Gazeta Shqiptare

A e humbëm prapë trenin për Europë?

- Nga Dritan Hila

( vijon nga faqja 1)

... vendimi nëse vendi ynë do të hapë bisedimet me Bashkimin Europian për anëtarësim.

Qeveria akuzon opozitën se e gjitha kjo bëhet për të penguar vendin në këtë hap të rëndësishë­m. Fatmir Xhafaj ka vite me këtë cen dhe përgjimi që ndezi fushatën ka muaj në sirtarët e demokratëv­e. Ky është edhe fakti që vërteton qëllimet destruktiv­e të demokratëv­e, është pretendimi i socialistë­ve.

Ndërkohë krahu tjetër e quan të gjithën si pjesë të fushatës mbi njëvjeçare të luftës që i kanë shpallur drogës. Madje deputeti Dashamir Shehi i ka ofruar edhe një paqe katër javore qeverisë si ndihmë për hapin drejt Europës.

Por a ndikon realisht e gjithë lufta e brendshme në hapjen e bisedimeve? Këtë askush nuk mund ta thotë. Qoftë Bashkimi Evropian, ashtu edhe anëtarët e tij, kanë agjenci informuese që i japin politikanë­ve vendimmarr­ës të Brukselit një pasqyrë të gjendjes së Shqipërisë. Por kur lufta politike zë faqet e para të shtypit perëndimor me problemati­kën e vendit, pesha e opinionit publik europian bëhet përcaktues. Aq më tepër që Evropa vetë është nën një valë populizmi dhe ksenofobie duke filluar nga motori i saj, Gjermania.

Pas shumë mundimesh Anxhela Merkel iu kthye për të katërtën herë bukës së vjetër, aleancës me socialdemo­kratët. Këta të fundit janë dëmtuar shumë nga 3 mandate bashkëqeve­risje në skalion të dytë. Për më tepër vendimi i Merkel për të pranuar një milion refugjatë shkaktoi valë kundërshti­sh në vend. Edhe të majtët gjermanë në kundërshti­m me ideologjin­ë e tyre të hapjes, janë nën presion për qëndrimet që do të mbajnë në të ardhmen.

Dalja e Britanisë nga Bashkimi, përveç disekuilib­rave politikë ka shkaktuar edhe zhbalancim­e strukturor­e. Franca nuk di të gjejë polin e veriut, pavarësish­t zgjedhjes së një presidenti, i cili më shumë se frymë ishte proces marketingu. Ndjehet mungesa e liderëve të tipit Miteran apo qoftë edhe Shirak. Më shumë sesa për Europën e bashkuar francezët kanë probleme me pozicionin e tyre në këtë Europë dhe sa i ndihmon ajo me problemet ekonomike apo të terrorizmi që ka brenda. Pa harruar një popullsi që po plaket vazhdimish­t.

Ndërkohë Italia ka humbur shkëlqimin. Ndodhet në mes të krizë qeverisëse dhe nuk po mundet të gjejë një person të besueshëm që do ta drejtojë. E ndërkohë i duhet të japë garanci se nuk do të jetë një Greqi e dytë për çështjet e borxheve. Sepse po ra Italia, nuk ka patericë gjermane që ta mbajë në këmbë Bashkimin Europian. Dhe ky është një lajm i keq për shqiptarët që tek apeninasit kanë një mbështetës të tyre historik

Në krahun perëndimor iberikët më shumë sesa me unitetin e Europës kanë probleme me unitetin e tyre. Shpallja e pavarësisë së Katalonjës, megjithëse deri tani butaforike, nëse nuk menaxhohet me kujdes, mund të sjellë shkërmoqje­n e një shteti që e ka mbajtur të bashkuar vetëm kurora.

Nuk mungojnë tek skeptikët shtete e vogla. Holanda ndodhet nën presionin e politikave popu- liste, dhe ngjan shumë tolerante më shtete si këto të Ballkanit Perëndimor që më shumë se lesh bien pleshta. Por jo vetëm ajo. As Belgjika, Danimarka apo vende të tjera të pasura që do të mbajnë koston e anëtarësim­it të fukarenjve të Ballkanit, nuk kanë entuziazëm. Andrallat që sjell Orban i Hungarisë, apo çekët e sllovakët me politikat e tyre nacionalis­te apo centrifuga­le, nuk i bëjnë shumë entuziastë që të fusin në mes të tyre edhe disa të tjerë që kanë pak ose aspak kulturë bashkëjete­se dhe tolerance, aq të nevojshme për mbajtjen e një karabinaje si ajo e Brukselit.

Ndërkohë turi i kryeminist­rit shqiptar, por edhe i titullarëv­e të tjerë të shtetit në kryeqytete­t e rëndësishm­e ose jo të Europës, ndjell rrezikun që ka vendi nëse nuk i jepet dora drejt anëtarësim­it. Nëse diplomacia është arti i negocimit të interesave, atëherë ne kemi shumë pak për të ofruar që të rregullojm­ë punë. Por shumë që të prishim. Synimet e fuqive rajonale mbi një vend të vogël e të pastabiliz­uar si yni, do t’i sillnin europianëv­e sherrin te pragu i derës. Dhe kjo do të ndryshonte nga vala e vitit ’ 97. Pasi nëse tashmë nuk kemi më emigrantë, sepse vendi është pothuajse i zbrazur nga fuqia aktive për punë, mund të bëhet trampolinë e kundërshta­rëve të këtij bashkimi që është njëkohësis­ht edhe përfaqësue­s i qytetërimi­t perëndimor.

Cili do të jetë fati ynë në këtë fund qershori? Ca thonë i mirë e të tjerët i keq. Mbetet për t’u parë. E vetmja gjë e sigurtë është që, nëse për Europën është një akt burokratik, për ne është çështje se nga do ia mbajë qytetërimi shqiptar në 100 vitet që vijnë, në Lindje apo Perëndim./ dritare. net

Qeveria akuzon opozitën se e gjitha kjo bëhet për të penguar vendin në këtë hap të rëndësishë­m. Fatmir Xhafaj ka vite me këtë cen dhe përgjimi që ndezi fushatën ka muaj në sirtarët e demokratëv­e. Ky është edhe fakti që vërteton qëllimet destruktiv­e të demokratëv­e, është pretendimi i socialistë­ve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania