Gazeta Shqiptare

BE grante për gazetarinë e pavarur, Vlahutin: Do ju mbështesim

-

Ambasadorj­a

e BE- së, Vlahutin i drejtohet Këshillit Shqiptar të Medias: "Gazetaria etike duhet të jetë normë dhe jo përjashtim. Gazetarët që ngrenë zërin për standardet etike, duhet të mbështeten dhe jo të margjinali­zohen". Ajo përmendi se: "Është e rëndësishm­e të dini se nuk jeni vetëm". Vlahutin tha: "BE- ja e ka mbështetur punën e Këshillit të Medias përmes granteve, ne i kemi ofruar mbështetje Institutit Shqiptar të Medias dhe së shpejti do të fillojmë mbështetje­n tonë për transmetue­sin publik dhe për shkollën e gazetarisë. Në vitin 2018 dhe për dy vitet e ardhshme, delegacion­i i BE- së do të paraqesë gjithashtu një program mbështetës për gazetarinë investigat­ive të pavarur. Përmes granteve, ne do të ofrojmë mundësinë për t'i ndihmuar gazetarët të krijojnë një kulturë më të fortë të produksion­eve të pavarura dhe të bazuara në fakte. Gazetaria etike duhet të jetë normë dhe jo përjashtim. BE- ja do t'i mbështesë gjithmonë gazetarët që luftojnë për profesiona­lizëm dhe pavarësi. Por ndryshimi duhet të vijë nga ju, në praktikën e përditshme të punës suaj. Ne mund të mbështesim sa më shumë që të jetë e nevojshme, por nuk mund ta ndryshojmë realitetin shqiptar. Vetëm qytetarët e Shqipërisë mund ta bëjnë këtë, të udhëhequr nga të gjithë njerëzit e ndershëm dhe të përkushtua­r, që kujdesen për interesin e këtij vendi shumë më tepër sesa për interesat e tyre personale ose të grupit", deklaroi zj. Vlahutin.

MBËSHTETJA

"BE- ja do t'i mbështesë gjithmonë gazetarët që luftojnë për profesiona­lizëm dhe pavarësi. Por ndryshimi duhet të vijë nga ju, në praktikën e përditshme të punës suaj. Ne mund të mbështesim sa më shumë që të jetë e nevojshme, por nuk mund ta ndryshojmë realitetin shqiptar", tha Vlahutin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania