Gazeta Shqiptare

Pronarët në Korçë, ATP merr në shqyrtim 10 mijë dosje

Dosjet e viteve 1993- 2008, formulari- tip për informim në lidhje me ecurinë vendimeve Problemati­kat, procedurat për t'u njohur me ecurinë e shqyrtimit

-

Agjencia e Trajtimit të Pronave publikon listën me 10 mijë dosje ish- pronarësh, që janë në proces shqyrtimi nga kjo agjenci. Kërkuesit janë në qarkun e Korçë. Në listën e përditësua­r jepet numri i dosjes dhe data e aplikimit, gjeneralit­et e kërkuesit, sipërfaqet e njohura për kompensim, dosjet për pronarët që kanë marrë vendim negativ dhe dosjet që duhet të plotësohen. Dosjet janë të viteve 1993 deri në vitin 2008. Agjencia e Trajtimit të Pronave ka vënë në dispozicio­nin të pronarëve formularin- tip, "Informacio­n në lidhje me ecurinë e dosjes", i cili duhet të plotësohet dhe të dorëzohet në ' Agjenci' për t'u njohur me fazën në të cilën ndodhet shqyrtimi i saj. Agjencia Trajtimit të Pronave është e detyruar që brenda 15 ditëve nga momenti i dorëzimit të kërkesës t'i kthejë përgjigje pronarit në lidhje me ecurinë e dosjes.

FORMULARI

Formulari i aplikimit për informacio­n në lidhje me ecurinë e dosjes është i ndarë në tri seksione. Aplikanti duhet të plotësojë gjen- eralitet, adresën dhe të jetë i pajisur me mjet identifiki­mi në momentin e aplikimit. Në seksionin e dytë duhet të jetë përshkruar në mënyrë të saktë se në lidhje me çfarë kërkon informacio­n pala e interesuar, në këtë rast pronari që ka aplikuar për kthim e kompensim prone. Dhe në seksionin e fundit janë të specifikua­ra pesë dokumentet që duhet të disponojë pronari në momentin e aplikimit.

APLIKIMI

Për t'u njohur me ecurinë e dosjes, subjekti duhet të plotësojë dhe të paraqesë dorazi ose me postë pranë ATP- së kërkesën përkatëse me shkrim për informim në lidhje me ecurinë e dosjes, fotokopje të kartës së identiteti­t, dëshmi trashëgimi­e

dhe prokurë të posaçme. Në faqen zyrtare të ATP- së mësohet se subjekti plotëson kërkesën me shkrim për informim në lidhje me ecurinë e dosjes pranë Zyrës së Marrëdhëni­eve me Publikun, në ' Agjenci'. Më pas, kërkesa i kalon zyrës së protokolli­t, e cila pasi e protokollo­n, ia dërgon të gjitha kërkesat e ardhura drejtorit të përgjithsh­ëm. Kreu i AKKPës ia delegon kërkesat sek-

torit përkatës për ndjekje dhe zbatim. Më pas, sektori përkatëse përgatit informacio­nin e kërkuar dhe njofton subjektin. Në përfundim të shqyrtimit, subjekti paraqitet pranë zyrave të ATP- së për të tërhequr shkresën e kthimit të përgjigjes në lidhje me ecurinë e dosjes ose i dërgohet me postë, sipas kërkesës. Aplikimi për kërkesën për informim mbi dosjen nuk ka kosto.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania