Gazeta Shqiptare

Merrnin drogë nga shqiptarët, arrestohen ultrasi i Milanit dhe roja e sigurisë së Interit

Operacioni Mongolfier­a nisi në mars të vitin 2016. Ja roli i Massimo Mandellit Shkatërroh­et "Klani i të gjashtëve". Sekuestroh­en 250 kg kanabis, u trafikua me kamionnga Shqipëria

-

Luca Lucci, i cili konsi derohet nga prokurorët si një nga kapot e organizatë­s së trafikut të drogës është arrestuar dje në Milano. "La Gazetta dello Sport" shkruan ndër të tjera se 37- vjeçari është edhe një nga tifozët më të zjarrtë të skuadrës së Milanit, një ultras. Sipas mediave të vendit fqinj, ai ishte pritësi i drogës së klanit "Shën Xhovani i gjashtë" dhe furnizohej nga shpërndarë­sit shqiptarë.

Operacioni antidrogë për kapjen e tij u zhvillua mëngjesin e djeshëm nga policia milaneze, ndërsa dhe kishte si pikësynim kapjen e 23 personave. Mësohet se gjatë këtij operacioni u arrestuan 15 persona, 2 ishin në paraburgim, 4 ishin jashtë Italisë, ndërsa dy janë ende në kërkim. Në pranga ra edhe Massimo Mandelli, një nga steëard- ët e Interit ( punonjës privat i sigurisë) i angazhuar gjatë ndeshjeve të Interit në San Siro. Sipas hetuesve, roli i tij brenda kësaj organizate, ishte shumë më kompleks.

"KLANI I TË GJASHTËVE"

Hetimi për të mbërritur në gjurmët e këtij klani ka ndjekur dy vija kryesore, një shqiptare dhe tjetra italiane. Sipas rindërtimi­t të skemës nga hetuesit milanezë, Luca Lucci rezulton të jetë kapoja i fundit i mbetur në Milano dhe kishte rolin kyç në koordinimi­n me trafikantë­t shqiptarë. Ai ishte kthyer në pikë referimi për shqiptarët, madje ia kishte ndryshuar edhe emrin klanit nga "Klani

i të Gjashtëve" në "Shën Xhovani i Gjashtë", një vend ku mblidheshi­n trafikantë­t e zonës së Jugut të Milanos që shërbente edhe si qendër për

takime javore, por edhe si vend ku grumbulloh­ej malli i ardhur nga Shqipëria. Kohët e fundit, pikërisht aty policia kishte mundur të

kapte një kamion me 250 kg drogë nga Shqipëria.

OPERACIONI

Operacioni Mongolfier­a ka nisur në 24 mars të vitit 2016- të pas arrestimit të Davide Palizza ( në atë kohë i padënuar), i cili u kap me një kg marijuanë dhe me disa telefona celularë. Gjatë këtyre dy viteve hetuesit e këtij operacioni rindërtuan rrugët e mundshme nga kalonte hashashi dhe kokaina drejt Milanos. Në dy vjet hetime u vunë nën përgjim 140 telefona, përveç rasteve të shumta të kartave SIM që aktivizohe­shin vetëm njëherë e pastaj shkatërroh­eshin. Në këto dy vite raportohet të jetë kapur më shumë se 600 kg hashash dhe kokainë që vinte nga Shqipëria, Spanja dhe Kalabria. Gjatë mëngjesit të djeshëm në kuadër të këtij operacioni mësohet se janë sekuestrua­r edhe 5 kg të tjera droge.

ROLI I MASSIMO MANDELLIT

Pozita e Massimo Mandellit, steward- it të Interit ndryshonte nga ajo e Luca Lucci- t. Ky i fundit sipas hetuesve merrej me pjesën italiane të trafikut. Ai merrej me shpërndarj­en e mallit nëpër qytet dhe shërbente si urë lidhëse mes Luca Luccit dhe trafikantë­ve të tjerë italianë ku ky i fundit mund të besonte mallin. Në krye të grupit të tij qëndronte Luca Boscherino një 33vjeçar nga Vibo Valentina.

 ??  ?? Ultrasi i Milanit, Luca Lucci
Ultrasi i Milanit, Luca Lucci
 ??  ?? Operacioni antidrogë në Milano
Operacioni antidrogë në Milano

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania