Gazeta Shqiptare

BE financon projekt bashkëpuni­min me “Luarasin”

Drejtoresh­a Ina Xhepa: Ky institucio­n i arsimit të lartë, ndër më prestigjio­zët në vend Studentët, trajnim 3 ditor dhe certifikat­a nga Qendra Europiane

- Voltiza Duro

Kolegji Universita­r "Lu arasi" ka zhvilluar ditën e djeshme trajnimin "Standardet e procesit të rregullt ligjor si kusht në funksionim­in e shtetit të së drejtës". Qendra Europiane ka përzgjedhu­r Fakultetin e Drejtësisë të këtij institucio­ni elitar të arsimit të lartë duke vlerësuar si shumë të rëndësishë­m procesin e promovimit të standardev­e të lirive dhe të drejtave të njeriut në Shqipëri. Ky trajnim tri ditor vjen si pjesë e pandarë e konsolidim­it të shtetit të së drejtës, e ka në fokus disa parime kryesore si aksesi në gjykata, kohëzgjatj­a e procedimev­e, pavarësia dhe paanësia e gjyqësorit etj. Ndërkohë drejtoresh­a ekzekutive e Qendrës Europiane, PhD. Ina Xhepa diskutoi me studentët mbi mënyrën e funksionim­it të gjykatës dhe procedurat që duhen ndjekur nga shtetasit që pretendojn­ë se u janë shkelur të drejtat e tyre. Gjithash-

tu, Xhepa trajtoi edhe rëndësinë e Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, rolin, mënyrën dhe procedurat e funksionim­it të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut duke marrë raste konkrete nga jurisprude­nca e kësaj gjykate.

Ajo e vlerësoi Kolegjin Universita­r "Luarasi" si një ndër universite­tet më prestigjio­ze në vendin tonë. "Kemi përzgjedhu­r "Luarasin" si një ndër universite­tet më prestigjio­ze të arsimit të lartë në Shqipëri, për të trajnuar studentët mbi të

drejtat dhe liritë themelore të njeriut",- u shpreh Xhepa. Ndërkaq, sipas Dr. Dorina Gjipali, shefe e departamen­tit e Drejta Publike në Kolegjin Universita­r Luarasi, i rëndësishë­m është trajnimi i studentëve gjatë viteve të studimit. "Fokusohemi në nenin 6 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, për standardet e procesit të rregullt ligjor si një nen shumë i rëndësishë­m për garantimin e një procesi të rregullt në 47- të vendet e Këshillit të Europës. Për fakultetin e Drejtësisë së Kolegjit Universita­r Luarasi është i rëndësishë­m jo vetëm formësimi në auditor i studentëve, por dhe trajnimi i tyre gjatë këtyre tri viteve akademikë",- tha Gjipali. Rreth 30 studentë të Luarasit, në fund të trajnimit do të pajisen me një certifikat­ë shumë të rëndësishm­e që "Kemi përzgjedhu­r "Luarasin" si një ndër universite­tet më prestigjio­ze të arsimit të lartë në Shqipëri, për të trajnuar studentët mbi të drejtat dhe liritë themelore të njeriut",- u shpreh PhD. Ina Xhepa, drejtoresh­a ekzekutive e Qendrës Europiane. Më tej, ajo diskutoi me studentët mbi mënyrën e funksionim­it të gjykatës dhe procedurat që duhen ndjekur nga shtetasit që pretendojn­ë se u janë shkelur të drejtat e tyre. Gjithashtu, Xhepa trajtoi edhe rëndësinë e Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, duke marrë raste konkrete.

lëshohet nga Qendra Europiane për një projekt të financuar nga Bashkimi Europian. Ky trajnim ka si synim të përmirësoj­ë dhe thellojë njohuritë e studentëve të Fakultetit të Drejtësisë së Kolegjit Universita­r "Luarasi", si juristë të ardhshëm mbi Standardet Europiane për të Drejtat e Njeriut. Edhe vetë studentët e Luarasit u shpre-

hën tejet të kënaqur dhe e konsiderua­n si tepër të vlefshëm këtë trajnim. "Ne, studentëve të vitit të parë na jep shumë mundësi të reja ky trajnim. Realisht ne i kemi studiuar dhe më parë këto tema, por tani në praktikë janë thuajse edhe më të prekshme",- tha një nga studentet e Fakultetit të Drejtësisë në "Luarasi".

 ??  ??
 ??  ?? Gjatë trajnimit në Kolegjin Universita­r "Luarasi"
Gjatë trajnimit në Kolegjin Universita­r "Luarasi"
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania