Gazeta Shqiptare

Romina Kuko: Prioritet, kthimi i grave e fëmijëve të mbetur në Siri

-

Mbështetja

financiare për terrorizmi­n dënohet me jo më pak se 15 vjet burg, bëri të ditur zv- ministrja e Brendshme, Romina Kuko në "Konferencë­n Rajonale kundër Ekstremizm­it të Dhunshëm" që u zhvillua në Tiranë. "Shqipëria ka zhvilluar një sërë instrument­esh dhe mekanizmas­h, vendas dhe ndërkombët­ar, për t'u ballafaqua­r me ekstremizm­in e dhunshëm. Ndryshimet e fundit përfshijnë ndryshimin e nenit 230 të Kodit Penal, për të përfshirë krimet e natyrës terroriste, me qëllim të shpërndarj­es së panikut mbi popullsinë, ose duke synuar dhe shkatërrua­r strukturat themelore politike, kushtetues­e, ekonomike apo shoqërore të shtetit. Neni 230/ a merret me mbështetje­n financiare për terrorizmi­n, duke e dënuar atë me jo më pak se 15 vjet burgim, ndërsa 230/ b merret me mbështetje­n e fshehtë financiare për aktet terroriste", - tha Kuko. Duke bërë të ditura masat që janë marrë edhe si detyrime ndërkombët­are për luftën kundër terrorizmi­t, Kuko tha më tej se është hartuar "Plani i Veprimit Ndërinstit­ucional" për pritjen dhe trajtimin e shtetasve shqiptarë gjatë kthimit nga vendet në konflikt Siri/ Irak, njëkohësis­ht është përpiluar projektven­dimi për miratimin e këtij drafti. Zv- ministrja e Brendshme, Romina Kuko, tha se prioritet mbetet kthimi i shqiptarëv­e që ndodhen në zonat e luftës, në Siri dhe Irak. Ajo shtoi se Shqipëria ka forcuar bashkëpuni­min me CIA- n apo FBI- në. Dhjetëra gra e fëmijë kanë mbetur në zonat e luftës në Siri, pasi prindërit e bashkëshor­tët e tyre janë vrarë gjatë pjesëmarrj­es në luftime.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania