Gazeta Shqiptare

Denoncimi i Boçit: PS kaloi ligjin me 279 nene në 15 minuta

"Robotizëm ekstrem", akuza kolegëve me dokumente

-

Deputeti

i PD, Luçiano Boçi denoncoi dje përmes dokumentev­e parlamenta­r kolegët e maxhorancë­s në Komisionin e Medias. Boçi kujton se jashtë lloj diskutimi dhe konsultimi, një ligj me 279 nene është kaluar në mënyrë të rrufeshme nga deputetët e PS në vetëm 15 minuta. "Kulmi i shpejtësis­ë. Nuk është arritur as nga Ferrari, as Lamborghin­i, as nga Maserati… Jo! Kulmin e shpejtësis­ë e ka kapur… Komisioni ynë parlamenta­r i Edukimit, me vetëm deputetët e mazhorancë­s. A e mendoni? Vetëm për 15 minuta ka miratuar nen për nen, jo pak, por plot 279 nene të ligjit më të gjatë të Vetëm për 15 minuta ka miratuar nen për nen, jo pak, por plot 279 nene të ligjit më të gjatë të sjellë ndonjëherë, atij të "Trashëgimi­së kulturore". Megjithëse për këtë ligj u bënë seanca dëgjimore maratonë, me mendime nga më të ndryshme specialist­ësh, asgjë nuk u pasqyrua.

sjellë ndonjëherë, atij të "Trashëgimi­së kulturore". Megjithëse për këtë ligj u bënë seanca dëgjimore maratonë, me mendime nga më të ndryshme specialist­ësh, asgjë nuk u pasqyrua. Momenti për diskutim dhe

ndryshime të domosdoshm­e është pikërisht kjo fazë e diskutimit. Por robotizimi ekstrem dhe bindja e verbër e deputetëve ka kapur majat. Siç shihet nga proces- verbali i mbledhjes deputetët thjeshtë ngrenë dorën pas pyetjes: Jeni dakort? Normal askush nuk ka guxuar të dalë kundër "vijës". Nuk pyeten siç e lyp rregullorj­a: Pro? Kundër? Abstenim? E më pas të bëhen korrigjime apo rregullime. Lodhen pra! Madje në nene të caktuara as nuk u merret fare dora e dakordësis­ë. Thjesht kalohet ne nenet suksesive. Ky pra është seriozitet­i zero i kësaj mazhorance në ligjet që servir, që po kap kulme të papara!",- shkruan z. Boçi.

 ??  ?? Ish- kryeminist­ri Sali Berisha
Ish- kryeminist­ri Sali Berisha
 ??  ?? Deputeti i PD, Luçiano Boçi
Deputeti i PD, Luçiano Boçi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania