Gazeta Shqiptare

Blendi Klosi: Këtë sezon presim 35 mijë turistë

-

Kryetarët

e bashkive të Shqipërisë dhe Danimarkës u bënë bashkë në Tiranë për të shkëmbyer eksperienc­at e tyre. Ata dhanë shembuj se si zgjidhjet inteligjen­te mund të lehtësojnë përditshmë­rinë e qytetarëve, duke theksuar se evitojnë edhe korrupsion­in. Synimi për të përqafuar ide inovative për një qytet në shërbim të qytetarëve ka bërë bashkë kryetarët e disa bashkive të Shqipërisë, por edhe Danimarkës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, listoi disa prej projekteve që kanë lehtësuar përditshmë­rinë e qytetarëve. "Ambicia jonë është që deri në vitin 2030 ne të kapim Kopenhagen­in, pra 50% e udhëtimeve në Tiranë të ndodhin me biçikletë. Sot jemi në nivelin 6%. Para një viti ishim 3%.",- tha Veliaj. Ndërkohë, kryetarja e Bashkisë Shkodër tha se idetë inovative evitojnë korrupsion­in. "Një ndër çështjet që ne adresojmë është korrupsion­i në Shqipëri. Unë mendoj që ato përgjigjet që japin, zgjidhje nuk marrin, janë një instrument shumë i mirë për të luftuar korrupsion­in që ekziston dhe për të bërë të mundur që pushteti të shkojë tek njerëzit",u shpreh ajo. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, tha se brenda këtij sezoni priten të vijnë përmes charterave të paktën 35 mijë turistë. "Ne jemi në mbështetje të çdo ideje duke menduar gjithmonë se një Shqipëri turistike të ketë gjithnjë e më shumë zgjidhje inteligjen­te dhe miqësore me mjedisin. Prandaj ide të cilat vijnë këtu për të transformu­ar mënyrën e funksionim­it të pushtetit lokal janë gjithmonë të mirëpritur­a nga Ministria e Mjedisit",- u shpreh Klosi. Ndërsa Ministri i Jashtëm i Danimarkës, Jens Martin Alsbirk, tha se Shqipëria po implemento­n shumë ide që janë aplikuar edhe në vendin e tij, por nuk përjashtoi mundësinë që edhe Danimarka të mund të mësojë nga Shqipëria.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania