Gazeta Shqiptare

Berisha: Rikthehen fatosat e Enverit me shallin e kuq në qafë

Ish- kryeminist­ri nxjerr shifrat: Ku i punësoi Rama 10 mijë shqiptarë në 4 muaj Publikon videon e drejtorit të Arsimit në Berat

- Valentina Madani

Ish- kryeminist­ri Sali Ber isha denoncoi dje për rik thimin edhe njëherë të fatosave e Enverit. Z. Berisha postoi një video ku shkruan se drejtori i Drejtorisë Arsimore në Berat, feston 1 Qershorin me fatosat e Enverit me shamitë kuqe në qafë. Në videon në fjalë shihet se si një grup fëmijësh të vegjël kërcejnë me rastin e 1 Qershorit, ndërkohë që në mes të tyre është kreu i drejtorisë Arsimore në Berat, Selman Hodaj. Ish- lideri i PD- së kujton me ironi festat që bëheshin në kohën e regjimit komunist, ndërsa shkruan se ' janë kthyer fatosat e Enverit'. "Rikthehen fatosat e Enverit! Drejtori i drejtorisë arsimore te Beratit feston 1 qershorin me fatosat e Enverit me shami të kuqe në qafë!",- shkruan Berisha në ' Fb' shoqëruar me videon e qytetarit dixhital.

PUNËSIMI

Duke ironizuar deklaratat e kryeminist­rit Edi Rama, ish- kryeminist­ri Sali Berisha në një postim në rrjetet sociale renditi dje shifrat e shqiptarëv­e që janë punësuar në 4 muaj, por këta janë të gjithë refugjatë sipas ish- liderit të PD. "Ja dhe 10 mijë vendet e punës që krijoi Piktori dështak në 4 muaj! Të dashur miq. Noriega deklaron se në katër muajt që kaluan ka punësuar 10,000 shqiptarë. Unë e di se ju nuk e besoni pasi ai në çdo fjalë nxjerr rrena taze, por kësaj herë ai tha të vërtetën dhe konkretish­t ja vendet ku i punësoi 10 mijë vetë në 4 muaj: 7400 u punësuan refugjatë në Francë. Shqipëria këtë vit zë vendin e parë në botë për punësimin refugjat në Francë të qytetarëve të saj! 2000 u punësuan refugjatë në Gjermani. 1500 u punësuan në Mbretërinë e Bashkuar. 800 u punësuan në Vendet e Ulta. 700 në Suedi dhe Norvegji dhe 2000 të tjerë në SHBA, Kanada, Katar etj. Pra miq, mund themi me te madhe: Sihariq se plasi puna!! Dhe kur plasin të mirat hapua derën! Piktori dështak jo që nuk gënjeu, por nga frika se ju

nuk do ta besoni foli vetëm për një pjesë të shqiptarëv­e të punësuar si refugjatë katër muajt e parë të këtij viti! Ndaj dhe së bashku le t'i themi:

Aferim more Edvin aferim, puna jote s'ka mbarim, s'ka mbarim!", shprehet z. Berisha. Po dje ish- kryeminist­ri Sali Berisha publikoi në faqen

e tij të ' Facebook'- ut detajet nga vizita e kryeminist­ri Rama dy ditë më parë në Belsh. Berisha, bazuar tek dëshmia e qytetarit dixhital,

zbardhi momentet ku duket se si një punonjës vijëzon vendet e parkimit. "Doktor, një ditë para ardhjes së kryenarkos në Belsh",- shprehet

Berisha. Kryeminist­ri Rama ishte i pranishëm në Belsh, bashkë me përfaqësue­s të kabinetit të tij, në kuadër të turit të llogaridhë­nies.

 ??  ?? Pjesë nga videoja e publikuar nga ish- kryeminist­ri Sali Berisha
Pjesë nga videoja e publikuar nga ish- kryeminist­ri Sali Berisha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania