Gazeta Shqiptare

Opozita bllokon Kuvendin, PS voton me urgjencë projektlig­jet dhe largohet

Debati, Berisha- Ramës: Mos u fshih pas Pandeliut. Basha: Marku si Speedy Gonzales Ruçi, Bashës: Sillu si lider, mos mbaj peng Kuvendin!

- Valentina Madani

Kuvendi votoi dje sër ish mes kaosit pro jektligjet e rendit të ditës. Opozita bllokoi sërish foltoren e parlamenti­t për afro 3 orë. Edhe pse kreu i PD- së, Lulzim Basha vijoi që të flasë dhe opozita kishte bllokuar foltoren, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi hodhi në votim pikat e rendit të ditës me shpejtësi. Seanca u ndërpre tri herë, pasi Basha kërkoi fjalën, por sa herë iu ndërpre nuk u largua nga foltorja, por kërkoi kohë shtesë. PD kërkoi që në seancë të jetë i pranishëm kryeminist­ri Rama dhe ministri Xhafaj. Nga ana e tij, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi i kërkoi PD që të zyrtarizoj­ë kërkesën dhe Rama do të jetë i gatshëm për interpelan­cë. Ruçi i bëri thirrje Bashës të sillet si lider dhe ndërpreu seancën. "Bëni kërkesë me shkrim dhe unë do ta planifikoj siç janë rregullat. Nëse do të vazhdoni skenarin tuaj për të krijuar anomali, them se nuk keni për ta realizuar. Maksimumi do shtyni me një javë raportonin e institucio­neve. Ju lutem, Basha jepni kontributi­n si lideri i opozitës për të mos marrë peng sallën e opozitës. Institucio­nalizoni kërkesën për interpelan­cë, ose mocion me debat unë do t'i vendos në axhendë. Keni 25 orë kohë për të folur, lëreni këtë skenar", theksoi z. Ruçi. Pas insistimit të Lulzim Bashës, kryeminist­ri Edi Rama mbërriti në Kuvend. Përpara se të ulej në vendin e tij, kreu i qeverisë takoi për disa çaste ministrin e Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko. Ky moment nuk është kaluar pa u komentuar nga ish- kryeminist­ri Sali Berisha, i cili iu drejtua Ramës: "Mos u fshih pas Pandeliut". Nga ana e tij, z. Basha akuzoi kryeminist­rin Rama se po pengon dhe saboton integrimin duke ruajtur marrëdhëni­et me kriminelët. Basha shtoi akuzat në adresë të kryeprokur­ores Arta Marku, duke e quajtur

atë Speedy Gonzales, si personazhi në filmat e animuar. "Speedy Gonzales, Arta Marku u vu në lëvizje, se skenari i Ramës parashikon­te fshehjen të nesërmen jashtë Shqiperisë të Agron Xhafajt. Prokuroria Rama- Xhafaj- Marku i transferoi materialet te

Krimet e Rënda, vetëm pasi u sigurua që Agron Geron Xhafaj iu përcoll me nderime policore dhe iku jashtë vendit", tha z. Basha. Ishte kryetari i grupit parlamenta­r të Partisë Demokratik­e, Edmond Spaho, që përmendi në parlament vendet skeptike ndaj "Speedy Gonzales, Arta Marku u vu në lëvizje, se skenari i Ramës parashikon­te fshehjen të nesërmen jashtë Shqipërisë të Agron Xhafajt. Prokuroria RamaXhafaj- Marku i transferoi materialet te Krimet e Rënda, vetëm pasi u sigurua që Agron Geron Xhafaj u përcoll me nderime policore dhe iku jashtë vendit", tha z. Basha.

Shqipërisë. Por në këtë pikë mori përgjigje nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi. "Vendet anëtare të BE, veçanërish­t vendet kryesore kanë paraqitur një sërë rezervash ndaj Shqipërisë, duke filluar nga Presidenti i PE- së, presidenti i Këshillit Ekzekutiv dhe

më pas vende të tilla si Gjermania, Holanda, Franca", tha z. Spaho. Kurse z. Ruçi tha: "Flisni në emër të Gjermanisë, por në dijeninë time qeveria gjermane ka vendosur ta mbështesë hapjen e negociatav­e për Shqipërinë". Në kushtet kur opozita bllokonte foltoren,

mazhoranca tërhoqi diskutimet ndërsa kaloi në votimin e rendit të ditës. Edhe pse seanca u mbyll, debati vazhdoi jashtë sallës së Kuvendit, këtë herë mes kryetarit të grupit parlamenta­r socialist, Taulant Balla dhe kryetares së LSIsë, Monika Kryemadhi.

 ??  ?? Seanca e djeshme parlamenta­re
Seanca e djeshme parlamenta­re
 ??  ?? Kreu i Opozitës, Lulzim Basha
Kreu i Opozitës, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania