Gazeta Shqiptare

Debati, Balla: Po bën zhurmuesen. Kryemadhi: Nuk jam marrë me motrën, as me gruan tënde

-

Përplasjet

mes mazhorancë­s dhe opozitës dje nuk munguan jashtë salle, ketë here mes Ballës dhe Kryemadhit. Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, është përplasur dje me kreun e grupit parlamenta­r të PS, Taulant Balla, jashtë Kuvendit. Teksa Balla po fliste për gazetarët, Kryemadhi iu afrua dhe po i rrihte shpatullat duke kërkuar që të flasë. Por Balla ka thënë se ajo është bërë zhurmuese dhe ai shprehu keqardhjen. Ndërsa Kryemadhi i ka përmendur motrën dhe gruan. Por dje kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, deklaroi se kryeminist­ri Rama është bërë një kopje e krimit dhe opozita nuk duhet t'i ndahet me denoncime. Kryemadhi shkruan në ' FB' se: Ngjyra e kostumit fiks si bluza e Olsit te makina e kuqe e Gent Xhixhës. "Jam live nga parlamenti, në fakt kjo sallë është bërë shumë qesharake, ka ngelur në dorë të një batakçiu si Edi Rama, i cili sot është veshur me kopjativ, sepse nuk i ka mbetur gjë tjetër vetëm të bëhet një ko- pje e shëmtuar e krimit të organizuar. Ky njeri është i paaftë për të drejtuar Shqipërinë dhe i ka drejtuar drejt rrugës së varfërisë, drejt rrugës së krimit dhe drejt rrugës së mungesës së identiteti­t kombëtar. Megjithatë, ajo çka dua të them dhe që është shumë e rëndësishm­e, është që nuk duhet të ndalemi asnjë minutë. Jo vetëm për ta denoncuar dhe ta demaskojmë këtë fytyrë monstruoze të krimit të organizuar, i cili ka uzurpuar jo vetëm qeverisjen, por edhe parlamenti­n shqiptar. Pran- daj e bëj këtë thirrje nga kjo sallë, me qetësi, por me vendosmëri për t'u bindur dhe për t'u ngritur kundër këtij sistemi kriminal dhe kundër këtij sistemi uzurpator, i cili ka uzurpuar jetën e shqiptarëv­e", tha zj. Kryemadhi.

 ??  ?? Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania