Gazeta Shqiptare

U rrëzua në Shpellën e Pëllumbasi­t, gjendet pas dy javësh trupi i pajetë i Xhorxho Seferit

Vijojnë hetimet, dyshohet për persona të tjerë të përfshirë në trafikim

-

Pas

më shumë se dy javë kërkimesh është nxjerrë nga palombarët trupi i pajetë i Xhorxho Seferit, i cili u rrëzua në Shpellën e Pëllumbasi­t. Më datë 19.05.2018 në "Shpellën e Pëllumbasi­t" shtetasi Xhorxho Seferi, rreth 20 vjeç, si pasojë e rënies aksidental­e nga gryka e kanionit në ujërat e lumit Erzen humbi jetën, dhe trupi i tij nuk u gjend si pasojë e marrjes nga rrjedha e ujit. Polica bëri me dije se ditën e diel rreth orës 15.00, rreth 1 kilometër larg nga vendi ku shtetasi Xh. S., ra nga lartësia, nga palombarët e Reneas është gjetur dhe është nxjerrë nga ujërat e lumit Erzen trupi i shtetasit Xh. S., rreth 20 vjeç. "Pavarësish­t kërkimeve intensive për një javë rresht nga palombarët e Reneas dhe një grup punonjësis­h të Stacionit të Policisë Farkë në terren shumë të vështirë nuk u bë e mundur gjetja e trupit të 20- vjeçarit. Kërkimet nuk u ndërprenë, por çdo ditë dy Polumbarë të Reneas dhe disa punonjës Policie të Farkës kanë krehur shtratin e Lumit. Rreth 1 km më poshtë vendit ku dyshohej se ishte mbytur, palombarët e Reneas vendosën një rrjetë pritëse me qëllim pengimin e trupit për të mos e marrë rrjedha e lumit. Gjatë ditëve të kërkimit u devijua pothuaj 1/ 3 e rrjedhës së lumit. Sot rreth orës 15: 00, në vendin ku palombarët kishin vendosur rrjetë pritëse, dy palombarë të Reneas kanë gjetur trupin e viktimës. Trupi i viktimës është nxjerrë dhe transportu­ar tek autoambula­nca nga palombarët, punonjësit e policisë të Farkës dhe nga zjarrfikës­it ku po transporto­het për në morgun e spitalit",- thuhet në njoftimin e policisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania