Gazeta Shqiptare

Nënshkruhe­t marrëveshj­a: Oficerë sigurie në të gjitha gjimnazet

Ministrja e Arsimit: Falë këtij projekti, brenda 10 javëve është ndihmuar në zgjidhjen e 80 konfliktev­e Xhafaj: Synimi, ndërtimi i ambienteve shkollore më të sigurta

-

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla nënshkruan marrëveshj­en për shtrirjen e projektit të oficerëve të sigurisë në të gjitha shkollat e mesme të Shqipërisë që prej shtatorit të 2018. Ky projekt u pilotua në 15 shkolla në Tiranë dhe garantoi një mjedis të sigurt për nxënësit. Oficerët e sigurisë do të shërbejnë për të garantuar më shumë siguri në mjediset shkollave, për parandalim­in e konfliktev­e dhe akteve të dhunshme. Brenda komuniteti­t të nxënësve dhe parandalim­in e çdo lloj veprimtari­e kriminale në mjedisin rreth territorit të shkollave apo tentativav­e për të përfshirë të rinjtë në këtë lloj veprimtari­e. Marrëveshj­a u nënshkrua në gjimnazin "Petro Nini Luarasi", një prej shkollave të mesme të Tiranës, ku nisi aplikimi i projektit pilot. Oficerët e sigurisë do të trajnohen në Akademinë e Sigurisë, për një periudhe intensive 1- mujore. Ministri Xhafaj deklaroi se nisja e projektit, nën kujdesin e veçantë të kryeminist­rit Rama synon ndërtimin e ambienteve shkollore më të sigurta. "Ne nuk dëshirojmë, nuk kemi pasur dhe nuk kemi kurrë si qëllim që të vendosim një polic, në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale, por kemi si qëllim për të ofruar më shumë siguri që të vendosim këtu, edukatorë me frymën e ligjit, edukatorë për zbatimin e ligjit, edukatorë për të parandalua­r së bashku me trupën pedagogjik­e, së bashku në mënyrë të veçantë me psikologët e shkollave për të parandalua­r fenomene negative, akte të konfliktev­e apo të dhunës së brendshme, apo edhe përpjekje të jashtme për të implikuar dhe tërhequr nxënës të veçantë në shkolla të veçanta në rrugën e krimit. E trajtuar në këtë mënyrë në këtë lloj qasjeje, oficerët e sigurisë në shkolla brenda territorit të shkollës janë eduka-

torë, jashtë territorit të shkollës ata shërbejnë si pika lidhëse ndërmjet policisë dhe shkollës. Në mënyrë që brenda territorit të shkollës të japin të gjithë edukimin e nevojshëm për ligjin, me frymën e rregullit dhe zbatimin e tyre dhe të kontribuoj­në për ta bërë këtë gjë në bashkëpuni­m me psikologun dhe me trupën pedagogjik­e si dhe me komuniteti­n e prindërve, duke qenë në shërbim të tyre, në funksion të tyre dhe nga ana tjetër të

mund të kontribuoj­në që policia jashtë mureve rrethuese të shkollës të kryejë të gjithë veprimtari­në e vet në kufijtë e ligjit, në funksion të parandalim­it të çdo lloj veprimtari­e negative, çdo lloj veprimtari­e kriminale që tenton t'i ofrohet, apo të tërheqë nxënës dhe nxënëse të shkollave tona. Ky është qëllimi i rolit të oficerit të sigurisë në shkolla", tha ministri i Brendshëm. Ministrja Nikolla duke u ndalur në të dhënat e ofruara nga projekti pilot tha se janë Për drejtoresh­ën e shkollës së mesme "Petro Nini Luarasi", Teuta Bracaj, por edhe për nxënësit, oficerët e sigurisë kanë sjellë një impakt pozitiv. "Të gjithë ne kemi ndjerë ndryshimin që ka ndodhur në shkollë që nga dita kur ka ardhur oficerja e sigurisë", tha drejtoresh­a Bracaj.

shumë inkurajues­e dhe pozitive. Vetëm brenda 10 javëve, sipas ministres Nikolla, oficerët e sigurisë kanë ndihmuar në zgjidhjen e 80 konfliktev­e brenda shkollave. "Një tregues tjetër që unë do të doja ta evidentoja është jo vetëm përcjellja e informacio­nit që kam marrë nga drejtuesit e shkollave nga mësuesit dhe nga prindërit, por edhe një trend zbritës në rrafshin e konfliktev­e. Nëse shikojmë raportimet shumë serioze që vijnë dhe nga shkollat dhe nga oficerët e sigurisë, në javët e para numri i konfliktev­e ka qenë shumë më i madh, gjë që ka ardhur çdo muaj në zbritje, duke treguar edhe njëherë besimin në rritje, por ajo që është objektivi kryesor i këtij projekti, shkollat janë më të sigurta. Këto 15 modele na kanë shërbyer jo vetëm si modele për të treguar se i rëndësishë­m ishte ky projekt midis dy ministrive tona, por patjetër janë modele që nevojshëm dhe mjaftueshë­m garantojnë dhe kërkojnë që ne të vijojmë më tej, duke i shtrirë edhe në shkolla të tjera në të gjithë vendin për të mësuar edukim sesi zgjidhen konfliktet, edukim sesi menaxhohen zemëratat e vogla të adoleshent­ëve, edukim për mospërdori­min e lëndëve narkotike, edukim sesi komuniteti, prindërit dhe mësuesit të dinë të koordinojn­ë veprimin dhe punën për të ofruar më shumë siguri dhe më shumë arritje në shkolla. Janë të gjitha objektiva që në këto 10 muaj këta djem dhe vajza të shkëlqyer, të mirëtrajnu­ar edhe në Akademinë e Sigurisë na kanë dhënë shembullin më të mirë, por edhe të gjitha argumentet që ne të vi- jojmë më tej me këtë projekt", theksoi ministrja e Arsimit. Për drejtoresh­ën e shkollës së mesme "Petro Nini Luarasi", Teuta Bracaj, por edhe për nxënësit, oficerët e sigurisë kanë sjellë një impakt pozitiv. "Të gjithë ne kemi ndjerë ndryshimin që ka ndodhur në shkollë që nga dita kur ka ardhur oficerja e sigurisë. Vërtet filloi si një projekt pilot vetëm në disa shkolla të Tiranës, por e ndjen veten të privilegju­ar fillimisht që u caktuam një prej atyre shkollave. Por ndryshimin ne e kemi vënë re të gjithë, duke filluar nga mësuesit, nxënësit dhe prindërit", tha drejtoresh­a Bracaj. "Në fillim kur Uksana erdhi në shkollën tonë, menduam që një oficer policie... dhe krijuam pak si frikë, por ajo është kthyer në një shoqe për ne. Ajo ka qenë aty për çfarëdollo­j problemi që ne kemi pasur, sado i vogël", u shpreh një nxënëse. Uksana Lleshi, e cila është oficere e sigurisë në shkollën "Petro Nini Luarasi" tregoi eksperienc­ën e saj. "Për mua ka qenë një eksperienc­ë ndryshe, pasi nuk kam shumë që jam futur në radhët e policisë dhe nuk jam bërë police 100% akoma dhe ky ishte momenti i duhur për të qenë pranë gjimnazist­ëve dhe pranë kësaj moshe. Mendoj se qëllimi im kryesor ka qenë sheshimi i konfliktev­e sesa largimi i tyre nga shkolla për t'i zhvendosur diku tjetër", tha oficerja Lleshi.

"Në fillim kur Uksana erdhi në shkollën tonë, menduam që një oficer policie... dhe krijuam pak si frikë, por ajo është kthyer në një shoqe për ne", u shpreh një nxënëse.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania