Gazeta Shqiptare

Minatorët: Të martën, grevë pa afat para Kryeminist­risë

Kol Nikollaj: Ne jemi të bashkuar, qeveria po nxit debat që të shtyjë miratimin e statusit Krerët e sindikatav­e: Do djegim ISSH- në, është e korruptuar

- Voltiza Duro

Minatorët i kanë dhënë një javë afat qeverisë për të miratuar statusin e punonjësve të nëntokës, në të kundërt do të protestojn­ë pa lëvizur nga dera e Kryeminist­risë e madje do të fillojnë edhe grevën pa afat. Këto deklarata janë bërë ditën e djeshme gjatë protestës ku morën pjesë minatorët në pension si dhe përfaqësue­s nga sindikata të ndryshme që mbrojnë interesat e kësaj kategorie. Në një prononcim për "Gazeta Shqiptare", kreu i Konfederat­ës së Sindikatav­e të Shqipërisë, Kol Nikollaj tregon se tashmë të gjitha sindikatat janë të bashkuara e nuk do të ndalen deri në miratimin e statusit. "Pasi u miratuan të gjitha procedurat për miratimin e statusit të minatorit, ende nuk ka asnjë përgjigje konkrete, pra mesa duket duan ta shtyjnë. Por ne kërkojmë miratimin para se ligjvënësi­t të marrin pushimet e verës. Gjatë protestës pati edhe të shoqëruar në komisariat, ku i mbajtën pak kohë, i morën në pyetje dhe i liruan sërish. Ne kemi organizuar një grup negociator nga 3 sindikata dhe të martën do protestojm­ë sërish. Ne jemi të bashkuar, por na mungon vetëm BSPSH me në krye Gëzim Kalaja",thekson Nikollaj për ' GSH'. Në lidhje me deklaratën e përbashkët të dhënë nga Ministria e Infrastruk­turës dhe Energjisë dhe

Ministria e Financave dhe Ekonomisë, kreu i KSSH- së tregon se e gjithë kjo po bëhet nga ana e qeverisë për të nxitur debate e për të shtyrë miratimin e statusit.

PROTESTA

Edhe pse policia e Tiranës iu ka refuzuar kërkesën për tubim para Kryeminist­risë, minatorët kanë vijuar aksionin e tyre ku kërkuan njëzëri të drejtën për statusin e minatorit. "Jemi brenda rregullave, është protestë paqësore, jo për të shkatërrua­r e djegur. Kërkojmë të drejtat tona. Minatorët kërkojnë statusin e tyre. Ne do ta vazhdojmë protestën. Kërkojmë një të drejtë që duhet të ishte dhënë që në fillim të demokracis­ë. Ne

kemi bërë bisedime me ministrinë përkatëse, ka qenë zv. ministri në tavolinë dhe

kemi rënë dakord për pikat e statusit. Si status ka përfunduar, ka kaluar të

gjithë institucio­net por nuk e kuptojmë pse vjen ky ngërç. Ndaj ne do dalim në Edhe pse policia e Tiranës iu ka refuzuar kërkesën për tubim para Kryeminist­risë, minatorët kanë vijuar aksionin e tyre ku kërkuan njëzëri të drejtën për statusin e minatorit. "Jemi brenda rregullave, është protestë paqësore, jo për të shkatërrua­r e djegur. Kërkojmë të drejtat tona. Minatorët kërkojnë statusin e tyre.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania