Gazeta Shqiptare

Nuk justifikon­te 480 mijë dollarë, ish- gjyqtari kërkon kthimin në detyrë

Fatos Lulo i drejtohet KPA: Kam prova

-

Ish- gjyqtari i Gjykatës Kushtetues­e, Fatos Lulo, ka ankimuar shkarkimin e tij nga detyra. Në një kërkesë të depozituar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, Lulo ka kërkuar zhbërjen e këtij vendimi dhe rikthimin në detyrë. Në kërkesën e tij, Lulo mësohet se ka kërkuar që shqyrtimi i ankimimit të bëhet në një seancë me dyer të hapura. Ndër të tjera mësohet se ish- gjyqtari do të paraqesë prova që rrëzojnë vendimin e KPK, që nuk justifikon­te pasurinë. Kujtojmë se gjyqtari i parë që u thirr përpara komisionit për t'u dëgjuar, ishte Fatos Lulo, anëtar i Gjykatës Kushtetues­e. Lulo u përfaqësua nga avokati mbrojtës Ardian Visha. Gjatë seancës janë nxjerrë pretendime se në bazë të një hetimi administra­tiv 5- mujor ndaj Fatos Lulos, ky i fundit nuk justifikon me burime të ligjshme pasurinë e tij. Duke cituar raportin e përcjellë në KPK nga ana e Inspektora­tit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, relatorja Etleda Çiftja tha se për subjektin e rivlerësim­it Fatos Lulo ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme dhe deklarim të rremë të pasurisë. Gjithashtu, KPK thotë se gjyqtari ka përfituar 200 mijë dollarë dhuratë nga motra, Drita Lulo, konkretish­t 100 mijë dollarë cash dhe një zyrë në rrugën e Durrësit për zotin Lulo. Në lidhje me këtë fakt, avokati i gjyqtarit, Ardian Visha, është shprehur se burimi i pasurisë së klientit të tij është e motra, Drita Lulo, e cila i ka dhuruar shuma parash dhe apartament­e, si dhe shumën prej 480 mijë dollarë kanadez, të cilën gjyqtari ia ka marrë hua dhe ia ka kthyer sërish. Më tej avokati theksoi se Lulo në vitin 1997 i ka dhuruar motrës së tij biznesmene apartament­in e prindërve. Më pas motra që është ndërtuese i ka dhënë 100 mijë dollarë për shkollimin e fëmijëve dhe zyrën për punën e tij që llogaritet me vlerë 100 mijë dollarë. Ndërkohë sipas KPK Lulo ka shmangur pagesën e taksave në vitet ' 94-' 97, kohë kur ishte avokat. Por avokati Ardian Visha u shpreh se klienti i tij disponon librezën ku provon se ka paguar taksat. "Për periudhën e viteve ' 90, kur ishte avokat, është e padrejtë të gjykosh të ardhurat kur zyra e Tatimeve nuk ka të dhënat. Për këtë ILDKP nuk mundet dot të pretendojë se nuk ka burim të ardhurash. Pasuritë e paluajtshm­e të Lulos janë shtëpia ku banon dhe një zyrë. Është tërësisht një ide biznesi e tij e parealizua­r pasuria 480 mijë dollarë në Kanada", deklaroi Visha.

 ??  ?? Ish- gjyqtari i Gjykatës Kushtetues­e, Fatos Lulo
Ish- gjyqtari i Gjykatës Kushtetues­e, Fatos Lulo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania