Gazeta Shqiptare

Çështja e emrit, ambasadori i SHBA- ve në Maqedoni: Duhet një zgjidhje e pranueshme

Grekët paralajmër­ojnë protesta të reja në Athinë

-

Vetëm

pak ditë përpara Samitit të NATO- s në Bruksel, kur Maqedonia pritet të marrë ftesën për anëtarësim në Aleancë, më 8 korrik në Athinë janë paralajmër­uar protesta kundër zgjidhjes që do të përmbante termin "Maqedoni". Ndërsa protesta e dy ditëve më parë në 24 qytetet e ndryshme të Greqisë kaloi përgjithës­isht e qetë dhe pa pjesëmarrj­e masive, sikurse protestat e shkurtit. Por sipas organizato­rit të protestës, Oton Jakovidis, qëllimi i protestës së fundit nuk ishte pjesëmarrj­a ma-

XHES BEJLI:

"Vazhdojnë negociatat mes të dyja palëve me ndihmën e Kombeve të Bashkuara. Për shkak të çështjes specifike unë do u lë të dyja vendeve të gjejnë një zgjidhje të përbashkët të pranueshme, të cilën qytetarët e presin prej kohë të gjatë", deklaroi Xhes Bejli, ambasador i SHBA- ve në Shkup.

sive, por betonimi i qëndrimit grek kundër përdorimit të termit "Maqedoni" nga fqinji si dhe organizimi i referendum­it për cilëndo emër për të cilën palët do të bien dakord. "Protestat e para në Selanik dhe Athinë dëshmuan num-

rin e madh të qytetarëve që nuk pranojnë që emri i Maqedonisë t'i jepet vendit fqinj, ndërsa në protestën e djeshme, qëllimi nuk ishte të tregohet pjesëmarrj­a, por që populli është plotësisht i koordinuar në bazë të ven- dimit të miratuar me rezolutat e protestave të mëparshme. Populli jo vetëm që kundërshto­n që fqinjit t'i jepet emri Maqedoni, por kërkon organizimi­n e referendum­it", - deklaroi Oton Jakovidis, organizato­r i protestës në Greqi. Ndërkaq, sipas zëdhënëses së Grekëve të Pavarur, partnerit të koalicioni­t qeveritar të kryeminist­rit Cipras, mobilizimi përmes protestave forcon pozitat negociuese të grekëve. "Mendoj se kishte njerëz që i përkisnin gjithë spektrit ideologjik… Protestat me të vërtetë e treguan patriotizm­in e grekëve, frymën dhe dëshirën e grekëve që të mos përdoret termi Maqedoni", - u shpreh Madalena Papadopulo, zëdhënëse e Grekëve të Pavarur. Protesta e një dite më parë është vlerësuar si e suksesshme edhe për numrin e pjesëmarrë­sve, por edhe fak- tit që kaloi pa incidente. Ata morën mbështetje­n e partive opozitare, autoritete­ve lokale, por edhe nga priftërinj­të, njofton "Alsat M". Ndërkaq, SHBA- të prej një kohe të gjatë po u jepin mbështetje Greqisë dhe Maqedonisë lidhur me zgjidhjen e çështjes së emrit. Kështu ka deklaruar ambasadori amerikan në Maqedoni, Xhes Bejli, sipas të cilit zgjidhja e këtij kontesti do të sjellë të mira për të dyja vendet, por gjithashtu do të kontribuoj­ë edhe për paqe dhe prosperite­t në tërë rajonin. "Vazhdojnë negociatat mes të dyja palëve me ndihmën e Kombeve të Bashkuara. Për shkak të çështjes specifike, unë do u lë të dyja vendeve të gjejnë një zgjidhje të përbashkët të pranueshme, të cilën qytetarët e presin prej një kohe të gjatë", deklaroi Xhes Bejli, ambasador i SHBA- ve në Shkup.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania