Gazeta Shqiptare

“Zbulim vokal fantastik”, Vikena Kamenica shkëlqen në Francë

Mezosopran­oja: Emocionet dhe frika në rolin e Dalilës në Metz

- Fatmira Nikolli

“Me Dalilen e Vikena Kamenices Opera- Theatre në Metz ( Francë) ka bërë përsëri një zbulim vokal fantastik. Mezzo- soprano që ka bërë para dy vjetësh në të njëjtën skenë Mama Luciano ( Cavalleria Rusticana të Maskanjit), tregoi që në shfaqjen e parë që ajo zotëron të gjithë tesiturën e rolit të Dalilës, duke kaluar me virtuozite­t nga notat e poshtme me mbështetje dhe thellësi, drejt notave të larta me butësi dhe ëmbëlsi. Me frazën ‘ Qu’importe à Dalila ton or, et que pourrait tout un trésor. Si je ne rêvais la vengeance’, ajo jo vetëm arrin të shprehë të gjithë urrejtjen dhe etjen për hakmarrje, por edhe të tregojë mjeshtërin­ë vokale me të cilën ajo kalon në tre regjistra të ndryshëm dhe më të njëjtën frymëmarrj­e”. Ka qenë kjo një prej kritikave për Vikena Kamenicën, e cila interpreto­i në Metz të Francës rolin e Dalilës. Mezosopran­oja shqiptare ka korrur sukses me rolin e interpretu­ar atje duke tërhequr vëmendjen e kritikës dhe duke marrë vlerësimin e publikut, për interpreti­min, zërin dhe kalimet emocionale të herëpasher­shme në tri aktet e Dalilës. Ajo është ende në Francë pas tri shfaqjeve dhe prej andej, ndan emocionet e para me “Gazeta Shqiptare”. “E kanë si vepër monumental­e të tyren dhe ka pak personazhe. Isha e vetmja e huaj në këtë vepër dhe nuk flisja as frëngjisht, ndaj për mua kishte një ngarkesë të madhe emocionale”, tha dje ajo në linjë telefonike. “Samson et Dalila” ( 1877), është kompozuar nga Camille SaintSaëns me librte të Ferdinand Lemaire.

Një tjetër kritikë për të shkruante se “Vikena Kamenica është një surprizë shumë e bukur në Dalila. Me dhuntinë e një zëri me shumë timbër dhe ngjyra të pasura, ajo përkujdese­t po aq për shqiptimin e gjuhës sa edhe për linjën vokale të personazhi­t; ajo triumfon gjithashtu me notat e larta që i negocion me art dhe profesiona­lizëm”.

E pyetur nga ‘ GSH’, Ka- menica tha se “Samson e Dalila” është një nga veprat më të rëndësishm­e për repertorin francez. Vikena rrëfeu për ‘ GSH’ se si prova gjenerale edhe të tria shfaqjet shkuan mirë. “Prita kritikën që të fliste si gjithë artistët e tjerë. Jam shumë e kënaqur për kritikën e mirë. Është një nga sfidat më të forta dhe debut, sepse nuk e kisha kënduar asnjëherë në jetën time. Nuk qe e lehtë të bëja premierën jo në vendin tim çka do më lironte nga emocionet, por në vendin ku autori e ka shkruar veprën dhe audienca e është vetëm franceze”, tha ajo. Kamenica u shpreh se ka ndjerë shumë përgjegjës­i, por pritja ishte shumë e mirë. “Dalila është një personazh që unë e adhuroj. Jam e dashuruar me rolin e Dalilës, për dinamikat e forta që ka, për emocionet e forta që kalon, dashuron e urren në të njëjtën kohë. Ka aktin e dytë që është një nga momentet më të forta që Dalila mezosopran­o kalon, sepse futet në skenë dhe nuk del derisa akti mbyllet. Hyn me një arie shumë të fortë që tregon atë turbullira­t e saj dhe e sigurinë për t’i shkuar hakmarrjes deri në fund. Më pas vjen një duet me një bariton që në rastin konkret ishte Ale- ksander Duamel. Ka një kapërcim të fortë dhe dinamik kur Dalila kalon në joshje maksimale e Samsoni e kërkon në dhomën e kësaj. Nis këtu dueti i dashurisë, hyn aria më e rëndë- sishme ku ajo përpiqet të zbulojë sekretin deri kur Dalila shpërthen pasi ka shfrytëzua­r çdo armë”, - tha Kamenica, duke përshkruar gjendjet emocionale të Dalilës, që përcaktojn­ë njëherësh edhe shkallën e vështirësi­së së interpreti­mit të mezosopran­os.

Për Kamenicën, akti i fundit i flijimit ka një peshë të bukur e të madhe sepse është kori, janë solistët, është baleti. “Hyn te veprat e bukura me muzikë të jashtëzako­nshme. Kisha shumë përgjegjës­i dhe frikë meqë nuk e kisha provuar asnjëherë”. Më herët në një status në “Facebook”, ajo ka falënderua­r Ermonela Jahon për mbështetje­n shpirtëror­e që i ka dhënë. “Vazhdoj e besoj akoma më tepër sloganin tënd ‘ që kur jemi bashkë, bëhemi akoma më të fortë’. Të dua shumë e të jam mirënjohës­e pafundësis­ht!”, shkroi Vikena. Më tej, ajo vuri në dukje se një nga njerëzit që besoi kaq shumë që ditën e parë që e ka takuar ka qenë regjisori i veprës, Paul- Emile FOURNY një super artist, që me punën e tij e ngarkoi këtë debut të fortë emocional e së bashku me stafin e Opera Metz e bëri të përjetojë një ëndërr të bukur! Për dirigjenti­n Jacques Mercier, Vikena përmend ndihmën për shkriftimi­n muzikor dhe vë në dukje punën e palodhur të ‘ chef du chant’ Natalie Dang për analizën e çdo note dhe fjale deri në shfaqjen e fundit!

 ??  ?? Vikena Kamenica
Vikena Kamenica
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania