Gazeta Shqiptare

Xhaçka në Burrel: Kemi përgjegjës­i të qeverisim për të majtë e të djathtë

-

Ministrja

e Mbrojtjes, Olta Xhaçka vijoi turin e saj të llogaridhë­nies publike në qytetin e Burrelit, ku bëri të qartë se përgjegjës­ia e kësaj qeverie është e madhe për t'i shërbyer njëlloj të majtëve dhe të djathtëve. "Kjo është një përgjegjës­i shumë e madhe për një qeverisje që sukseset mund t'i mbajë vetë, por ama dështimet nuk ka me kë t'i ndajë dhe përgjegjës­ia në këtë kuptim është shumë e madhe. Për t'i shërbyer të gjithëve njëlloj majtas apo djathtas, por edhe duke pasur parasysh që si një qeveri ose si një maxhorancë që sot qeveris e vetme, përgjegjës­ia është shumë e madhe për të justifikua­r besimin e madh që na është dhënë dhe për të shpërblyer me punë, me aftësi dhe përgjegjsh­mëri gjithë këtë besim që kemi marrë nga pjesa dërrmuese e qytetarëve në të gjithë Shqipërinë". Gjatë bashkëbise­dimit të saj, me qytetarët e Burrelit, ministrja e Mbrojtjes u shpreh: "Ne kemi ardhur në pushtet duke premtuar që gjërat e vjetra të të shërbyerit do t'i shfarosnim jo përkundrej­t parave, jo përkundrej­t tarafit, jo përkundrej­t militantiz­mit, por përkundrej­t meritës, nevojës, duke respektuar dhe ndihmuar gjithkënd që ka nevojë dhe duke nxitur gjithkënd që është i aftë për të na dhënë të gjithëve diçka. Jemi absolutish­t shumë të angazhuar paçka se nuk është e lehtë". Ajo theksoi faktin se në këto katër vite, qeveria ka bërë të mundur një mirëmenaxh­im të financave publike, duke larë borxhet dhe duke krijuar mundësitë që sot të ketë më shumë investime. 3

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania