Gazeta Shqiptare

Përgjysmim tarifash për lejet e qëndrimit të emigrantëv­e në Greqi

Ndërmjetës­i në Ministrinë e Emigracion­it: Sigurimi i brezit të dytë, nga prindërit Fatos Malaj: Ja kur do të hyjnë në fuqi ndryshimet

-

Brenda 3 muajsh pritet që të ndry shojnë tarifat e lejeve të qëndrimit për të gjithë emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi. Disa ditë më parë, Ministria e Emigracion­it ka depozituar një amendament në parlamenti­n grek ku ka kërkuar reduktimin deri në 62% të këtyre lejeve. Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", Fatos Malaj, ndërmjetës ndërkultur­or në Ministrinë e Emigracion­it dhe drejtues i organizatë­s së emigrantëv­e "Arogji - Përkrahja" tregon se deri më tani emigrantët në Greqi paguajnë shumë më tepër se vendet e tjera të Bashkimit Europian. Më tej, Malaj thekson se ky ndryshim do të bëhet për lejen e rezidentit afatgjatë ( epi makron); lejen unike; kartën blu; lejen e qëndrimi për bashkim familjar; për studime; si dhe për kërkime. Gjithashtu, një tjetër masë mjaft e favorshme që pritet të hyjë në fuqi pas votimit të amendament­it nga parlamenti grek, lidhet me brezin e dytë të emigrantëv­e. Sipas ligjit ekzistues, pas moshës 18 vjeç, ai duhej të bënte siguracion privat që të merrte leje qëndrimin, ndërsa me ndryshimet atë mund ta sigurojë njeri nga prindërit.

Disa ditë më parë, Ministria e Emigracion­it ka dërguar një amendament në parlamenti­n grek. Në çfarë konsiston ky amendament?

Në parlamenti­n grek është depozituar këto ditë një amendament për uljen e tarifave të lejeve të qëndrimit. Amendament­i, që pritet të votohet javën e ardhshme, redukton në mënyrë të ndjeshme tarifat për një sërë lejesh qëndrimi, duke favorizuar një numër mjaft të madh emigrantës­h.

Cilat janë disa prej lejeve të qëndrimit, tarifat e së cilave pritet të reduktohen?

Bëhet fjalë për lejet e nxjerra sipas udhëzimeve europiane, për të cilat emigrantët në Greqi paguajnë shumë më tepër se në vendet e tjera të unionit. Këto leje janë: leja e rezidentit afatgjatë "Pas miratimit të amendament­it, për këto lloj lejesh do të paguhet 5062% më pak nga sa emigrantët duhet të paguajnë deri tani. Pagesa për gjithë lejet europiane do të unifikohet dhe do të jetë 150 euro për çfarëdo lloj lejeje dhe pavarësish­t afatit",- thotë Malaj. ( epi makron); leja unike; karta blu; leje qëndrimi për bashkim familjar; për studime; dhe për kërkime.

Sa parashikoh­et të ulen tarifat për lejet e sipërpërme­ndura?

Pas miratimit të amendament­it, për këto lloj lejesh do të paguhet 50- 62% më pak nga sa emigrantët duhet të paguajnë deri tani. Pagesa për gjithë lejet europiane do të unifikohet dhe do të jetë 150 euro për çfarëdo lloj lejeje dhe pavarësish­t afatit.

Pse erdhi propozimi për ndryshimin e pagesave për lejet e qëndrimit?

Qeveria greke e paraqiti amendament­in pas paralajmër­imeve nga Komisioni Europian se Greqia do të mund të penalizohe­j për shkak se aplikon tarifa shumë të larta për lejet e qëndrimit europiane. Në arsyetimin që shoqëron tekstin e amendament­it, thuhet ndër të tjera se konsideroh­et se shuma 400 euro për lejen e rezidentit afatgjatë, si dhe shumat që variojnë midis 150450 euro për nxjerrjen e lejes unike, "kartës blu", lejet e qëndrimit për bashkim familjar, studime apo kërkime, nuk respektojn­ë parimin e reciprocit­etit dhe përbëjnë pengesë për ushtrimin e të drejtave për- katëse nga shtetasit e vendeve të treta.

Cilat janë tarifat e lejeve që do të mbeten të pandryshue­shme?

Vlen të theksoj për të gjithë emigrantët shqiptarë në Greqi se mbeten të pandryshua­ra tarifat për lejet kombëtare. Ndër këto leje përfshihen: ajo 10 vjeçare, leja për arsye të jashtëzako­nshme dhe leja e qëndrimit e brezit të dytë.

Në amendament thuhet se do të ketë ndryshime pozitive edhe për siguracion­in e brezit të dytë. Ku konsistojn­ë këto ndryshime?

Një tjetër masë mjaft e favorshme lidhet me brezin e dytë të emigrantëv­e. Sipas ligjit ekzistues, pas moshës 18 vjeç, ai duhej të bënte siguracion privat që të merrte leje qëndrimi. Tashmë atë mund ta sigurojë njeri nga prindërit. Si do të kryhet kjo procedurë? Fëmijët e shtetasve të vendeve të treta që kanë mbushur moshën 18 vjeç, do të vazhdojnë të sigurohen nga njeri prej prindërve, kur të rinovojnë lejen e qëndrimit, qoftë për studime, qoftë si brezi i dytë apo leje autonome, përderisa plotësojnë kushtet ngjashëm siç veprohet edhe për shtetasit grekë. Në rast se prindi ka humbur siguracion­in për shkak të krizës ekonomike, atëherë do të zbatohen dispozitat e nenit 31 paragrafi 3 të ligjit 4452/ 2017. Kujtojmë se neni në fjalë përcakton që personat e prekur nga kriza përfitojnë siguracion të plotë ( falas) mjekësor dhe farmaceuti­k.

Kur pritet të hyjnë në fuqi këto ndryshime për emigrantët shqiptarë që jetojnë në shtetin helen?

Pas votimit të amendament­it ( pritet javën e ardhshme), të gjitha ndryshimet do të hyjnë në fuqi pas tre muajsh.

Cilat janë disa nga ndryshimet pozitive të bëra në ligjin e emigracion­it?

Te ndryshimet pozitive përfshihet edhe njëjtësimi i institucio­nit të martesës me bashkëjete­sën e vërtetuar; si dhe përfshirja në mundësinë e bashkimit familjar. Bashkimi familjar mund të realizohet si pjesëtar i familjes së shtetasit grek/ shtetasit europian përveç bashkëjetu­esit edhe i fëmijëve dhe prindërve të një kategorie tjetër, që referohet në ligj si "çdo pjesëtar tjetër i familjes së qytetarit grek apo i bashkëshor­tit/ bashkëjetu­esit tjetër, pavarësish­t nënshtetës­isë, përderisa ky person ka përkujdesj­en e qytetarit grek apo të bashkëshor­tit/ bashkëjetu­esit. Në mundësinë e bashkimit familjar të qytetarëve të vendeve të treta përveç bashkëshor­tit/ es dhe fëmijëve të mitur apo fëmijëve deri 21 vjeç, edhe të afërmit e bashkëshor­tit/ es, domethënë prindërit e tyre shtetas të vendeve të treta për të cilët do të mund tashmë të aplikohet për bashkim familjar, në varësi të kritereve që do të vendosë ligji. Sa u përket aplikimeve që faktikisht janë bërë, ligji përcakton se ato do të shqyrtohen me kriteret e ligjit të mëparshëm. Edhe ky ishte një propozim i organizatë­s "Arogji", që, gjithashtu, u paraqit gjatë seancës në komisionin parlamenta­r.

 ??  ?? Fatos Malaj, ndërmjetës ndërkultur­or në Ministrinë e Emigracion­it
Fatos Malaj, ndërmjetës ndërkultur­or në Ministrinë e Emigracion­it
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania