Gazeta Shqiptare

Matura Shtetërore, zbardhen datat për vlerësimin e tezave

Monitorim i rreptë në qendrat e vlerësimit

-

Janë

zbardhur datat e monitorimi­t dhe vlerësimit të tezave të provimeve të Maturës Shtetërore 2018të. Këshilli i Ministrave ditën e djeshme ka miratuar udhëzimin e Ministrisë së Arsimit, Sportit e Rinisë duke vendosur si afate datat nga 10- 30 qershor të këtij viti. "Periudha e monitorimi­t dhe grafiku i paraqitjes së përfaqësue­sve të grupit monitorues në QSHA është: a) Për lëndën "Gjuhë e huaj": 6- 12 qershor 2018; b) Për lëndën "Gjuhë dhe Letërsi shqipe": 10- 16 qershor 2018; c) Për lëndën "Matematikë": 15- 21 qershor 2018; d) Për lëndët me zgjedhje: 22- 30 qershor 2018",- theksohet në Fletoren Zyrtare. Ndërkohë për drejtimin dhe mbarëvajtj­en e procesit të vlerësimit, QSHA- ja të caktojë në çdo qendër dhe për secilin provim dy specialist­ë, të cilët do të përzgjidhe­n dhe të trajnohen prej saj. Pas zhvillimit të çdo provimi, testet do të dërgohen nga shërbimi postar në masa sigurie në godinën e shkollës 9- vjeçare "Sabaudin Gabrani", Tiranë. QSHA- ja kryen inventariz­imin dhe shpërn- darjen e tyre në qendrat e vlerësimit. "Vlerësimi i testeve do të bëhet në qendrat e vlerësimit të mëposhtme: a) Në Tiranë, në godinën e shkollës "Sabaudin Gabrani", qendra nr. 1. b) Në Tiranë, në godinën e shkollës "Sabaudin Gabrani", qendra nr. 2. c) Në Elbasan, në godinën e shkollës "Vasil Kamami". d) Në Shkodër, në godinën e shkollës "Jordan Misja". e) Në Fier, në godinën e shkollës "Naim Frashëri". f) Në Korçë, në godinën e shkollës "Sevasti Qiriazi",- thuhet më tej në udhëzimin e MASR. Në këtë të fundit jepet urdhri që drejtoritë arsimore rajonale Tiranë, Elbasan, Shkodër, Fier dhe Korçë të marrin masa për lirimin Drejtoritë Arsimore Rajonale Tiranë, Elbasan, Shkodër, Fier dhe Korçë të marrin masa për lirimin e mjediseve për vlerësimin e testeve në godinat e ipërpërmen­dura, të cilat do të ruhen me shërbim 24- orësh nga Policia e Shtetit, gjatë periudhës 06- 28 qershor 2018.

e mjediseve për vlerësimin e testeve në godinat e sipërpërme­ndura, të cilat do të ruhen me shërbim 24- orësh nga Policia e Shtetit, gjatë periudhës 06- 28 qershor 2018. vo. du.

 ??  ?? Faksimile e vendimit të qeverisë
Faksimile e vendimit të qeverisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania