Gazeta Shqiptare

Çelja e negociatav­e me BE, Shqipëria lobon për të bindur Holandën

-

Hapja

e negociatav­e është objektivi kryesor i Sh qipërisë, teksa pritet vendimi i 28 vendeve anëtare të BE në mbledhjen e Këshillit të Ministrave në 28 qershor. Holanda është një shtet me të cilin Shqipëria po bashkëpuno­n në mënyrë të frytshme sa i përket çështjeve të drejtësisë, sigurisë, ekonomisë. ambasadorj­a e Shqipërisë në Holandë, Adia Sakiqi iu përgjigj interesimi­t të ATSH- së në lidhje me ecurinë e procesit të çeljes së negociatav­e dhe qëndrimit të Holandës. "Në mënyrë të vazhdueshm­e janë zhvilluar takime me ministrinë e Jashtme holandeze, në mënyrë të veçantë me parlamenti­n holandez, si dhe janë mbajtur kontakte me përfaqësue­sit e medias holandeze". Deklaroi ambasadorj­a Sakiqi. Gjithashtu, në këtë kuadër, ambasadorj­a thekson se, "kanë zhvilluar takime në Holandë me aktorë të ndryshëm të politikës ministri i Jashtëm i Shqipërisë, ministri i Bujqësisë, Ministrja e Drejtësisë, Ministri i Brendshëm, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, zv/ ministrat e Brendshëm dhe ata të Drejtësisë". Gjithashtu, shton më tej Sakiqi, në Ministrinë e Jashtme të Holandës janë zhvilluar konsultime diplomatik­e bilaterale. "Bashkëpuni­mi në fushën e luftës kundër krimit të organizuar midis autoritete­ve policore të dy vendeve është rritur në mënyrë të ndjeshme dhe përpara një jave është firmosur "Letër of Intent" me Ministrinë për Sigurinë dhe Drejtësinë të Holandës", evidenton diplomatja shqiptare. Një punë intensive është bërë edhe sa i përket bashkëpuni­mit me shoqërinë civile holandeze e cila ka një zë të fuqishëm në vendimmarr­jet politike.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania