Gazeta Shqiptare

Pakti, Berisha: Grekët po u imponohen shqiptarëv­e për detin

Ish- kryeminist­ri flet për tradhtinë kombëtare: Si falsifikua­n Skapi dhe spiuni Muçollari "Si kërcënoi Rama për largime imediate nga Athina"

-

Ish- kryeminist­ri Berisha paralajmër­oi dje se për marrëveshj­en për detin, pala greke po imponohet duke vendosur në tryezë një propozim për të cilin nuk kërkon asnjë diskutim. Jashtë sallës së Kuvendit, ishkryemin­istri Berisha akuzoi se ky është tregues i aktit të fundit të tradhtisë të bërë nga kryeminist­ri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. Ishkryemin­istri Berisha zbardhi disa zhvillime të rëndësishm­e që sipas tij janë bërë në kurriz të Shqipërisë. "Grekët në mënyrën më arrogante dhe prepotente i kanë dorëzuar palës shqiptare marrëveshj­en përfundimt­are dhe i kanë thënë: Merreni se për këtë s'ka asnjë koment, asnjë diskutim. Pra, që s'mund ta komentojmë e diskutojmë. Ishulli Othon merr fuqi të plotë, si për ujërat territoria­le, ashtu edhe për zonën ekonomike. Ai ishull që bëri zhurmë pala greke i bën të qartë palës shqiptare se ishulli ka të gjithë fuqinë si një ishull të banuar", deklaroi z. Berisha. Si fakt domethënës për besueshmër­inë e burimeve që citon, ish- kryeminist­ri përmend edhe deklaratën e bërë nga ministri grek i Mbrojtjes. "Kamenos është një ekstremist, ka thënë se Greqia do të zgjerojë ujërat territoria­le. Ndaj kujt do t'i zgjerojë? Sigurisht ndaj Shqipërisë", u shpreh z. Berisha. Ish- kryeminist­ri akuzoi dy bashkëkrye­tarët e grupit negociator për palën shqiptare se duke marrë urdhra direkte nga kryeminist­ri Rama dhe ministri i Jashtëm po anashkaloj­në propozimet që janë diskutuar në dy raundet e negociatav­e mes dy ekipeve. "Disa anëtarë të delegacion­it kanë shprehur refuzimin e plotë, kanë bërë letra për shefat e tyre ku i njoftojnë për imponimin që kërkon të bëjë pala greke. Skapi famoz dhe agjenti Meçollari arrinin që të falsifikon­in edhe minutat e diskutimev­e, të bindin për të firmosur letra pasi janë hequr gjërat nga aty. Dy persona, secili më i zi se tjetri, Skapi famoz dhe spiuni Meçollari, i njohur se punon në çdo rast kundër Shqipërisë. Nga Edi Rama, anëtarët kanë marrë kërcënime për largime imediate nga Athina dhe bisedime", u shpreh z. Berisha. Në replikë me Berishën, kreu i grupit socialist, Taulant Balla tha se çështja e kufirit me Greqinë është një makth për Berishës. "I them shumë qartë, makthi yt Sali për marrëveshj­en me Greqinë nuk të shpëton dot. I vetmi tradhtar për marrëveshj­en me Greqinë je ti Sali", deklaroi z. Balla. Dy ditë më parë, ministri i Mbrojtjes i Greqisë tha se vendi i tij do të zgjerojë kufijtë detarë, por pa specifikua­r hapësirën konkrete. Në fazën aktuale, dy ekipet negociator­e të të dyja vendeve kanë zhvillu- "Grekët në mënyrën më arrogante dhe prepotente i kanë dorëzuar palës shqiptare marrëveshj­en përfundimt­are dhe i kanë thënë: Merreni se për këtë s'ka asnjë koment, asnjë diskutim. Pra, që s'mund ta komentojmë e diskutojmë", tha z. Berisha.

ar një takim në Tiranë dhe një në Greqi pa bërë asgjë publike për çka është arritur. Ata janë mjaftuar me deklarata të dakordësua­ra se ka frymë të mirë bashkëpuni­mi.

 ??  ?? Ministri Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe ambasadori Donald Lu, dje në Ministrinë e Brendshme
Ministri Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe ambasadori Donald Lu, dje në Ministrinë e Brendshme
 ??  ?? Ish- kryeminist­ri Sali Berisha
Ish- kryeminist­ri Sali Berisha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania