Gazeta Shqiptare

Vizat turistike në SHBA, ja sa muaj duhet të qëndroni

Ekspertët: Si të aplikoni për të udhëtuar në "tokën e premtuar", dokumentac­ioni Ambasada: Kujdes, nuk mund të punoni

- Voltiza Duro

Të gjithë personat që kanë marrë një vizë tur istike për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të kenë kujdes që të mos qëndrojnë më tepër se 6 muaj brenda një viti kohor. Ditën e djeshme, ambasada amerikane në Tiranë, nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen e saj zyrtare bën me dije se duhen ndjekur rregullat me përpikmëri, në të kundërt qytetarët mund të penalizohe­n. "Kini parasysh që viza turistike ka për qëllim një qëndrim për një kohë të shkurtër në SHBA - viza turistike nuk është për të jetuar në SHBA dhe as për të punuar atje. Përndryshe, ju mund të gjendeni i papranuesh­ëm sipas ligjit të imigracion­it", - theksojnë ekspertët e ambasadës. Zyrtarët e kufirit të Shteteve të Bashkuara përcaktojn­ë se sa kohë mund të qëndrojnë aplikantët në Shtetet e Bashkuara e për shumicën e mbajtësve të vizave të vizitorit ( B1/ B2), koha maksimale e qëndrimit është në përgjithës­i gjashtë muaj në një vit kohor. Studentët, vizitorët e programeve të shkëmbimit dhe punëtorët e përkohshëm janë në përgjithës­i të pranuar për kohëzgjatj­en e statusit ( e shkruar "d/ s" në pasaportë). Pavarësish­t nga kjo, për të shmangur në të ardhmen problemet me vizën apo me hyrjen në Shtetet e Bashkuara, qëllimi dhe koha e qëndrimit në Shtetet e Bashkuara duhet të jetë në përputhje me çfarë individi ka thënë në aplikimin për vizë. "Nëse oficeri i imigracion­it ngre dyshime që qëllimi juaj i vizitës nuk është turistik, por për punë, juve mund t'ju revokohet viza. Dhe kini parasysh që keqpërdori­mi i vizës ndikon edhe tek bashkëkomb­ësit tuaj. Qëndrimi jashtë statusit në SHBA është shkelje e ligjit të imigracion­it të SHBA- ve dhe mund t'ju bëjë ju të papranuesh­ëm për vizë në të ardhmen", - nënvizon ambasada.

APLIKIMI

Për vizë vizitori B1/ B2 aplikanti duhet të paraqesë vetëm pasaportën, një kopje të printuar të fletës së konfirmimi­t të aplikimit elektronik DS- 160 dhe një foto me ngjyra 5cm X 5cm të nxjerrë kohët e fundit, e cila duhet të përmbushë të gjitha kërkesat. Nuk nevojiten dokumente të tjera e nuk nevojitet një ftesë. "Ju lutemi mos sillni letra nga banka dhe dokumente të tjera që nuk janë kërkuar. Ato nuk do të shqyrtohen. Vetëm oficeri konsullor që ju merr në intervistë pasi të ketë shqyrtuar çështjen tuaj dhe t'ju ketë intervistu­ar, do të marrë vendimin nëse gjendeni ose jo i kualifikue­shëm", - bëjnë me dije ekspertët e ambasadës. Gjithsesi, secili aplikant i vizës turistike duhet të tejkalojë prezumimin e qëllimit imigrues të aplikantit, pra që të dëshmojë që nuk është një imigrant i mundshëm, që ka lidhje të forta ekonomike e familjare me Shqipërinë dhe që do të kthehet sërish pas një qëndrimi të shkurtër në SHBA. Në faqen zyrtare në "Facebook", ambasada amerikane shpjegon për aplikantët se nëse arrijnë të përzgjidhe­n......., tarifa e aplikimit për vizë për një person është 330 dollarë, vizita mjekësore shkon 205 dollarë dhe pasi kandidati ka marrë vizën, 220 dollarë është shuma që duhet paguar për lëshimin e ' Green Card'. Por gjithashtu bëhet me dije se këto tarifa mund të pësojnë ndryshime që nuk varen nga ambasada. Vetëm aplikimi për lotarinë është falas.

 ??  ?? Ambasada Amerikane
Ambasada Amerikane

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania