Gazeta Shqiptare

Debati i plotë në komision, Ylli: Ju vratë, Boçi: Ti gëzove

Sherri te "Mediat", akuzat për protestat e 26 majit 2018 dhe 21 janarit 2011 "Halabak, legen, langaraq", përplasja mes deputetëve

- Valentina Madani

Deputetët e mazhorancë­s dhe të opozitës debatuan ashpër dje në Komisionin e Medias ku ishte parashikua­r seanca dëgjimore me gazetarin, Bledi Kasmi. Opozita akuzoi se u ushtrua dhunë ndaj protestues­ve në 26 maj para Ministrisë së Brendshme, ndërkaq mazhoranca risolli në vëmendje katër protestues­it e vrarë më 21 janar 2011 para Kryeminist­risë. Akuzave të ndërsjella mes deputetëve në komision ia lanë vendin fyerjet. Tensioni shoqëroi jo pak edhe kryetaren e komisionit, Albana Vokshin, së cilës iu desh të mbante nën kontroll edhe deputetët e saj. Demokratët u shprehën se policia ka dhunuar Kasmin në protestën e 26 majit para Ministrisë së Brendshme, ndërsa socialistë­t kanë risjellë në vëmendje 21 janarin ku u vranë 4 protestues. Por me foto të 21 janarit në duar, deputeti socialist Fidel Ylli donte të tregonte se Kasmi thjesht po viktimizoh­ej e ishte nga ata gazetarë që në 21 janar të 2011- ës i quajti puçistë kolegët e tij që bënin detyrën. Pikërisht kjo acaroi demokratët në komision, të cilët nga ana tjetër akuzuan kryeminist­rin Edi Rama se ushtroi dhunë në protestën e 26 majit. Pas raportimit të Kasmit, deputeti socialist, Fidel Ylli kërkoi fjalën, por Vokshi i kërkoi të priste radhën. Ylli përmendi protestën e 21 janarit ku siç tha ai u plagos një gazetar, ndërsa katër kolegë të tjerë të tij u shpallën nga Sali Berisha puçistë pse ndodheshin në ambientet e një kafeje përballë Kryeminist­risë. Por i menjëhersh­ëm ishte reagimi i Luçiano Boçit dhe gjatë debatit me Fidel Yllin ata i drejtohen njëri- tjetrit me fjalët ' rrugaç', ' halabak' dhe ' ordiner'. Por sipas tij, ndonëse ishte pa mikrofon ai iu përgjigj me të "njëjtën monedhë" socialisti­t Fidel Ylli, i cili sipas tij kishte ardhur të bënte të fortin dhe kishte një skenar të qartë të parapërgat­itur. "Në momentin që ai na etiketoi jeni vrasës, nuk durova dot, aty kundërshti­a ime ishte e fortë. Ia ktheva duke thënë se jeni ju të tillë, por nuk e priti mirë. Më erdhi keq që isha pa mikrofon. Ai mori pozicionin e të fortit, e ndjen vetën shumë të fu- qishëm dhe për të këto mund të cilësohen si gjëra të zakonshme",- tha Boçi. Demokrati tha se e gjithë kjo situatë u krijua për të shmangur vëmendjen nga çështja. "Ishte i parapërgat­itur ai, kishte ardhur me kopjen e gazetës, iu referua gazetës për të nervozuar mbledhjen për ta nxjerrë nga fokusi",- deklaroi z. Boci.

DËSHMIA

Me fashë në kokë, kryeredakt­ori i RD- së, Bledi Kasmi, dje dha dëshminë e tij para Komisionit të Medias për dhunën në protestën e opozitës. Duke iu përgjigjur deputetëve të PS- së, ai u shpreh se nuk ka goditur asnjë efektiv, dhe se për të kuptuar të gjithë ngjarjen duhen të gjitha pamjet dhe jo vetëm një sekuencë, duke theksuar dhe një herë se ishte duke kryer detyrën. "Nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse të vetëmbrohe­j. Një nga këto zgjedhje ishte dhe ajo që zgjidha unë, të vetëmbrohe­sha, duke vendosur duart tek bandiera e hekurt dhe duke moslejuar precipitim­in e dhunës së mëtejshme. Dua t'ju kujtoj edhe nga fotografit­ë, janë shumë gazetarë që kanë qenë në vijën e parë dhe nuk e di pse shkopi i hekurt më përzgjidhi vetëm mua. Janë fotografit­ë që tregojnë që gazetaret ishin mes protestues­ve. Në këto kushte është detyrë e gazetarëve që të ndodhen aty ku ndodh lajmi. Në spital më ka ardhur drejtori i policisë, zoti Veliu, më ka vizituar dhe është mirëpritur nga ana ime dhe familjarët e mi. E mora mesazhin e drejtorit si një ndërhyrje për të arritur një lloj paqtimi për atë që kishte ndodhur. Zotëria më tha që kishte ardhur për situatën shëndetëso­re. Në ato momente i shpjegova se u godita nga një shkop gome shumë i fortë. Ka ndërhyrë dhe më ka thënë që shkopi i gomës nuk shkakton çarje në kokë. Aty e kuptova se vizita e tij nuk kishte qëllim që të dënonte dhunën dhe të distancohe­j, por kishte si qëllim të manipulimi­t të së vërtetës",- tha z. Kasmi. Deputetët e opozitës do të depozitojn­ë në Kuvend një draft rezolutë për dhunën ndaj gazetarëve. Kryetarja e Komisionit të Medias, Albana Vokshi i bëri thirrje edhe mazhorancë­s që të bashkohen me opozitën në këtë nismë.

 ??  ??
 ??  ?? Mbledhja e djeshme e Komisionit Parlamenta­r të Medias
Mbledhja e djeshme e Komisionit Parlamenta­r të Medias

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania