Gazeta Shqiptare

Ata po vijnë

-

jatë harkut kohor prej një viti e ka kthyer në akute këtë krizë menaxhimi, si dhe ka rritur peshën dhe profilin gjeopoliti­k të Shqipërisë në këto momente, ku vëmendja e publikut dhe politikës në përgjithës­i është te hapja e negociatav­e. Por, dukshëm, në kalkulimet politike të Berlinit dhe Vjenës më shumë figuron roli dhe mundësia që ka Shqipëria për të ndaluar këtë fluks, ku më së fundmi këta refugjatë të gjorë denjuan të hedhin sytë edhe nga ne, se sa patetizmat e kryerjes së reformave të nisura dhe pabitisura, që si gjithnjë përfundojn­ë në kalendat greke përpara se të kenë progres kalendarik në agjendat publike. Është kjo edhe arsyeja kryesore e pritjes nga ana e kancelarit Kurz të kryeminist­rit Rama, se sa ndonjë mbështetje krahëhapur për ciklin reformator të liderit global. Pavarësish­t kësaj, Shqipëria duhet të bëjë përgatitje serioze për një temë që ndonëse pjesërisht e fshehur nga debati publik, ka rrjedhoja të rëndësishm­e përsa i përket debatit etik, human, ekonomik, social dhe kulturor dhe është politikish­t mjaft sensitive.

Janë mbi 65 milionë njerëz sot anembanë globit të zhvendosur brenda kufijve ( rreth 12 milionë syresh) apo jashtë kufijve të tyre kombëtarë si shumica, pjesa më e madhe e të cilëve janë ose refugjatë lufte, ose emigrantë ekonomikë. Pa harruar këtu me miliona të tjerë viktima të trafikimit të qenieve njerëzore, nga të cilët e pësojnë më shumë gratë e fëmijët, një lloj holokausti i spastrimev­e nacionale apo kulturore në kohë paqeje. Rreth 74 milionë njerëz në mbarë botën sot kërcënohen me kriza urie të shkaktuara nga konflikti apo mungesa e stabilitet­it politik në vendet e origjinës. Për të mos folur këto për zona të tëra që kërcënohen nga rreziku i thatësirës, nga burimet e pamjaftues­hme natyrore apo fenomene të tjera që lidhen me ngrohjen globale apo jo.

Ndërkohë, me gjithë vëmendjen kryesore që ka marrë Lindja e Mesme gjatë viteve të fundit për shkak të konfliktev­e në Irak dhe Siri, janë rreth 900 milionë afrikanë, kryesisht nga Afrika nën- sahariane priten të zhvendosen deri në 2050- ën sipas të dhënave nga studiues të lëvizjeve demografik­e dhe kjo valë u bashkëngji­tet flukseve migratore të Lindjes së Mesme apo Afrikës Veriore apo shteteve si Pakistani dhe Afganistan­i, prej nga kanë ardhur flukset kryesore të refugjatëv­e dhe azilantëve politikë në vitet e fundit. Këto shifra janë jashtëzako­nisht shqetësues­e se destinacio­ni i tyre kryesor ku mbi tre të katërtat janë të destinuar të mbërrijnë është Europa dhe rruga për në BE kalon kryesisht nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Një pjesë e mirë e tyre që do të mbërrijnë deri në 2050- ën, ku ndoshta deri atëherë do të kemi hyrë në BE, do synojë ta kthejë në stacion përfundimt­ar me status azilanti qëndrimin në këto vende, përfshirë Shqipërinë. Por a është i përgatitur vendi ynë për flukse të tillë?

Siç e thamë në krye të herës, së fundmi Shqipëria vihet për herë të parë qysh nga fillimi i konfliktit sirian në hartën e vendeve transit, pasi deri tani për arsye konjukture gjeografik­e apo ironie praktike të një vendi që eksportin kryesor të produkteve të viteve të tranzicion­it ka pasur trafikimin, këta migrantë duket se qëllimisht apo jo e injoruan rrugëkalim­in nëpër Shqipëri, duke na kursyer një hall tjetër. Ky fat ndoshta nuk ka për të zgjatur ad infinitum dhe është koha që vendi të përgatitet për një debat adekuat në këtë lëmë, i cili nuk mund të lërë indiferent as politikën kombëtare, duke qenë se kancelarit­ë ndërkombët­are dhe agjencitë europiane janë vënë tashmë në lëvizje dhe e shohin me shqetësim këtë punë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania