Gazeta Shqiptare

Ekzekutimi i biznesmeni­t Vasil Dervishaj, përfundon në pranga njëri nga autorët

Tabulatet e telefonit zbuluan sherrin e viktimës me vrasësit

-

VLORË - Katër ditë pas vrasjes së biznesmeni­t Vasil Dervishaj, policia ka vënë në pranga një nga ekzekutues­it e dyshuar. Konkretish­t është arrestuar 28 vjeçari A. C., banues në Vlorë. "Strukturat Policore të Seksionit Kundër Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë e Policisë Vlorë, kanë bërë zbatimin e Urdhrit të Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për ndalimin e shtetasit me iniciale A. C., 28 vjeç, banues në Vlorë",- thuhet në njoftimin e policisë. Gjithashtu, mësohet se janë sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale: 1 automjet tip "Audi" me targa AA830RA, dhe 1 palë targa të tjera ( italiane) AH63435, ( që dyshohet se janë përdorur në momentin e kryerjes së krimit), 1 xhup dhe 1 kapuç. Ndërkaq policia vijon punën për kapjen dhe ndalimin e autorit tjetër të kësaj ngjarje. Kujtojmë se dy ditë më parë policia arrestoi dy bashkëpunë­torët që ndihmuan dy autorët e vrasjes të largoheshi­n pas krimit Nekid Arapi, 21 vjeç dhe Amarildo Grembi ( Muka), 28 vjeç, të dy banues në Vlorë. Gjithashtu, në të njëjtën ditë u shpall në kërkim shtetasit me inicialet E. A., 31 vjeç. Shtetasi A. C. 28- vjeç, i cili u ndalua si një nga ekzekutorë­t e dyshuar mësohet të jetë i afërm i personit tjetër të dyshuar si autor E. A., 31 vjeç, të dy lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë. Referuar tabulateve telefonike, mësohet se viktima Dervishaj ka debatuar me ta në telefon para se të ndodhte krimi. Vrasja e biznesmeni­t, baba i një djali të vogël ndodhi rreth orës 23: 00 të së hënës tek ish- Kombinati i peshkut" në lagjen "Pavarësia", ku Dervishaj u qëllua disa herë me armë nga dy persona ndërsa ndodhej në mjetin e tij tip "Ford" me targa italiane "OD 476 AF" me të cilën po udhëtonte. I riu ka tentuar të hapë derën e makinës për t'u larguar, por nuk ka mundur dot dhe ka ndërruar jetë jashtë mjetit të tij. Vasil Dervishaj ishte pronar i dy bizneseve në Vlorë si dhe tregtar kafeje. Viktima rezultonte person me precedent penal, pasi ishte dënuar më herët për trafik droge.

 ??  ?? Biznesmeni Vasil Dervishaj
Biznesmeni Vasil Dervishaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania