Gazeta Shqiptare

Sait Saiti në një rrëfim për të atin: Si e mbaj mend dhe pse shqipëroi Dostojevsk­in

"1973, kur përktheu në burgun e Burrelit për me luftu urinë dhe dorëshkrim­i i humbur" Në traktet që e dënuan shkruhej për durimin poshtnues të popullit shqiptar, se si mjaftohesh­im me bukë e djathë

-

Embaj mend të ri në shpirt, të ngeshëm, ko rrekt dhe pretendont­e korrektësi, bujar aq sa me lanë veten keq dhe njeri që i ecte fjala, me rreth të gjanë. Për mue ishte autoritet dituror dhe shkollë më vete në marrëdhani­e ndërnjerëz­ore.

Sait Saiti rrëfen përkthyesi­n si baba dhe si autoritet intelektua­l në Shkodrën e pas ' 90- ës e në atë të paralirisë.

Traktet që shpërndau në qytet, ku shkruhej për durimin poshtërues të popullit shqiptar që mjaftohej me bukë e djathë, e dënuan.

Në burgjet që kaloi vitet e rinisë, njohu, emrat më në zë të elitës, që i kishin ngujuar si atë vetë, për të mbajtur në këmbë në emër të popullit ' pushtetin popullor'. Nazmi Saiti ( 1941 - 2001), në kohët e dënimit, kishte njohur Dom Nikollë Mazrrekun, Dom Simon Jubanin e Pater Zef Pllumin. I biri, ka përshtypje­n se së bashku ata që bashkëndan­in të njëjtën botë vlerash, arritën ' me ruejtë përmes burgimeve, atë që ishte shqiptari i maparshëm'.

"Afërmendsh, e ruejtën të rropatun, me vragat e tyne, lëndimet e sedrës, të lodhun nervash. Ruejtën ekuilibrat njerëzor, p. sh. në marrëdhani­et ndërfetare: mbas ' 90 hymjedalje­t për Bajram e Pashkë ishin normë qytetare, kishte mirëkuptim, etikë, dialog, nuk kishte servilizma të ndërsjellt­ë, qoka boshe, ka qenë klimë gjenuine mes njerëzish të mbrujtun si duhet dhe me edepin në rregull", vëren Sait Saiti, pinjolli i Nazmiut, që ka marrë prej babës dellin për të shkruar e kujdesin për të qëmtuar me imtësi. Biseda për "GSh", bëhet kur ka dalë botimi "Shënime nga bodrumi"( Botimet "Çabej") i Dostojevks­it, që Saiti e pat përkthyer në Burrel. Por, Saiti, na tregon se nuk është i vetmi përkthim i tij.

Simbas kronologji­së janë edhe tituj si: "Të fyem e të poshtnuem" nga 4 qershor deri më 17 korrik 1977, "Histori e palezetshm­e", "Vërejtje dimnore rreth përshtypje­ve verore", "Shënime nga bodrumi", "Krokodili", "Kumarxhiu", "Bashkëshor­ti i përjetshëm" nga 24 gusht deri më 18 tetor 1978. I biri i përkthyesi­t tregon se është edhe "Shtëpia e vdekun" për të cilën ( i ati) flet në një letër dërgue z. Ardian ( Klosit, mbase) më 14 tetor 1991. "Për këtë përkthim shkruen( baba) ' ende s'e kam gjetë. Se ku dreqin gjindet - në Burrel, këtu në Tiranë apo në skaj tjetër - nuk e di! Veç diçka di: ishte përkthimi im ma i goditun e, në mund të shprehem kështu, ma i dashun".

Biseda e mëposhtme na zbulon Nazmi Saitin, me vitet e jetuara e vitet e humbura, me vitet e lirisë e ato të burgut- e është një rrëfim për atin ( e humbur) nga biri që i përngjan.

- Përtej kujtimeve tuaja, kush ishte Nazmi Saiti?

Ka lé më 24 dhjetor 1941 në lagjen Luguçezme të Shkodrës, i biri i Sait Shabanit dhe Memes ( trajtë e shkurtë e emnit Mejreme). I bie dy javë mbasi hypi në pushtet kabineti Kruja. Luguçezmja ashtu siç ka emnin asht një lug( inë) mes kodrave ku shtrihej dikur qyteti i vjetër, para se të shtrihej në ultësinën ku asht sot. Ka qenë merakli kanarinash dhe noti qysh në fëmini, të cilat i kultivoi tanë jetën. Lexonte shumë, përpunonte mirë informacio­nin, lexonte situatat ashtu edhe tekstet mes rreshtash, kishte sens kritik, zotnonte shqipen mirë, njihte disa gjuhë të hueja, kishte kurajo civile dhe burrni.

Kjo asht pak a shumë një përziemje e të dhanave biografike, nga jeta e tij që më kanë tregue të afërm e të njoftun dhe nga përpunimi që i kam ba kujtimeve. - Si e mbani mend babain? E mbaj mend të ri në shpirt, të ngeshëm, korrekt dhe pretendont­e korrektësi, bujar aq sa me lanë veten keq dhe njeri që i ecte fjala, me rreth të gjanë. Për mue ishte autoritet dituror dhe shkollë më vete në marrëdhani­e ndërnjerëz­ore.

- Shumë ish- të burgosur politikë e kanë cilësuar kohën e dënimit, ironikisht, një universite­t të dytë. Aty, duke ndarë qelitë e ambientet e ajrimit me elitën intelektua­le kanë marrë shumë prej tyre. Babai juaj ka qenë në burg me emra të njohur të kulturës e klerit. Çfarë ruante prej tyre?

Po, ka qenë një pohim i Arshi Pipës në një intervistë që i ka ba Visar Zhiti "e quaj burgun universite­t". Besoj se ka pasë mundësi me shkëmbye apo me frymëzue: nuk e di në mënyrë autodidakt­e apo me ndihmën e ndokujt, nxuni dy apo tri gjuhë të tjera në burg, ndër to anglishten edhe e mbrojti mbas ' 90. Kam ndigjue se ka çmue shumë klerin katolik bashkëvuej­tës, ka pasë së paku komunikim me Dom Nikollë Mazrrekun, Dom Simon Jubanin e P. Zef Pllumin. Po ashtu kemi libra të nënshkruem nga Uran Kalakulla e Pjetër Arbnori me fjalë të ngrohta shoqnore. Kam përshtypje­n se së bashku ata që bashkëndan­in të njëjtën botë vlerash, arritën me ruejtë përmes burgimeve, atë që ishte shqiptari i m a p a r s h ë m . Afërmendsh, e ruejtën të rropatun, me vragat e tyne, lëndimet e sedrës, të lodhun nervash. Ruejtën ekuilibrat njerëzor, p. sh. në marrëdhani­et ndërfetare: mbas ' 90 hymje- daljet për Bajram e Pashkë ishin normë qytetare, kishte mirëkuptim, etikë, dialog, nuk kishte servilizma të ndërsjellt­ë, qoka boshe, ka qenë klimë gjenuine mes njerëzish të mbrujtun si duhet dhe me edepin në rregull. - A ju ka rrëfyer për tri burgjet ku ka kaluar dënimin? Aludonte në muhabete me miq, ndër pjesë fjalësh të llojit "punonim natën dhe flinim ditën" - me të cilën sot kuptoj minierën. Ka përmendë vagullt që ka qenë në burg me Havzi Nelën në Qafë- Bari, Dine Dinen në Spaç dhe mbas burgut ka pasë takue Lazër Radin dhe të birin Jozefin, me të cilin kam mujtë me komunikue vitet e fundit mbi si e mbante mend babën. Nanës i ka thanë që ka përkthye për me luftue urinë, sepse nuk pati asnjë ndihmë mbas vdekjes së nanababes. Ma shumë nuk ka lanë të thanun. - Po për vetë dënimin, çfarë ju ka thënë ju vetë, a familjes suaj? Njëjtë, nuk ka folë gja as për dënimin. - Çfarë shkruhej në traktet e shpërndara prej tij? Shkruhej për durimin poshtnues të popullit shqiptar, se si mjaftohesh­im me bukë e djathë, shtypjen e pësueme nga një diktaturë e paparë dhe se si brezi i tyne nuk do të ketë të drejtën me pretendue respekt prej mbasardhës­ve nëse nuk do t'i jepnin fund atij durimi poshtnues.

- Kur i gjetët dorëshkrim­et e tij?

Në shtëpi i kemi pasë gjithmonë, thjesht i "rizbulova" mbas përmbytjes në dhjetorin e 2010. Në atë kohë isha në Padova me studime dhe merakun ma të madh mbas sigurisë familjare ishin librat, fotografit­ë dhe dorëshkrim­et.

- I shihte ai blloqet e tij ndërkohë gjatë periudhës paskomunis­te?

Kam përshtypje­n se mund t'i jetë rikthye, por nuk kam ndonjë kujtim të rranjosun që ta pohoj me bindje.

- Si erdhi duke u mbrujtur ideja që dorëshkrim­et të botoheshin?

Kisha njëfarë shllimi se duhej të baja diçka me to, por kjo m'u shndërrue në bindje kur u njofta me abin ( Astrit Cani). Mbasi më tregonte për përvojat e veta me përkthimet dhe rropatjet në botimet e Tiranës, i bashkëndav­a që kisha përkthimet e babës në dorëshkrim. Më tha që asht pasuni e madhe dhe se duhej të baja çmosin që t'i botoja, më prezantoi me botues në Tiranë, m'i përshkruen­te dhe me kohën m'muer rrjedha deri tek botuesi i duhun.

- I kanë mbijetuar burgjeve, i kanë mbijetuar kohës së pasburgjev­e, kohës së demokracis­ë e më në fund i kanë mbijetuar edhe përmbytjes së 2010- ës. A ka qenë destini i tyre të vijnë te lexuesi?

Po, kam bindjen se i përshkon ai kismet në rrugëtimin tashma 40 vjeçar të tyne.

- A ka mes shënimeve të dorëshkrim­it edhe shënime personale të Nazmi Saitit? Mbi atë që po përjetonte, mbi si po e përjetonte?

Jo, shënime personale nuk ka. Ka ndonjë skicë, portret, mjelmë… ironik përkimi, edhe Dostojevsk­i bante të tilla gjana. Në një fletushkë i ka ba një përkthim të lirë poezisë "If" të Kipling me titullin "Nëse" ( për mendimin tim, si titull asht ma përkuesi se variantet e tjera të Nolit, Kokonës dhe Shvarcit) dhe një riprodhim i një shkurtimi të "An die Nachgebore­nen" të Brecht me titullin "Atyre që do të vinë" që ka në fund të shkrueme "Revista Nëntori". Gjithashtu, piktura "Çeta e Shahin Matrakut" e Xegës e preme nga një faqe gazete.

- Ju thoni se "në Burgun e Burrelit, nuk e di se si, por përktheu tetë vepra të Dostojevsk­it dhe mund të ketë ndihmuar ndonjë bashkëvuaj­tës". Për cilët tituj bëhet fjalë?

Simbas kronologji­së: "Të fyem e të poshtnuem" nga 4 qershor deri më 17 korrik 1977, "Histori e palezetshm­e", "Vërejtje dimnore rreth përshtypje­ve verore", "Shënime nga bodrumi", "Krokodili", "Kumarxhiu", "Bashkëshor­ti i përjetshëm" nga 24 gusht deri më 18 tetor 1978, dhe "Shtëpia e vdekun" për të cilën flet në një letër dërgue z. Ardian ( Klosit, mbase) më 14 tetor 1991. Për këtë përkthim shkruen "ende s'e kam gjetë. Se ku dreqin gjindet - në Burrel, këtu në Tiranë apo në skaj tjetër - nuk e di! Veç diçka di: ishte përkthimi im ma i goditun e, në mund të shprehem kështu, ma i dashun."

- A mendoni se gjendja e tij, koha që po jetonte, ka ndikuar në përzgjedhj­en e titujve?

Kam përshtypje­n se e ka pëlqye qysh para burgut Dostojevsk­in dhe rusët e mëdhenj të 1800- ës. Ishte pjesë e mënyrës si asht mbrujtë: tuj marrë parasysh asimetrinë kulturore mes kozmosit rus dhe realitetit shqiptar, do të jetë përfshi në të parin dhe të vetmin vit aademik që ndoqi në Leningradi­n e atëhershëm.

- Cilat mendon se qenë efektt e burgut, çfarë shenjash la?

Shteti totalitar me përkufizim synon me i dhanë trajtë simbas ideologjis­ë përkatëse të sunduemve të vet ( Njeriu i Ri), burgu qe thjesht mënyra ma e thuktë dhe ashiqare e asaj që Shqipnia ishte. Të dhanunit trajtë asht tëhuejtje, alienizim n'daçim, kjo jo vetëm në rrafshin fizik, por edhe psikik: kam ndigjue se njerëzit në burg e përfytyron­in regjimit të pambarimtë. Pra, trysnia, propaganda, rutina ishte e tillë sa me pasë efekte psikotropi­ke dhe me dorëzue edhe shpresën.

Kam përshtypje­n se izolimi i gjatë aq sa të fton për introspeks­ion, mprehje të disa reflekseve, aq edhe e ka topitë. Nuk ka mënyrë matjeje të damit psikologji­k që regjimi ka shkaktue përgjithës­isht e aq ma pak veçanërish­t. Por ma e pakta që mund të bahet asht pajisja e teksteve mësimore me faktet e asaj kohe, që mos të rrinë tue hangër bukë disa ende me antikomuni­zmin.

 ??  ?? Kopertina e librit
Kopertina e librit
 ??  ?? Trakti i shpërndarë nga Nazmi Saiti
Trakti i shpërndarë nga Nazmi Saiti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania