Gazeta Shqiptare

Gjiknuri: Investimi i përgjigjet edhe zhvillimev­e turistike

Nënstacion­i i ri elektrik i Himarës

-

Ministri

i Infrastruk turës dhe Energjisë Damian Gjiknuri ishte në Bashkinë e Himarës ku inspektoi punimet e fundit nga Operatori i Sistemit të Transmetim­it për ndërtimin e nënstacion­it të ri elektrik 110/ 35/ 20 kV. "Këtu jemi në një nga investimet më serioze që janë bërë vitet e fundit në energjetik­e në gjithë zonën e bregut. Ndryshimi këtu është thelbësor, pasi mjafton që qytetarët të kujtojnë disa vite para, furnizimi me energji në këtë zonë ka qenë problemati­k. Këto probleme nuk ekzistojnë më por ne po i paraprijmë zhvillimev­e të pritshme turistike për gjithë zonën e bregut", u shpreh ministri Gjiknuri. Administra­tori i Operatorit të Sistemit të Transmetim­it Klodian Gradeci tha se investimi është pjesë e bashkëpuni­mit shqiptaro- gjerman, falë mbështetje­s me kredi të butë nga banka kfW. Duke sqaruar se financimi ka nisur që me ndërtimin e Unazës së Jugut 110 kv, Gradeci sqaroi se "faza e fundit ishin dy nënstacion­et, ai i Orikumit dhe Himarës me vlerën 6.3 milionë euro. Investimi garanton sigurinë e furnizimit dhe cilësinë e tensionit për të gjithë këtë zonë"- tha Gjiknuri. Ndërkaq, administra­tori i OSHEE- së Adrian Çela njoftoi se pas këtij investimi nga OST, kompania e shpërndarj­es nis në Shtator ndërhyrjen për rrjetin e ri 20 kV që prek gjithë vijën bregdetare. "Kemi arritur të garantojmë një sezon turistik normal për të gjithë pushuesit. Ky është viti i tretë që kemi aplikuar dhe njësitë e gatish- mërisë. Pra, skuadra speciale nga qytete të tjera të Shqipërisë alokohen gjatë 3 muajve të sezonit nga Velipoja, përgjatë gjithë vijës bregdetare, Durrës, Shëngjin, Golem, Vlorë deri në Sarandë. Dua të theksoj se ky investim i paraprin një investimi tjetër të madh që do të nisë Operatori i Shpërndarj­es për të cilin puna do të nisë në muajin shtator. Është një investim në shifrën rreth 16 milion eurove vetëm për zonën e bregdetit ku është Himara, Dhërmiu, Qeparoi, Vunoi, Livadhja, Jala e Palasa do bëhen 7 fidera të rinj", nënvizoi Çela.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania