Gazeta Shqiptare

Vendimi, ja sa do të rriten pagat e edukatorev­e

Opozita largohet nga mbledhja. Trajtim me bonus strehimi për njerëzit në nevojë Ndihmë financiare për 30 familje të prekura nga dëmet natyrore

-

Duke filluar nga muaji qershor, pagat e edukatorev­e të çerdheve dhe kopshteve të Tiranës do të jenë më të larta, ndërsa taksa e pronës do të mbetet e pandryshua­r. Këto janë disa prej vendimeve kryesore të miratuara dje në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Ndërkohë, opozita pasi votoi vendimet mbi ndihmën ekonomike dhe barazinë gjinore braktisi mbledhjen pasi sipas tyre 6 anëtarë kanë mandate të pavlefshme. "Ne kemi një marrëdhëni­e të kushtëzuar pasi që në fillim të seancës mbajmë një qëndrim. Meqenëse janë gjashtë mandate të pavlefshme, ne votojmë vetëm ndihmën ekonomike dhe barazinë gjinore. Nuk i ndoqëm diskutimet e tjera",- tha për "Gazeta Shqiptare", Eltjon Halimi, këshilltar i LSI.

VENDIMET

Këshilli Bashkiak miratoi dje propozimin e Bashkisë së Tiranës për rritjen e pagës për të gjitha edukatoret, duke u dhënë një vlerësim për punën që po bëjnë për fëmijët. Kryebashki­aku Erion Veliaj tha se çerdhet e kopshtet e Tiranës ofrojnë kushte shumë më të mira, jo vetëm krahasuar me situatën para 2015- s, por edhe me pjesën dërrmuese të kopshteve e çerdheve private. "Ky është një lajm shumë i mirë për qindra edukatore të Tiranës. Tani që bashkia ka më shumë financa, mbas zjarrfikës­ve, kishim premtuar se do t'u rrisnim pagën edukatorev­e. Dua t'i falënderoj shumë për sakrificën",tha ai. Projektet "Adopto një çerdhe" dhe "Adopto një kopsht" ishin dy nga programet më të bukura, por edhe një mënyrë shumë e mirë për të treguar se prioriteti i bashkisë ishin fëmijët e Tiranës dhe gjenerata tjetër. Këshilli Bashkiak miratoi edhe vendimin për dhënien e ndihmës financiare për përballimi­n e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësi të ndryshme, për disa fëmijë që banojnë në territorin administra­tiv të Bashkisë së Tiranës dhe nëpërmjet të cilit përfitojnë më shumë se 30 familje. Sipas këtij vendimi, në pjesën më të madhe të rasteve bëhet fjalë për familje, të cilat nuk i kanë mundësitë ekonomike e financiare për ta përballuar të vetme fatkeqësin­ë që i ka goditur. Gjithashtu, dje u miratuan edhe disa vendime me karakter ekonomik si: vendimi "Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 59, datë 30.12.2015 të Këshillit Bashkiak "Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës", të ndryshuar; vendimi "Për miratimin e treguesve të realizimit të buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2017"; vendimi "Për miratimin e treguesve ekonomikë dhe financiarë të Bashkisë së Tiranës dhe tavaneve përgatitor­e të programit buxhetor afatmesëm për periudhën 2019- 2020" apo edhe vendimi "Për disa ndryshime në vendimin nr. 132, datë 21.12.2017 të Këshillit Bashkiak "Për miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2018- 2020 dhe detajimin e buxhetit të bashkisë së Tiranës për vitin 2018 ( i ndryshuar)". Në mbledhjen e djeshme, Këshilli Bashkiak miratoi një sërë projektven­dimesh të tjera të rëndësishm­e, sikurse është ai "Për trajtimin me bonus strehimi të disa familjeve në nevojë, të cilat nuk mund të përballojn­ë qiranë e tregut të lirë". Përkatësis­ht, bëhet fjalë për 217 familje që kanë aplikuar, 105 prej të cilave kanë dorëzuar dokumentac­ionin e plotë e mund të përfitojnë kështu bonus qiraje. Më tej u diskutua edhe vendimi për miratimin e planit të veprimit për barazinë gjinore në Bashkinë Tiranë.

 ??  ?? Faksimile e vendimit mbi rritjen e pagave të edukatorev­e
Faksimile e vendimit mbi rritjen e pagave të edukatorev­e
 ??  ?? Dje në mbledhjen e Këshillit Bashkiak
Dje në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania