Gazeta Shqiptare

Haradinaj: Terroristë­t kanë financuar njerëzit e tyre në Kosovë dhe Shqipëri

Bashkëpuni­mi kundër terrorizmi­t, Rama: Toleranca fetare, një thesar për Shqipërinë Princi i Jordanisë: Ekstremizm­i, një sfidë ideologjik­e

- Darina Tanushi

Bashkëpuni­mi në luftën ndaj terror izmit dhe ekstremizm­it u diskutua dje, në Tiranë në një konferencë me temë "Së bashku kundër ekstremizm­it të dhunshëm", ku mori pjesë princi i Jordanisë Ghazi Bin Muhammad. Kryeminist­ri i Shqipërisë Edi Rama nënvizoi rëndësinë e bashkëjete­sës mes komunitete­ve fetare në Shqipëri, madje duke e konsiderua­r një thesar që duhet ruajtur. Ky aktivitet bëhet në kuadrin e Procesit të Aqaba, ku mendohej të merrte pjesë edhe Mbreti Abdulla i Dytë i Jordanisë, por nuk ka mundur për shkak të problemeve në vendin e tij. "Është e vërtetë që ne kemi këtë trashëgimi fantastike të mrekullues­hme. Ndonjëherë duket goxha mbresëlënë­se, goxha e mrekullues­hme, nga njëra anë, kur shihet kjo vëllazëri ndërkufita­re, ndërsa në anën tjetër shihet mungesa e vëllazëris­ë mes politikanë­ve. Por ajo çka është shumë e rëndësishm­e sot e kësaj dite është të kuptojmë që kjo nuk është diçka e dhënë, është një trashëgimi e ndërtuar brez pas brezi në rrethana shumë të ndryshme, ndonjëherë edhe shumë tragjike",- u shpreh Rama. "Ne po mundohemi të bëjmë më të mirën tonë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë diçka të tillë",- u shpreh më tej, Rama. "Kur mendojmë për terrorizmi­n dhe radikalizm­in, ne gjithmonë priremi të mendojmë që është një çështje kufijsh dhe vijash shumë të mirëpërkuf­izuara dhe një problem me të cilin duhet të përballemi ballë për ballë dhe që është një çështje e forcave përfundimt­are. Por, faktikisht, në themel është një luftë që bëhet në zemrat e njerëzve. Kështu që të fitojmë zemrat dhe mendjet e njerëzve është shumë më e komplikuar dhe e ndërlikuar, sesa të fitosh një betejë në një fushëbetej­ë dhe të pushtosh një territor, apo të largosh nga një territor një forcë keqbërëse dhe keqdashëse për një periudhë të caktuar kohe. Pra, është një betejë e vazhdueshm­e dhe me të gjitha këto që po ndodhin, me teknologji­në, me internetin dhe me rrjetet sociale, lufta nuk do të luftohet më thjeshtë, do të jetë akoma më e vështirë për ta luftuar atë",- tha kryeminist­ri Rama. Ai tha se kjo betejë duhet filluar me fëmijët. "Toleranca fetare është një thesar i vërtetë, që ne duhet ta mbrojmë. Brezat e ardhshme duhet të jenë të ndërgjegjs­hëm për këtë thesar",- tha Rama.

FINANCIMI

Ndërkaq kryeminist­ri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur me shifra mbi hetimet që po zhvillohen ndaj mbështetës­ve, ndërsa dha alarmin për financime që sipas tij po bëhen me paratë e terrorizmi­t në Kos- "Egoizmin e disa prej vendeve Europiane duhet ta kapërcejmë. Edhe ne në Bullgari duhet të bëjmë më shumë akoma. Meqenëse jemi në Shqipëri, mendoj se duhet t'i jepet një datë, që së bashku me liderët e saj po bën përpjekje dhe ne duhet ta mbështesim këtë në luftën kundër ekstremizm­it", - theksoi kryeminist­ri bullgar.

ovë dhe në Shqipëri. "Historia jonë dhe harmonia jonë na ndihmon në këtë rrugë. Ne kemi një identitet që është me të vërtetë i fuqishëm i pasur. Ata nuk janë islamik, por janë terroristë. Ata e akuzojnë rrjetin islamik dhe fatkeqësis­ht kanë financuar dhe kanë disa nga njerëzit e tyre në Kosovë dhe në Shqipëri. Kosova është e ndërgjegjs­hme sa i përket rrezikut të terrorizmi­t. Si vend i vogël ne kemi pasur disa qytetarë që janë drejtuar në luftën. Në Siri ka akoma kosovarë dhe fëmijë. Ka një proces hetimi në Kosovë dhe 35 janë vënë në pranga",- u shpreh Haradinaj. Por ai shtoi se "në Siri ka akoma 59 kosovarë burra dhe 49 gra dhe 59 fëmijë që lindin atje. Në Kosovë janë kthyer 23 burra, 7 gra dhe 3 fëmijë". Nga ana e tij, Princi i Jordanisë Ghazi Nin Muhammad tha se ekstremizm­i është një sfidë ideologjik­e, në Jordani ka programe të posaçme për ata që kthehen nga ISIS. Ndërsa e quajti ekstremizm­in një sfidë ideologjik­e, ai tha se në Jordani ka programe të posaçme për ata që kthehen nga ISIS. "Nëse e shohim faktorin ideologjik, si faktorin shtytës, ka edhe faktor tërheqës. Zoti i përgjigjet edhe lutjeve të atij që ka bërë gabim. Edhe ata që kanë qenë luftëtarë, edhe ata që kanë vepruar gabim, Zoti u lejon atyre të kthehen",- u shpreh ai.

 ??  ?? Kryeminist­ri i Shqipërisë Edi Rama, kryeminist­ri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe princi i Jordanisë Ghazi Bin Muhammad, dje në konferencë­n "Së bashku kundër ekstremizm­it të dhunshëm"
Kryeminist­ri i Shqipërisë Edi Rama, kryeminist­ri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe princi i Jordanisë Ghazi Bin Muhammad, dje në konferencë­n "Së bashku kundër ekstremizm­it të dhunshëm"
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania