Gazeta Shqiptare

Vrasja makabre në Piaçenca, nëna e 2 fëmijëve u godit dhjetëra herë në trup

-

ITALI – Afro një javë pas vrasjes shqiptares Elca Tereziu, zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Piaçenca të Italisë. Mediat e vendit fqinj bëjnë me dije se pas kryerjes së autopsisë, ka rezultuar se Tereziu ka pasur një vdekje të tmerrshme. Nëna e dy fëmijëve ka pësuar dhjetëra goditje me thikë në trup e qafë nga bashkëshor­ti i saj. Ndërsa, prerjet në duar dhe parakrahë tregojnë për tentativat e saj për t’u mbrojtur. Dy ditë më parë, autori i krimit, Xhevdet Mehmeti iu është përgjigjur pyetjeve të gjykatëses Stefania Di Rienzo. 57- vjeçari shqiptari tregoi ngjarjen tragjike të së dielës, duke ripërsërit­ur atë që u kishte thënë hetuesve mbrëmjen mes 27 dhe 28 majit. Avokati i tij është shprehur se 57- vjeçari e ka kuptuar veprimin e rëndë që ka kryer dhe ka një ndjenjë të fortë turpi dhe faji ndaj dy djemve të tij 19 dhe 17 vjeç. “Pavarësish­t se ka ripërsërit­ur se gruaja kishte një karakter agresiv, ai është i ndërgjegjs­hëm se nuk duhet ta kishte vrarë dhe se ajo nuk meritonte atë që i bëri”, ka thënë avokati. Mehmeti ka treguar për një martesë të vështirë, me sherre të vazhdueshm­e për shkak të xhelozisë së gruas. Sipas avokatit, ai nuk është përpjekur në asnjë mënyrë që të justifikoh­et për atë që ka bërë dhe është i penduar. Ndërkohë, akuzës së vrasjes me dashje, autoritete­t italiane i kanë shtuar edhe atë të keqtrajtim­it në familje, ndonëse gruaja 52- vjeçare nuk e kishte denoncuar kurrë në polici. Ajo mësohet se kishte kërkuar ndihmë vetëm një herë, por më pas e kishte mohuar faktin se ishte dhunuar nga i shoqi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania