Gazeta Shqiptare

Aleksandër Vuçiç: Serbinë e pret katastrofa rreth Kosovës

Dialogu Kosovë- Serbi, zëdhënësja e Mogherinit: Ende s'ka datë Mediat serbe: SHBA- të s'kanë paraqitur asnjë propozim

-

Zëdhënësja e përfaqë sueses së lartë të BEsë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Maja Kocijançiç ka deklaruar se ende nuk dihet data kur do të vazhdojë dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës. Ajo ka shtuar se për aq sa di, takimi mes presidenti­t të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç nuk ishte i planifikua­r për dje, shkruan "Danas". Kocijançiç ka shtuar se kontaktet me të dyja delegacion­et po vazhdojnë, transmeton ' Tg'. Ajo ka përsëritur se përfaqësue­sja e lartë e BE- së, Federica Mogherini nxit rregullish­t shtetet anëtare të Bashkimit Evropian për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. Ndërsa SHBA- të mbështetin dialogun Beograd- Prishtinë dhe me krerët e Serbisë, Kosovës, si dhe me zyrtarët e BE- së po konsideroj­në ide të ndryshme, por nuk kanë paraqitur asnjë propozim për një marrëveshj­e ligjërisht të detyrueshm­e për normalizim­in e marrëdhëni­eve. Kështu, së paku shkruan agjencia serbe e lajmeve "Beta", është marrë një përgjigje nga ambasada amerikane në Beograd, rreth asaj nëse SHBA- të kanë ndonjë propozim të çfarëdo forme lidhur me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. "Amerika vazhdon të mbështesë dialogun e drejtuar nga BE, që synon normalizim­in e plotë të marrëdhëni­eve mes Serbisë dhe Kosovës, po flasim për idetë e ndryshme me krerët serbë dhe kosovarë, si dhe me zyrtarët e BE, por nuk kemi paraqitur ndonjë propozim", citohet të ketë thënë ambasada amerikane në Beograd, në një përgjigje dërguar agjencisë serbe të lajmeve. "Serbinë e pret katastrofa rreth Kosovës". Kështu deklaroi presidenti Aleksandër

Vuçiç. Gazeta "Danas" shkruan se mesazhi i Vuçiç se "fuqitë e mëdha nuk e njohin, përkatësis­ht nuk e kanë ndër mend ta respektojn­ë Rezolutën 1244 dhe kjo do të thotë se kemi shumë pak mundësi të bëjmë diçka", i është dedikuar opinionit të brendshëm dhe atij në Perëndim para fazës së re të negociatav­e me Kosovën. "Kohët e fundit Vuçiç po përgatit opinionin në Serbi se është e mundshme katastrofa e plotë lidhur me Kosovën

dhe se në këtë rast është i mundshëm edhe një pozicionim i ri gjeopoliti­k i Serbisë, pra kthim më i madh drejt Rusisë", kanë thënë burime të kësaj gazete nga Beogradi, transmeton "Koha. net". Sipas tyre, Vuçiç edhe më tej shpreson në koncesione nga Perëndimi, sepse Perëndimi, përfshirë SHBA- të e BE- në do ta vlerësojnë që për shkak të paqes e stabilitet­it të Ballkanit Perëndimor, Serbia të mos shtyhet në përqafim edhe më të madh drejt Rusisë. Ndërsa sekretari i përgjithsh­ëm i Presidenti­t të Serbisë, Nikola Selakoviç ka thënë se është e rëndësishm­e të vazhdohet dialogu BeogradPri­shtinë. Selakoviç ka thënë për televizion­in publik serb se refuzimi i Prishtinës për të mos e vazhduar dialogun nuk është asgjë e re. "I ri këtu është fakti se paraqitja e rreme apo cinike nga ana e Prishtinës kësaj here është shoqëruar me dhunë ndaj serbëve që jetojnë në Kosovë", ka thënë Selakoviç, transmeton "lajmi. net". Sipas tij, është e rëndësishm­e që ambasada amerikane e ka karakteriz­uar sulmin ndaj serbëve si një akt të dhunshëm. Sekretari i presidenti­t serb mendon se përpjekja nga ana e "Serbinë e pret katastrofa rreth Kosovës. Fuqitë e mëdha nuk e njohin, nuk e kanë ndër mend ta respektojn­ë Rezolutën 1244 dhe kjo do të thotë se kemi shumë pak mundësi të bëjmë diçka", ka thënë presidenti serb, Vuçiç. Prishtinës për të "tregtuar" me asociacion­in ka qenë prej kohësh. "Është e rëndësishm­e të vazhdojë dialogu, i cili siç duket nëse bllokohet, shkon në favor të Prishtinës. Unë shpresoj që sot ose nesër të caktohet një datë e re për dialogun në Bruksel", - tha ai. Selakoviç ka theksuar se pala kosovare do të bëjë gjithçka për të ushtruar presion ndaj presidenti­t serb. "Unë kam besim tek ai dhe qytetarët e Serbisë duhet të kenë, pavarësish­t presioneve. Ai di se si duhet marrë vendime në interes të shtetit dhe të kombit. Serbët në Kosovë nuk kanë aleat më të mirë se Vuçiç, që i kupton problemet dhe lufton për zgjidhjen e tyre", - tha sekretari i përgjithsh­ëm i presidenti­t të Serbisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania