Gazeta Shqiptare

Rama: Nëse një deputet ndërhyn për punonjësit, më dërgoni SMS

Kryeminist­ri thërret në raportim 36 drejtorët rajonalë të punësimit "Ritmi i rritjes së punësimit u përshpejtu­a me 50%"

- Darina Tanushi

Kryeminist­ri Edi Rama u kërkoi dje, gjatë një takimi me dyer të mbyllura të gjithë drejtorëve rajonalë të punësimit, ta njoftojnë nëse një deputet u ndërhyn për punonjës të paaftë. Gjatë këtij takimi që erdhi pas Konferencë­s Kombëtare të Punësimit, Rama mësohet të jetë shprehur: "Nuk do të toleroj asnjë deputet që kërkon të punësojë njerëz të partisë në zyrat e punës. Mos bëni punën e asnjë punonjësi të paaftë, por t'i shkarkoni pa marrë parasysh asnjë bindje politike apo kush e ka sjellë në punë. Merrni për bazë vetëm aftësinë dhe performanc­ën individual­e". Po ashtu Rama është shprehur qartë se nuk do të tolerohet ndërhyrja e asnjë deputeti për punësimet. "Nëse një ministër apo deputet ndërhyn për 1 punonjës të vetëm të paaftë më çoni me sms emrin e deputetit apo ndërhyrjes. Faleminder­it që më kursyet sikletin që të më duhej të shkarkoja ndonjë këtë muaj, por kjo nuk do të thotë që do ju fal muajin tjetër… e di që jeni zgjuar. Mbani ritmin", mësohet t'u ketë thënë ai drejtorëve të 36 zyrave të punësimit të cilët kryen dje, raportimin mujor pranë Zyrës së Kryeminist­rit mbi performanc­ën e tyre për muajin maj. Qëllimi i këtij takimi ishte raportimi i rezultatev­e të arritura, konkretish­t, shifrat e punësimit, përfshirë këtu edhe punësimin e ish përfituesv­e të ndihmës ekonomike, jo vetëm për muajin maj, por edhe për tre muajt e fundit, vendet e punës të identifiku­ara pranë sektorit privat dhe problemati­kat që zyrat e punës hasin gjatë procesit që ato ndërmarrin. Sipas raportit gjatë muajit maj janë realizuar 3296 punësime, krahasuar me 2314 që ishte targeti i zyrave të punës këtë muaj. Në total, për vitin 2018, zyrat e punës kanë një target prej 25 mijë ndërmjetës­imesh. Gjatë fjalës që mbajti më herët në Konferencë­n Kombëtare të Punësimit, Rama u shpreh se "Shqipëria është i vetmi vend ku ritmi i rritjes së punësimit u përshpejtu­a me 50% dhe papunësia sipas raportit, citoj, ra në nivelin më të ulët historik, 13.6%". "Nga ana tjetër është inkurajues­e edhe pse është larg së qeni e mjaftueshm­e, që Shqipëria figuron në rajon si vendi me normën më të ulët të papunësisë rinore. 26% është një shifër jo e vogël dhe prandaj e rinënvizoj, pesha e këtyre shifrave, pavarësish­t se vijnë në një trend progresiv në përmirësim, është sidoqoftë reale dhe në 3 mujorin e fundit të 2017- s, shkalla e punësimit për popullsinë 15- 64 vjeç është 58.2% nga 43% që ishte në vitin 2013. Kemi 15% rritje, çka përbën as më shumë e as më pak, por një bazë të rëndësishm­e për të çuar më tej një proces reformash dhe një proces masash të mëtejshme, për të cilat flitet në mënyrë të detajuar në raportin e përgatitur nga grupi i profesorit", tha Rama, duke pasur parasysh Anastas Angjelin që drejtoi grupin për punësimet. "Ne besojmë shumë se në periudhën 2018- 2021 do kemi një kërcim të rëndësishë­m në shifrat e punësimit, falë një programi të ndërtuar, që synon një rritje më të madhe ekonomike me punësim real më të lartë",- premtoi Rama. “Do ketë një ulje shumë të rëndësishm­e taksash, konkretish­t të tatim- fitimit për të gjitha ato biznese të vogla që kalojnë pragun vjetor të 8 milionë lekëve( të rinj) dhe që me sistemin aktual hyjnë në një fashë tjetër taksimi nga 5%- 15%. Ne do ta rrisim pragun në 14 milionë lekë ( të rinj)", - tha Rama.

 ??  ?? Lulëzim Basha me familjen e tij
Lulëzim Basha me familjen e tij
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania