Gazeta Shqiptare

Tenton të vrasë me kallash të dashurin e bashkëshor­tes, arrestohet 30- vjeçari

-

tuar Lumturie Biba, nëna e 15- vjeçares. Të pafuqishëm për të përballuar ekonomikis­ht rritjen e fëmijës, ata e kanë dërguara atë që prej lindjes në jetimore. Nëna minorenes, Xh. Biba nuk mund ta rrisë, ndërsa familja e saj refuzon të përkujdese­t. "Vajza ime nuk mund të mbajë fëmijë, pasi është për vete fëmijë. Sot për sot, ajo nuk është në gjendje të mbajë trupin e saj", u shpreh Lumturia. Ndërkaq, edhe 15- vjeçarja Xh. Biba deklaroi se jeton me frikë nga kërcënimet e vazhdueshm­e të familjes së Ligor Bibës. "Nuk është e drejtë që sot është në burg dhe nesër del. Se 4 vjet nuk janë asgjë. Çfarë ligji qenka ky", tha minorenia.

DËNIMI

Ligor Biba është shpallur fajtor për abuzimin seksual ndaj 15- vjeçares Xh. Biba, ngjarje e ndodhur në fshatin Velçan të Pogradecit. Fillimisht, 54- vjeçari nuk ka pranuar se ka abuzuar seksualish­t me fqinjën e tij. Gjithçka mori rrjedhë tjetër pas lindjes së foshnjës dhe daljes së rezultatev­e të ADNsë, të cilat vërtetuan atësinë e tij. Prokuroria kërkoi 8 vite burg për Ligor Bibën, ndërsa gjykata vendosi ta dënojë atë me 7 vite burg. Por, pasi për muaj të tërë gjatë qëndrimit në paraburgim Biba kishte mohuar autorësinë e ngjarjes, pas daljes së rezultatev­e të ADN- së, ai pranoi fajësinë dhe për rrjedhojë përfitoi edhe uljen e dënimit në masën 1/ 3, çka do të thotë se 55- vjeçari do të vuajë vetëm 4 vite e 8 muaj heqje lirie. Në sallën e gjyqit, Ligor Biba ka pranuar fajësinë, por duke theksuar se akti ka qenë me dëshirën e vajzës, ndërkohë që e gjitha kjo sipas tij ka ndodhur në momentin që ka qenë nën efektin e alkoolit. KUKËS – Një 30- vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Kukësit, pasi ka tentuar të vrasë me kallashnik­ov të dashurin e bashkëshor­tes së tij. Bëhet fjalë për shtetasin Dorian Idrizaj, banues në Tiranë, i cili për motive xhelozie tentoi të vriste 23vjeçarin me inicialet K. K.. Burime zyrtare nga policia vendore bënë me dije se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në lagjen nr. 1 të këtij qyteti. Falë njoftimit në kohë dhe reagimit të shpejtë të bluve, por edhe me ndihmën e banorëve të pallatit është bërë neutralizi­mi i agresorit Idrizaj si dhe sekuestrim­i i armës së zjarrit. "Arrestimi i tij u bë pasi, Dorian Idrizaj ka shkuar në banesën e shtetasit K. K., në lagjen nr. 1, ku prej disa ditësh shtetasi K. K. bashkëjeto­nte me shtetasen E. A., ( bashkëshor­tja e shtetasit Idrizaj). Pas një konflikti verbal mes të dyve, Dorian Idrizaj për motive xhelozie ka kanosur dhe tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin K. K.", thuhet ndër të tjera në njoftimin zyrtar të policisë. Ndërkaq, mësohet se prej kohësh, 30vjeçari ushtronte dhunë ndaj gruas së tij. Madje e kishte përdorur atë edhe si prostitutë në lokalet e natës në Kosovë. Por në momentin kur bashkëshor­tja e tij nisi të bashkëjeto­nte me një tjetër, ai u bë xheloz. Gjithashtu, burimet e mësipërme pohuan se nga të shtënat në ajër nuk ka asnjë person të lënduar. Gjatë ndërhyrjes për kapjen e autorit të ngjarjes, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit tip automatik, 19 fishekë si dhe 9 gëzhoja. Materialet do t'i kalojnë Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprat penale "Kanosja", "Prodhimi e mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit" dhe "Shfrytëzim­i i prostituci­onit".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania