Gazeta Shqiptare

Trondit Zidan: Largohem, sepse e dua Realin

-

Zinedin

Zidan nuk ësh të më trajner i Real Madrid. Tekniku francez ka dhënë dorëheqjen në konferencë­n e djeshme për shtyp në sallën e Valdebebas. 45- vjeçari i jep fund aventurës në krye të "Los Blancos", me të cilët fitoi për tri vite rresht trofeun e Champions League. Të fundit arriti ta ngrejë në stadiumin "Olimpic" të Kievit, pasi mundi me rezultatin 3- 1 Liverpulin e Jurgen Klop. Francezi komunikoi para mediave shkëputjen e bashkëpuni­mit me gjigantët e La Ligas. Ai mori drejtimin e Realit më 4 janar të 2016- ës dhe pas 878 ditëve më vonë, vendos që të tërhiqet. ' Zizu' është takuar më parë me presidenti­n Florentino Perez dhe ka bërë të ditur se ai nuk do të vazhdojë në stolin e "Santiago Bernabeu". Ai ka udhëhequr Realin në 149 ndeshje, ku ka arritur 105 fitore, 28 barazime dhe 16 humbje. "Mora vendimin për të mos vazhduar si trajneri i Real Madrid, fola me presidenti­n për atë që mendoja dhe arsyet e mia. Mendoj se ishte momenti për të gjithë, për mua, për klubin. E di që është moment i veçantë, por mendoj se është më mirë për të gjithë. Ajo që mendoj është se ky ekip duhet të vazh- dojë të fitojë dhe ka nevojë një ndryshim. Mendoj se ekipi ka nevojë për diçka tjetër dhe padyshim një metodologj­i tjetër stërvitjej­e e pune, ndaj e mora këtë vendim, pasi e dua shumë këtë klub dhe ia thashë edhe presidenti­t. Ai më dha mundësinë të vija të luaja te Reali, do t'i jem mirënjohës përgjithmo­në. Por mendoj se sot për mua, për të gjithë, duhet ndryshuar, ndaj e mora këtë vendim për të mos vazhduar vitin tjetër", shpjegoi Zidan.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania