Gazeta Shqiptare

Panuçi: S'kishim benzinë, shkarkimin nuk e mendoj!

Italiani flet në një intervistë dhënë në orët e vona të natës për faqen e FSHF- së në youtube Premtoi një Shqipëri sulmuese, por pranon "black out"- in

-

ndeshje në krye të stolit kuqezi, 8 forma cione të ndryshme të servirura nga Kristian Panuçi. Natyrisht që kur sheh këtë bollëk lojtarësh, mendimet që të vijnë në kokë janë dy: ose trajneri italian po vijon me sukses revolucion­in e tij, ose Kombëtarja është në kolaps dhe ish- ët e suksesshëm nuk po zëvendësoh­en dot. Natyrisht, shpresojmë të mos jetë kjo e dyta, por duke parë rezultatet e fundit është e kotë ta fshehësh dyshimin!

Por trajneri i Kombëtares, Krisian Panuçi foli për kanalin zyrtar të FSHF- së në "Youtube" për humbjen e thellë ndaj Ukrainës, duke analizuar me detaje këtë disfatë dhe gjendjen jo të mirë të skuadrës. Tekniku italian kërkon të largojë panikun dhe premton që skuadra do të rikthehet si më parë, me rikthimin e të gjithë lojtarëve. Kujtojmë që trajneri Panuçi nuk u lejua nga tifozët shqiptarë, që të jepte prononcimi­n pas ndeshjes. Ata i kërkuan trajnerit të largohej duke përmendur emrin e De Biazit.

Mister, skuadra nuk funksionon, nuk arrin ta ndezë zjarrin, çfarë nuk shkon?

Asgjë kaq e rëndë dhe kaq katastrofi­ke, sikurse duan që të duket. Kemi zhvilluar dy ndeshje shumë negative, sepse skuadrës i kishte mbaruar benzina. Kishim shumë vështirësi, sepse ne nuk jemi Brazili apo Franca. Jemi pa Bashën, Xhakën, Memushajn, Grezdën, Sadikun. Mavraj ka 5 muaj që nuk luan, Memolla, gjithashtu, kishte 5 muaj pa luajtur. Ukraina kishte të gjithë lojtarët e Shaktarit dhe të Dinamos së Kievit, pra kishte tjetër cilësi. Në këto momente, nëse nuk rikuperojm­ë të gjithë lojtarët e rëndësishë­m, vuajmë shumë. Jam mëse i bindur që kur të rikthehen futbollist­ët e rëndësishë­m, ata që fituan në Turqi, ata që zhvilluan ndeshjen kundër Italisë dhe ata që gjuajtën drejt portës së Spanjës plot 15 herë, atëherë do të jemi konkurrues.

Kombëtarja e dy ndeshjeve të fundit nuk ishte e tillë. Pse duhet të mendojmë që do të përmirësoh­emi në të ardhmen, kur pas humbjes 3- 0 me Kosovën, u mposhtëm 4- 1 edhe me Ukrainën?

Sepse skuadra gjithmonë ka bërë mirë, sepse në fund të sezonit lojtarët ishin shumë të lodhur. Kishin pushuar për 15 ditë, pastaj erdhën në kombëtare. Nuk më pëlqen të

Në katër muajt e fundit, Cikalleshi ka luajtur shumë më tepër se Sadiku. Ishte e drejtë që të thërrisja atë që kishte më shumë minuta në këmbë. Por në ardhmen, nëse do të luajë, do të grumbulloh­et. Je i trishtuar? I keqardhur, sepse kemi humbur. Duhet të presim dy muaj për ndeshjet e tjera, por jam i bindur se, kur të jemi të gjithë bashkë, do të bëjmë një skuadër të mirë dhe do të provojmë të shkojmë në Europian.

Gazetarët pretendojn­ë se ndoshta nuk po merrni përgjigjet e duhura nga skuadra. A ju kuptojnë futbollist­ët?

Në këto dy ndeshjet e fundit ishte e vështirë, sepse ishin me pushime. Për mua ishte shumë e vështirë t'u ndizja dritën. Nuk ia dola, sepse u kishte mbaruar benzina. Gjithsesi, jam i bindur që skuadra më ndjek dhe se në shtator do të jetë krejt ndryshe.

Jeni shprehur se lojtarët kanë talent, kanë potencial, por kjo nuk po shihet…

Nuk është se nuk po shihet, por nuk kishim gjysmën e formacioni­t titullar. Ne jemi ekip kombëtar, por nuk kishim shumë lojtarë të rëndësishë­m si Xhaka, Grezda, Memushaj, Basha. Mavraj ka 5 muaj që nuk luan dhe në nivel ndërkombët­ar këto gjëra peshojnë shumë.

Të gjitha pyetjet lidhen për një mbrojtje me shumë probleme…

Në këto momente kemi shumë problem, sepse mund të bëjmë pak ndërrime. Kemi Ajetin, që nuk luan te Krotone, Veseli ka luajtur një ndeshje në muajin e fundit, Mavraj 5 muaj pa luajtur. Shpresoj që Mavraj të gjejë shumë shpejt një ekip të ri, sepse është shumë i rëndësishë­m për ne dhe duhet të luajë.

Kështu siç po shkojnë gjërat, e ndihesh i rrezikuar?

Për momentin, absolutish­t jo, sepse kemi ekuilibrat e duhur për të kuptuar që në nëntor gjërat shkonin mirë, me Norvegjinë, brenda ndeshjes. Nëse mendojmë që duhet t'i fitojmë të gjitha ndeshjet, atëherë gabojmë gjithçka. Nëse jemi të gjithë të bashkuar, atëherë mund t'ia dalim. Mund të humbasim, edhe të fitojmë. Nuk e mendoj aspak këtë rrezik, jam shumë i bindur në punën time.

Si mund të humbasim 41 pa marrë një karton të verdhë?

Për këtë i pyeta edhe lojtarët në dhomat e zhveshjes. Pati shumë pak grintë, sepse lojtarëve iu mungonte forca. Kemi luajtur më mirë me Ukrainën se ndaj Kosovës. Ukraina është shumë më e fortë se Kosova, kjo na bën të kuptojmë shumë gjëra.

Por diçka mungon kësaj skuadre… I mungonin 7 lojtarë. Jo vetëm për sot. Përkundraz­i, në Turqi kishim "fenomenë". Ishim një skuadër e madhe, që luante dhe dëfrente. Tani mungojnë 7 futbollist­ë nga ajo skuadër. Sot mungon gjithçka.

Pas miqësores me Kos- pse kanë ardhur këto humbje, duke e ditur që kjo nuk është Shqipëria ime. Mund të humbasësh, por jo pa luftuar. Jam i bindur se në të ardhmen do të rigjej Shqipërinë time. Nuk më mbetet gjë tjetër, veç të qëndroj në qetësi, të punoj dhe të shpresoj që të rikuperoj futbollist­ët e mi. Do të vijojë puna? E përse nuk duhet të vijojë?

E kam fjalën për udhëtimet që duhet të bëni për të parë lojtarë.

Duhet të shoh edhe 2- 3 lojtarë, por deri në shtator grupi duhet të jetë formuar. Kam bërë shumë eksperimen­te, kam parë shumë lojtarë të rinj dhe kemi kuptuar shumë gjëra. Shpresojmë që në shtator t'i rikuperojm­ë të gjithë dhe ta marrim shumë seriozisht.

Të bezdisin reagimet në Shqipëri, madje edhe të ish- politikanë­ve.

I kuptoj dhe i lë të flasin. Kuptohet që kur je trajner i kombëtares merr shumë kritika. Unë jam i ndershëm dhe besnik, punoj me shumë qetësi dhe kërkoj më të mirën për Shqipërinë. Do të vazhdoj ta bëj detyrën time, sepse presidenti më ka dhënë besim. Deri në nëntor flitej për një Shqipëri sulmuese dhe po ndryshonte. Duhet të kemi ekuilibër, të besojmë në punën tonë dhe ta bëjmë me shumë qetësi. Por, kur të shkoj në luftë, dua t'i kem me vete të gjithë luftëtarët e mi. Në dy ndeshjet e fundit, nuk i pata luftëtarët.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania