Gazeta Shqiptare

Reali hedh sytë nga Mauricio Poçetino

-

Zinedin

Zidan shokoi botën e futbollit me dorëheqjen surprizë nga Real Madrid, largimi i francezit ka bërë që shumë trajner të joshën nga stoli i mbretërorë­ve, të paktën shpresojnë që emri i tyre të jetë mes kandidatëv­e. Në Itali kjo dorëheqje ka trazuar jo pak emra si Alegri, Sarri apo Konte, trajner të cilët janë të gatshëm të zëvendësoj­në Zizunë, por në Spanjë dhe Angli kanë një tjetër version: në pole position sipas tyre është tra- jneri i Totenhemit, Mauricio Poçetino. Tekniku i Spërsave pëlqehet shumë nga presidenti Perez, është i mirëpritur pavarësish­t se sapo ka rinovuar kontratën deri në vitin 2023. Sipas "The Sun", në kontratën e firmosur pak kohë më parë ekziston një klauzokë e veçantë, që sipas tyre argjentina­si mund të largohet nëse vjen një ofertë nga një klub i madh jashtë Premier League. Pas "golit" që i shënoi Zidan, Perez është vënë menjëhërë në lëvizje duke i oferuar Poçetinos stolin e Realit. Numri 1 i klubit madrilen është ulur me të besuarit e tij për të hartuar strategjin­ë që do të ndjekin pas largimit të Zidanit dhe pas lamtumirës thuajse të sigurt të Kristiano Ronaldos. Nëse dështon pista Poçetino atëherë Perez do të kthejë vështrimin nga trajnerët italian, një listë e gjatë, e cila kryesohet nga Maks Allegeri. Trajneri i Juvës fitoi shumë pak pas ndeshjes së kthimit në Bernabeu ku Zonja u eliminua vetëm në kohën shtesë pas penalltisë së dyshimtë. Pas Alegrit në radhë vijnë, Sarri dhe Konte, aktualisht që do ta mirëpresin pa asnjë hezitim ofertën për të drejtuar Real Madrid.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania