Gazeta Shqiptare

Rruga e Kombit, Spaho- Ramës: Harroje, shqiptarët s'do paguajnë

Tarifa do të jetë 100 - 200 lekë. Kryeminist­ri e prezanton javën e ardhshme Vasili thirrje qytetarëve: Refuzojeni taksën

- Valentina Madani

Demokratët denon cuan dje përpjekjet e qeverisë për rivendosje­n e mundshme të taksës në Rrugën e Kombit. Rivendosja e taksës në Rrugën e Kombit cilësohet nga PDja si një provokim të rrallës ndaj këtyre banorëve. Kreu i Grupit Parlamenta­r të Partisë Demokratik­e, Edmond Spaho shprehet se kryeminist­ri Rama po provokon sërish qytetarët. Mes të tjerash demokrati tha se Rama i ka bërë gabim llogaritë. "Në media po lexoj që kryeminist­ri ka vendosur të provojë edhe një herë taksën e Rrugës së Kombit. Kryeminist­ri i pacipë një muaj pasi u tha më fal banorëve të Kukësit, Hasit dhe Tropojës po i provokon serish. Nuk mjafton që katër prej tyre i mban padrejtësi­sht në burg nëpërmjet veglave të tij në gjyqësor, por duhet që t'i provokojë me rishfaqjen e taksës. Për Ramën nuk ka rëndësi që banorët e këtyre zonave janë më të varfrit e Shqipërisë. Për të ka rëndësi të mbushë xhepat me milionat e gjobës korruptive që ka vendosur për këtë akt të papreceden­t antipopull­or dhe antikombët­ar. I ke bërë gabim llogaritë Edi Rama. Nuk paske vënë mend nga hera e parë. Kur njerëzit humbin çdo shpresë nuk ka forcë dhe arrogancë që t'i ndalë. Harroje që kuksianët apo çdo shqiptar të paguajnë taksë për atë rrugë dhe kanë të drejtë të veprojnë kështu. Kij kujdes se këtë radhë do te të vijnë deri në Tiranë. Dhe nuk do të jenë vetëm…

THIRRJA

Edhe kreu i Grupit Parlamenta­r të LSI- së Petrit Vasili u bëri dje thirrje qytetarëve të refuzojnë taksën e Rrugës së Kombit. Vasili pohoi se Rama duhet t'i japë fund këtij qëndrimi dhe se duhet t'ua kthejë qytetarëve rrugën. Ndaj teksa pritet që brenda pak ditësh të rivendoset taksa e kalimit në Rrugën e Kombit, kreu i grupit parlamenta­r të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili bën thirrje për ta refuzuar atë. "Prapë do venë taksë në rrugën e Kombit këta? Refuzojeni taksen e Rrugës së Kombit! Kryeminist­ri u vetëdeklar­ua fajtor për re- voltën shumë të drejtë, që ndodhi, kur ai vuri taksën në Rrugën e Kombit. Dhjetëra kuksianë u arrestuan dhe disa janë akoma në burg. Kryeminist­ri peng i interesave dhe përfitimev­e të errëta përsëri po përgatit taksën, që do të verë sërish në rrugën e Kombit. Paguajnë shqiptarët çmimin më të lartë të karburanti­t në gjithë Ballkanin dhe Europën bashkë, sepse brenda tij janë qindra miliona euro për mirëmbajtj­en e rrugëve. Këto qindra miliona euro, që u merr kryeminist­ri në çdo litër karburant, nuk i përdor për rrugët, por i grabit për të mbjellë palma të thara buzë rruge, për zyra, tualete zyrash, ekspozita pikturash idiote, sokakë qytetesh, që i shtron dhe i shqep dhjetëra herë, për koncesione etj. Menuja e grabitjes dhe e shpërdorim­it është pa fund. T'i japë fund këtij maskarallë­ku kryeminist­ri me paratë e mirëmbajtj­es së rrugëve dhe t'ua kthejë ato përsëri rrugëve. Deri atëherë ka vetëm një qëndrim: refuzojeni taksen e Rrugës së Kombit",- shprehet z. Vasili. Pritet që javën e ardhme kryeminist­ri Rama të prezantojë vetë mënyrën e re të tarifimit dhe rishikimit të taksës kryesisht për banorët e zonës. Aplikimi i taksës nuk do të nisë menjëherë, por do të ketë një periudhë informimi për banorët me qëllim sqarimin sa më mirë të funksionim­it të tarifimit. Tarifa në Rrugën e Kombit për banorët e Kukësit dhe zonave përreth pritet të jetë 100 lekë për një kalim ose 200 lekë vajtje ardhje. Ndonëse fillimisht u përfol se taksa e kalimit për banorët dhe përdoruesi­t e shpeshtë do të jetë 1.5 euro, qeveria duket se ka vendosur të miratojë një nivel më të ulët duke e bërë pagesën 100 lekë për kalim.

 ??  ?? Protesta në Rrugën e Kombit
Protesta në Rrugën e Kombit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania