëtarja "harron" Kosovën, mendjen te Ukraina

Futbollist­ët Mavraj e Balaj në konferencë shtypi. Balaj: Jam gati të luaj nga minuta e parë Mavraj: Dështimi me Kosovën? Faji i lojtarëve

-

Miqësorja me Kos ovën ka turbullu ar ujërat në Kombëtare. Humbja 3- 0, por mbi të gjitha loja dhe impenjimi i shfaqur kanë lënë shije të hidhur në të gjithë opinionin sportiv. Mërgim Mavraj thotë se përgjegjës­inë e kanë lojtarët dhe se ata duhet të bëjnë çmos që të nderojnë fanellën e Kombëtares në çdo ndeshje. Ai nuk e di nëse do të jetë pjesë e formacioni­t në përballjen ndaj Ukrainës, por deklaron se do të jetë gati, nëse Panuçi ia kërkon. "Ishte një ndeshje nga e cila unë mendoj që përgjegjës­ia është vetëm e jona, pasi nuk kemi transmetua­r në fushë atë që trajneri ka kryer gjatë seancave stërvitore. Kosova e kishte ndeshjen e jetës, ndërsa skuadra jonë kishte testin për të provuar edhe disa elementë të rinj. Sidoqoftë, më duhet të them që ne mbajmë përgjegjës­i të plotë. Trajnerin e mirëkuptoj për zgjedhjen e tij, për të mos qenë titullar dhe e falënderoj për trajtimin e tij. Kemi përpara Ukrainën dhe do përqendroh­emi fort për të bërë një paraqitje sa më të mirë. I kemi një borxh publikut tonë, por edhe trajnerit dhe besoj se skuadra jonë i ka ka- pacitetet e duhura për të reaguar shumë". Ai ka edhe një kritikë për lojtarët e rinj, të cilëve u thotë që të shfrytë- zojnë mundësinë që Panuçi u jep. Edhe të rinjtë që vijnë në ekipin kombëtar duhet ta shfrytëzoj­në sa më mirë këtë mundësi që u jepet për të veshur këtë fanellë, teksa edhe ndihma e mbështetja jonë për ta nuk do të mungojë. Jemi mirë. Skuadra është e përqendrua­r dhe kam besim se do të reagojë maksimalis­ht në sfidën miqësore të radhës", u shpreh Mavraj. Balaj nuk bën lojëra fjalësh. Ai deklaron se Kombëtares i mungoi diçka në përballjen ndaj Kosovës, ndërsa shpreson që të luajë ndaj Ukrainës. "Një ndeshje ku gjithkush nga ne duhet të marrë përgjegjës­itë e tij. Ne që jemi në fushë, jemi përgjegjës­it kryesorë. Ndaj Kosovës u pa qartë se na mungoi diçka. Përpara kemi Ukrainën dhe që aty duhet të demonstroj­më forcën dhe më të mirën tonë në fushë. Unë jam gati, por çdo zgjedhje teknike i takon vetëm trajnerit", u shpreh Balaj.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania