Gazeta Shqiptare

Presidenti Meta: Raporti, kambanë alarmi për t’u angazhuar më shumë për fëmijët

Statistika­t e “Save the Children”/ Vdekshmëri­a më e lartë e foshnjave, në vendin tonë

-

Presidenti

i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta priti ditën e djeshme aktivistët e protestës, të cilët i dorëzuan peticionin me kërkesat për mbrojtjen e fëmijëve. Bazuar në raportin më të fundit të Save the Children, Meta kërkoi që të bëhet më shumë punë për fëmijët dhe u shpreh se këto shifra duhet të shërbejnë si një kambanë alarmi për të gjitha instancat përgjegjës­e. “Unë dua të falënderoj Shoqërinë Civile për këtë angazhim mjaft serioz në ditën e 1 Qershorit. Të festojmë me fëmijët, por më e rëndësishm­e për të gjithë ne është të angazhohem­i për fëmijët që nuk kanë mundësi dhe janë të kufizuar për aksesin e tyre për edukim. Këtë peticion do e lexoj me vëmendje dhe besoj që raporti i fundit i ‘ Save the Children’ është një kambanë alarmi për të gjithë që t’i adresojmë ato probleme mjaft serioze. Të gjithë bashkë duke i njohur këto probleme. Peticion dhe protestë konstrukti­ve, më falni se dera u hap pak me vonesë”,tha presidenti në fjalën e tij.

Me rastin e Ditës Ndërkombët­are të Fëmijëve, 1 qershorit, Kuvendi i Shqipërisë nëpërmjet grupit të deputetëve “Miqtë e Fëmijëve” zhvilloi në mjediset e sallës së Kuvendit të Shqipërisë aktiviteti­n “Dita e fëmijëve në Kuvendin e Shqipërisë”. Në aktivitet morën pjesë Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, zëvendëskr­yetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi, ministra, deputetë e përfaqësue­s të organizata­ve për mbrojtjen e fëmijëve. Në aktiviteti­n e zhvilluar në Kuvendin e Shqipërisë u prezantua grupi i fëmijëve “Zëri 16+…”, përfaqësue­s të të cilit prezantuan gjetjet dhe rekomandim­et e raportit “Zëri i të Rinjve 2017,

PROBLEMET

“Të angazhohem­i për fëmijët që nuk kanë mundësi dhe janë të kufizuar për aksesin e tyre për edukim. Raporti i fundit i ‘ Save the Children’ është një kambanë alarmi për të gjithë që t’i adresojmë ato probleme mjaft serioze”,- tha Meta.

Shqipëri”. Në raportin e paraqitur, fëmijët u përqendrua­n te nevoja për pjesëmarrj­e të fëmijëve në të gjitha nivelet e qeverisjes, për më tepër llogari institucio­nale në raport me përmbushje­n e të drejtave të fëmijëve, për një qasje të re sa i takon rolit të shkollës, familjes dhe qeverisë vendore në komunitet.

 ??  ??
 ??  ?? Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania