Gazeta Shqiptare

Dosja "Hajdari", Izet Haxhia kërkon rihapjen e çështjes

Avokati paraqet dokumentin sekret të SHIK- ut për ekzekutimi­n e Azem Hajdarit: Ja emrat që përmenden "Dua të përballem me Sali Berishën, donte të më vriste"

- Ina Allkanjari

Në gjykatën e Tiranës është zhvilluar ditën e djeshme seanca e parë gjyqësore ndaj ish- truprojës së Sali Berishës, Izet Haxhia. I dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e Azem Hajdarit, Haxhiaj doli para trupës gjykuese për të kërkuar rigjykimin e çështjes së tij. Gjatë seancës ai argumentoi se nuk i është shmangur drejtësisë, por rrethanat nuk e lejuan të përballej me të, duke theksuar se shkak i largimit të tij drejt Turqisë ishte pasi ndihej i rrezikuar për jetën e tij. Haxhia mohoi të ketë lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit 12 shtatorin e vitit 1998, dhe se e vërteta sipas tij do të dalë në dritë pas ballafaqim­it me ish- kryeminist­rin Sali Berisha. "Ma ngarkuan një akuzë dhe unë nuk munda të mbrohem. Shkaku ishte se jeta ime ishte në rrezik. Por tani pas 27 vitesh, dua të flas për çështjen. Të përballem me Sali Berishën, sepse ai me denoncoi si vrasës të Azemit!", u shpreh Izet Haxhia. Më tej ai dhe avokati i tij mbrojtës kërkuan rigjykim dhe rihapjen e dosjes. Avokati i Izet Haxhisë, ish- truprojës së Sali Berishës paraqiti në Gjykatën e Tiranës provat për të kërkuar rihapjen e dosjes "Hajdari" e konsiderua­r si "dosja e shekullit".

Para gjykatës avokati Bashkim Nikolla solli si prova të reja dy dokumente. Për të vërtetuar që emri i Izetit nuk përmendet si bashkëpunë­tor në vrasje, avokati ka nxjerrë një shkresë të Shërbimit Informativ Shtetëror ( SHIK) asokohe drejtuar kryeminist­rit Pandeli Majko dhe Presidenti­t Rexhep Mejdani në dhjetorin e 1998. Në dokumentin sekret, jepen të dhëna për autorët e vrasjes së depu- tetit Azem Hajdari, por në asnjë moment nuk përmendet në ngjarje, emri i Izet Haxhisë. Në katër faqet e këtij dokumenti të klasifikua­r, përshkruhe­t e gjithë dinamika e vrasjes së Azem Hajdarit. Shkresa e dytë është e vitit 2007 dhe mban firmën e ministrit të drejtësisë së Kohës, Ilir Rusmali. Dhe është garancia që shteti shqiptar i dha Turqisë, për rigjykimin e Izet Haxhisë, në rast ekstradimi. Kundër argumentev­e të mbrojtjes doli prokurori Petrit Bica, I cili tha se ajo nuk argumentoi faktin se cila ishte arsyeja madhore që e pengoi të pandehurin të përballej me drejtësinë. Kundërpërg­jigja e Izet Haxhisë, ishte e menjëhersh­me. Ai foli për atë që e konsideron marrëveshj­a e "Rognerit", ku sipas tij kishte një plan për eliminimin e tij fizik. Denoncuesi dhe akuzuesi im Sali Berisha ka një marrëveshj­e të bërë në "Rogner" për të ekzekutuar disa persona. Mes tyre edhe mua. Disa i vranë, mua jo",ka deklaruar Izeti përpara trupës gjykuese. Sakaq gjykata iu dha kohë palëve 7 ditë të njihen me dosjen e nxjerrë nga arkivi dhe për të paraqitur pretendime­t përfundimt­are të tyre. Nëse do të rihapet ose jo dosja e shekullit, do të mësohet në seancën e 14 qershorit.

Nga disa burime të besueshme informativ­e, të pavarura prej njeri- tjetrit dyshohet se, autorët e vrasjes së deputetit Azem Hajdari janë: Fatmir Muharrem Haklaj, Jaho Salih Mulosmani dhe Feriz Kernaja, që të tre nga rrethi i Tropojës. Origjina e konfliktit mes këtij grupi dhe Azem Hajdarit zë fill me tentativën për vrasje që realizoi deputeti i PS, Gafur Mazreku ndaj Hajdarit më datë 18 shtator 1997. PD- ja pas kësaj ngjarje kërkoi të realizonte një miting protestë në Tropojë. Shefi i komisariat­it të policisë në atë periudhë Fatmir Haklaj, nuk iu dha leje dhe për pasojë krijoi konflikt me të quajturin Fatmir Hoxha, i cili është nga fshati Luzë i Tropojës, në atë kohë ka qenë oficer i Policisë Kufitare në Shkodër, aktualisht qëndron i mbyllur në shtëpi për motive hasmërie. Në datën 5 janar 1998 në QafëThanë, Tropojë vritet Shkëlqim Haklaj, i vëllai i Fatmir Haklës, së bashku me kunatin e këtij të fundit të quajtur Kujtim Demiri. Kjo vrasje u dyshua se ishte bërë nga Haki Hoxha dhe Abdyl Matoshi. Më datën 6 janar 1998 në fshatin Cernice të Tropojës, vriten Avdyl Matoshi, Gjin Kolbuçaj dhe Naim Dizdari, i cili kish marr grua motrën e Abdyl Matoshit. Në këtë vrasje Fatmir Haklaj nuk ka marrë pjesë. Në janar 1998 Fatmir Haklaj vret brenda në Komisariat­in e Policisë Tropojë, Shaqir Hoxhën, vëllain e Haki Hoxhës. Menjëherë pas ngjarjes braktis detyrën dhe fshihet në mal. Jaho Sali Mulosmani është daja i Fatmir Haklajt, ose më saktë kushëriri i parë i nënës së Fatmirit. Jaho është aktualisht shef i policisë së rendit në Tropojë, ku me Fatmirin veç lidhjeve të gjakut e lidhin edhe dyshime për vrasje. Feriz Kërnaja, pjesëmarrë­s në vrasjen e Azem Hajdarit, ka pasur këto motive që e kanë shtyrë: Ferizi është poshtëruar publikisht duke u qëlluar me shuplakë para Hotel "Arbëria" nga i quajturi Isuf Haxhia. Isufi ka qenë shok i ngushtë me Azem Hajdarin, i arratisur në vitin 1990 për disa grabitje e shkatërrim­e të mjaft dyqaneve në Tropojë, i zbërthyer në hetuesi si agjent i zbulimit jugosllav. Rreth datës 25 shkurt 1001 Feriz Kërnaja vret në mënyrë të hapur në tragetin e Tropojës, Isuf Haxhiun, i cili rastësisht mbante të veshur atë ditë pardesynë e Azem Hajdarit. Në trazirat e muajit mars 1997 arratiset nga burgu dhe kapet në autostradë me një makinë ku kishte edhe armë së bashku me djalin e Nehat Kullës, me të cilin Ferizi ka qenë shok burgu. Nga fillimi i muajit gusht 1998, Feriz Kërnaja lirohet nga gjykata e Tropojës duke u argumentua­r vendimi me disa amnisti të njëpasnjës­hme, nga të cilat kishte përfituar. Rreth datës 2 shtator 1998, babai i Fatmir Haklës, i quajturi Muharrem Haklaj rreth 67 vjeç, ka ardhur në Tiranë dhe është takuar me Azem Hajdarin, me qëllim për të bërë pajtimin e gjaqeve. Në bisedë ata kanë debatuar dhe në përfundim pasi nuk kanë rënë dakord, Muharremi i ka thënë që për këtë problem do të kthejë përgjigje pas 10 ditësh. Sipas informacio­neve tona, ditën e ngjarjes, pra me 12 shtator 1998, rreth orës 21: 00, Azem Hajdari është ftuar në telefon për të biseduar rreth këtij problemi në vendin e kryerjes së krimit. Azemi ka dalë nga zyra i shoqëruar prej dy bodigardëv­e të tij, Besim Çerja dhe Zenel Neza. Vrasja e tij është bërë nga një "Benz" me targë të Vlorës, por jo me atë numër targe që jep ish- presidenti Sali Berisha. Kjo makinë i është marrë Myftar Culajt, pronar i një lokali tek "Menca e kinezëve", me em- Romeo Karaj ka ndjekur nga pranë seancën e parë gjyqësore të Izet Haxhisë te gjykata e Tiranës, i cili bëri një deklaratë të fortë lidhur me një plan ekzekutimi të disa personave me urdhër të Sali Berishës. Karaj tha se sipas dëshmisë së Izetit, ka pasur një marrëveshj­e në "Rogner", ku kanë marrë pjesë Sali Berisha, Ilir Meta, Pandeli Majko dhe Genc Pollo. "Ka qenë një plan për ekzekutimi­n e disa personave. Izeti ka arritur të shpëtojë",tha Romero Karaj.

Izet Haxhia "Ma ngarkuan një akuzë dhe unë nuk munda të mbrohem. Shkaku ishte se jeta ime ishte në rrezik. Por tani pas 27 vitesh, dua të flas për çështjen. Të përballem me Sali Berishën, sepse ai me denoncoi si vrasës të Azemit!",u shpreh Izet Haxhia.

rin "Tarzani", nga grupi i mësipërm. Myftarin pas kryerjes së krimit e kanë marrë në telefon dhe në shkëmbim të makinës i kanë kërkuar që të shikojë në Tropojë për të marrë 30 milion lekë. Myftari i trembur, ka ikur në Itali bashkë me vëllanë e tij. Në vrasjen e Azem Hajdarit ka marrë pjesë edhe një person nga Nikla e Krujës, i njohur si vrasës profesioni­st dhe po atë datë, rreth orës 00: 00 është çuar i plagosur në spitalin e Tiranës ku dhe ka vdekur. Në xhep i është gjetur një pasaportë e firmosur nga Fatmir Meta, ish- shef i komisariat­it Tropojë. Për këtë person dyshohet se mund të jetë plagosur rëndë në momentin e përplasjes mes dy grupeve nga Azem Hajdari ose është vrarë nga grupi i Jaho Mulosmanit, për të humbur gjurmët e krimit.

 ??  ?? Izet Haxhia
Izet Haxhia
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania